Albspirit

Media/News/Publishing

Zjarr në nënstacionin elektrik në Tepelenë, merr flakë transformatori

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në nënstacionin elektrik, në Krahës të Tepelenës. Flakët kanë përfshirë transformatorin. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa për të shmangur ndonjë incident në zonë është ndërprerë energjia elektrike. Si pasojë e zjarrit, 1 mijë e 500 abonentë familjarë do të jenë pa energji të paktën për 24 orë. Janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Please follow and like us: