Albspirit

Media/News/Publishing

“Zogu i Tiranës” feston ditëlindjen, dalin pamjet nga festa e ‘çmendur’ që i kanë organizuar

"Zogu i Tiranës" feston ditëlindjen, dalin pamjet nga festa e "çmëndur" që i kanë organizuar

Sot është ditëlindja e një prej personazheve më të komentuar të show bizz-it shqiptar. Bëhet fjalë për nipin e artistes së ndjerë Pavlina Nikaj, Hermesin ose siç e njohim të gjithë “Zogu i Tiranës”. Ai është pa diskutim një show-men i cili si synim ka argëtimin e publikut dhe këtë e bën çdo ditë në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”. I përfolur për lidhjet e shumta, jetën luksoze, veshjet e shtrenjta dhe jo vetëm, “Zogu i Tiranës” është shpesh kryefjala e portaleve. Sot ai feston ditëlindje e tij të 26-të dhe sigurisht që ka zgjedhur të argëtohet mes miqsh në një prej ambjenteve të tij të preferuara. Sonte “Artisti lounge” ja ka dedikuar natën Hermesit ku ai do të argëtohet deri në orët e para të mëngjesit. Miqtë e tij më të afërt duket se i kanë organizuar një super festë për këtë rast të veçantë. Të pranishëm kanë qenë dhe personazhe të njohura si Elda Shabani, Madona Shqiptare. Detajet nuk kanë munguar,  kjo surprizë për Hermesin është mjaft e kuruar deri në detaj të fundit, ku nuk mungojn dekori plot ngjyra. Ajo që bie në sy janë dhe dhuratat e shumta që ka marrë nga miqtë e tij. Hermesi dhe pse çdoherë ka treguar se nuk ia ndjen se çfarë mendojnë të tjerët për të,  është mbledhur paksa së fundmi. Festa e organizuar duket mjaft private dhe si asnjëherë më parë ai ka vendosur të heqë dorë nga vëmendja e kamerave. Pamfleti arriti të sigurojë pamjet e para nga kjo festë super luksoze./shendeti plus/

Please follow and like us: