Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk ka më lëshime për sanksionet mbi naftën iraniane

SHBA nuk do të bëjë lëshime të reja për asnjërin nga tetë vendet që blejnë aktualisht naftë iraniane, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të SHBA-së të mërkurën, i cili la të kuptohej se eksportet e naftës krudo nga Irani mund të bien në zero përpara mbylljes së vitit 2019.

Brian Hook, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Iranin, tha: “Politika e Shteteve të Bashkuara është që nuk kemi ndërmend të bëjmë lëshime të tjera lidhur me sanksionet mbi naftën. Kami hequr nga qarkullimi afërsisht 1½ milion fuçi të krudos iraniane, dhe i jemi shmangur rritjes së çmimit të naftës. Dhe kjo gjë nuk ka ndodhur rastësisht. E kemi bërë shumë mirë e me shumë kujdes”.

Dhe vërtetë, regjimi iranian eksportonte 2.5 milion fuçi nafte në ditë (bpd) deri në prill të vitit të shkuar, vetëm një muaj para se Donald Trump ta tërhiqte SHBA-në nga pakti bërthamor. Në shkurt 2019, eksportet kishin rënë në 1.25 milion bpd, ndërsa ekonomia pësoi rënie të madhe me rritjen e inflacionit dhe zhvlerësimin e rialit.

Në fillim, SHBA bëri lëshime lidhur me sanksionet e naftës për gjashtë muaj për Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Taivanin, Turqinë, Italinë dhe Greqinë, por këto do të skadojnë në maj dhe nuk do të rinovohen, pavarësisht raporteve të mëparshme që thoshin se SHBA do ta konsideronte një gjë të tillë nëse vendet do t’i ulnin importet e tyre të marra së bashku nën një milion bpd deri në maj. (Lëshime janë bërë edhe për Irakun, dhe do të skadojnë në qershor.)

Hook tha: “Vitit 2019 do të jetë një treg shumë më i mirë për ofertën globale të naftës, dhe parashikimet tregojnë se oferta do të jetë më e lartë se kërkesa. Ky treg na ofron kushte shumë më të mira për ta përshpejtuar rrugën tonë për në zero importe. Lëshimet aktuale ndaj sanksioneve të naftës skadojnë më 2 maj. Dhe kështu sekretari, duke u këshilluar me presidentin, do të marrë një vendim përfundimtar.”

SHBA beson se qëndrimi i saj i ashpër ndaj mullahëve do të ndihmojë që të mos e lejojë Regjimin të financojë terrorizmin në mbarë botën apo të përpiqet të pushtojë Lindjen e Mesme, dhe që t’i rikthehet tryezës së negociatave për një marrëveshje që i adreson të gjitha sjelljet e tij malinje.

Më herët këtë muaj, Thesari i SHBA-së tha se kishte prishur një “rrjet të gjerë kompanish frontale” i cili tranferonte mbi një bilion dollarë tek IRGC dhe Ministria iraniane e Mbrojtjes.

Sekretari i Thesarit Steven T. Mnuchin tha më 26 mars: “Kemi marrë në shënjestër një rrjet të gjerë kompanish frontale dhe individësh me vendndodhje në Iran, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara, për të prishur një skemë që Regjimi Iranian ka përdorur për të lëvizur në mënyrë të paligjshme më shumë se një bilion dollarë fonde”.

Please follow and like us: