Albspirit

Media/News/Publishing

Libri i Amina Nurajt ‘Gjaku nuk bëhet ujë’, një lajm domethënës për Masbjeshkën e Sanxhakut dhe Shqiptarinë

Studentja e shkëlqyeshme e Trafikut Rrugor nga Tutini, Amina Nuraj (Nurovic), që jeton në Novi Pazar (Tregu i Ri) të Sanxhakut, pasi vite më parë e kishte zbuluar realitetin e fshehur për prejardhjen etnike shqiptare të familjes dhe të afërmëve të saj në atë qytet e në mbarë Masbjeshkën e Sanxhakut, e nisi një fushatë të madhe sensibilisuese të opinionit publik jo vetëm në atë rajon, por edhe në mbarë Shqiptarinë për një të drejtë elementare njerëzore të mohuar nga pushtimi serbomadh qe mbi njëqind vite. Atë që e ka bërë Amina Nuraj (e lindur në vitin 1997), nuk ka pasur guxim ta bënte deri sot asnjë intelektual me prejardhje Shqiptare nga Sanxhaku dhe nuk e ka ndihmuar, sic i ka takuar ta ndihmonte, askush nga institucionet shtetërore të Shqipërisë apo të Kosovës.

Megjithëse e re në moshë, Amina Nuraj ka shkuar furishëm “kundër rrjedhës”, duke i bërë sfidë asimilimit gjuhësor të popullatës dhe deklarimit të rrejshëm etnik të saj si popullatë Boshnjake, duke mos qenë e tillë fare etnikisht, por një popullatë vendëse Shqiptare, e cila qysh përpara Lidhjes së Prizrenit i është nënshtruar asimilimit, dhunës së pandërprerë fizike e psikologjike, shpërnguljeve të organizuara, terrorit dhe vrasjeve në periudha të ndryshme në histori. Pas mbrojtjes epike që ia ka bërë rajonit Shaban Polluzha, Aqif Blyta, Mulla Zek Berdynaj e një masë e madhe e luftëtarëve të lirisë shqiptare, që i dhanë jetët në mbrojtjen e vëllezërve të tyre në Masbjeshkën e Sanxhakut, kryengritja e lavdishme kulturore e Amina Nurajt dhe ngritja e zanit të saj lartë për shtypjen kaq mizore pushtuese, ka filluar t’i jep rezultatet e para, duke e ngritur e zgjuar ndërgjegjen e fjetur shqiptare të asaj popullate gjuhësisht të asimiluar. Duke luftuar me aq forcë e vendosmëri për të drejtat e veta të mohuara, si njeri e Shqiptare dinjitoze, Amina luftoj dhe ndihmoj të bëhej sado pak e njohur cështja e kësaj popullate të shtypur me shekuj.

Libri i Amina Nurajt “Gajku nuk bëhet ujë”, prandaj flet e kallxon ma shumë se sa që është cështja e botimit të një libri. Ky libër është një kumt i madh, një lajm dhe një vërejtje e madhe qortuese për organet përkatëse shtetërore të Shqipërisë e të Kosovës, të cilat më nuk guxojnë e nuk kanë asnjë të drejtë të heshtin ndaj shkeljeve drastike dhe mohimit të lirive e të drejtave njerëzore të kësaj pjese periferike të popullit tonë, që përfundimisht e “zgjuar nga varri” ku e ka hudhë pushtimi, po e jep lajmin përmes Amina Nurajt se “ende është gjallë” e do të jetoj në vendin e vet si Shqiptar/e.

***

Ja njoftimi për opinionin publik Shqiptar për botimin e librit “Gjaku nuk bëhet ujë” nga ana e Amina Nurajt.

Amina Nuraj

Falënderimet më të mëdha shkojnë tek dy vëllezërit, Nufri dhe Fatmir Lekaj nga Oslo, të cilët më ndihmuan materialisht që ta bëj këtë libër. Nufri Lekaj është përkthyes zyrtar nga Shqipja në Norvegjisht e anasjelltas në Norvegji, ndërsa vëllai i tij, Fatmir Lekaj, është politolog (magjistër i shkencës politike) dhe është këshilltar dhe anëtar i kryesisë në organizatën për barazi, integrim dhe diverzitet, si dhe sekretar (daglig leder) për Rrjetin e profesionistëve shqiptaro-norvegjez në Norvegji.
____________
Dedikimi
Librin ua kushtoj të gjithë ushtarëve të rënë dhe të gjallë të UÇK-së si dhe familjes heroike Jashari, Haradinaj, Sinani, Blyta, Polluzha, Pajaziti, Berish, Ramadani dhe Paloka. Kryetarit të Shqipërisë Z. Ilir Meta, kyeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, kryetarit të Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi, kyeministrit të Kosovës Z. Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Z. Kadri Veseli.
Për njeriun që vlen për mua, për njeriun që unë e dua shumë, për ishluftëtarin e ushtrisë, historisë së UÇK- së, për babin tim Halil Uka, Shaip Berisha-Betoni, Bashkim Pushkollit, Viktor Palokës, Lahi Brahimajit, Daut Haradinajt, Bujar Bobanit, Shpetim Deskut, Fatmir Humollit, Arian Agushit, Dika dhe Adnan Krasniqit, Remi Jakupit, Ridvan Tahirit, Mirsada Krasniqit, Ilir Tahirit, Mensur Gashit, Peka Gashit, Genc Prelvukajt, Milot Hasangjekajt, Elena Kocaqi, Marin Mema, Besart Gashit, Mimoza Rrecajt, Shkurte Fejzat, Alma Muqiqit, Skënder Hasangjekajt, Ismet Azizit, Ali Dacit, Rexhep Abazit, Shefqet Bylykbashit, Bajram Kabashit, Time Kadriajt, Iliriana Hasajt, Ilir Tafa, Xheladin Rexhepit, Agron dhe Flutura Bektashit, Flamur Gashit, Shpetim Kastratit, Berat Çoçajt, dajës tim të ndjerë Riza Shaqiroviq, gjyshit tim Xhemë Shaqiroviqit, Lok Komonit, Anton Gjokajt, Arif Krasniqit, Aqif Blytes, Dukagjini Blytes, Xhemail Lamallari-Baruti, Gëzim Qunit, Urim Krasniqit, si dhe gjithë shqiptarëve të mi në botë!

ME RESPEKT, AMINA.

Please follow and like us: