Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook vjen me risi, çfarë është “kutia me ngjyra”?

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, gjeniu Mark Zuckerberg ka ndërtuar së fundmi një kuti me ngjyra të ndezura që i vjen në ndihmë gruas së tij, Priscilla. Kjo kuti ndihmon bashkëshorten të flejë më mirë gjatë natës teksa kujdeset për fëmijët e tyre. Gjeniu i teknologjisë dixhitale e ka prezantuar në faqen e tij zyrtare të Facebook dhe Instagram, shpikjen e tij të fundit.

Por si funksionon kjo shpikje?

Sipërmarrësi miliarder i teknologjisë në një postim në rrjetet sociale shpjegon: “Kutia e gjumit” ka veti të lëshojë një dritë shumë të zbehur mes orës 6 dhe 7 të mëngjesit, orar në të cilin zgjohen edhe vajzat e tyre të vogla. Një ndër të veçantat e kutisë është se nuk tregon orën pasi kjo gjë do t’i prishte gjumin bashkëshortes së tij por në të njëjtën kohë do t’i shkaktonte edhe stres”. Ai shtoi: Meqë “gjeniu” nuk tregon kohën, nëse ajo zgjohet në mes të natës, ajo e di që mund të kthehet përsëri të flejë pa u shqetësuar për orën, deri tani, kjo ka funksionuar më mirë seç e prisja dhe Priscilla tani mund të flejë gjatë natës”. Mark Zuckerberg e quan pajisjen “Genius” dhe bëri me dije se miqtë e tij e kanë mbështetur këtë shpikje të tij. Madje ai ka theksuar se nëse ndonjë sipërmarrës ka ndërmend ta hedhë në treg pajisjen e tij, ai është i gatshëm të bashkëpunojë.

Please follow and like us: