Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Bega Cohen: Ja pse sistemi i edukimit parashkollor në Izrael është më i miri për Shqipërinë?

Kurrikula e të gjithë programeve parashkollore “GAN” udhëhiqet dhe mbikëqyret nga Ministria e Arsimit të Izraelit. Në Shqipëri, programi ‘GAN’ aplikohet me shumë sukses prej disa vitesh në kopshtin “Shalom Center Albania”.

Arsimimi në Izrael fillon në një moshë shumë të vogël në mënyrë që të sigurojë përkrah zhvillimit fizik edhe atë socialo-emocional dhe atë gjuhësor.

33% e popullsisë se Izraelit përbëhet nga fëmijë nën moshën 17 vjeç. Shumica e fëmijëve të moshave 2,3 dhe 4 vjec  ndjekin kuadrin parashkollor në programet e financuara nga qeveria lokale.

Përveç kopshteve të bashkive, operojnë edhe programe të qendrave të kujdesit ditor nga organizatat e grave, si dhe kopshte private. Të gjitha këto programe quhen ‘GAN’.

SI ËSHTË ORGANIZUAR NË IZRAEL PROGRAMI ‘GAN’?

Kombinimi i organizimeve bashki, shoqëri civile dhe partneritet privat kanë krijuar themele solide dhe të harmonishme për një edukim dhe mirërritje të fëmijëve të vegjël. Qasja edukative e metodologjisë ‘GAN’ inkurajon fëmijët të rriten të sigurte duke u mbeshtetur në pikat individuale më të forta dhe duke zhvilluar pikëpamjet personale të secilit. Cikli parashkollor për femijët 5-vjecarë është i detyrueshëm. Ne tërësi kurrikula e modelit ‘GAN’ synon të pajisë fëmijët me aftësitë themelore duke përfshirë konceptet gjuhësore numerike, nxit aftësitë krijuese dhe njohëse si dhe promovon aftësitë sociale.

Kurrikula është e ndërtuar mbi 7 fusha aktiviteti

  • Programi ‘GAN’ është mjaft i pasur në aktivitete që ndihmojnë në perceptimin e vetvetes dhe të botës, hap pas hapi, nga gjërat e vogla tek konceptet e mëdha, nga eksperiencat e rutinës së përditshme deri tek  përgjithësimet klasike. Ai është hartuar për të ndërtuar vetbesim, për të stimuluar kureshtjen  dhe entuziazmin natyral të fëmijëve.
  • Programi ‘GAN’ i jep një rëndësi të vecantë mësimit përmes lojës. Sipas filozofisë ‘GAN’ loja përfaqëson lirinë. Asgjë nuk është më serioze se loja sepse në lojë fëmija ndjehet i pranishëm dhe i rëndësishëm, e kështu ai zbulon pikat e tij të ekuilibrit.
Anila Bega Cohen, Themeluese dhe kryetare e ‘Shalom Center Aalbania’ me disa nga fëmijët e Kopshtit “Shalom Albania”

Edukimi  multikulturor është një nga pikat më të forta të këtij programi, i cili koordinon pozitivisht diversitetin etno kulturor  shumë i pranishëm në popullsinë e Izraelit. Kurrikula e të gjithe programeve parashkollore ‘GAN’ udhëhiqet dhe mbikqyret nga Ministria e Arsimit të Izraelit. Në zonat e pafavorizuara edukimi i fëmijëve mbështetet plotësisht nga Ministria. Prindërit janë partnerë me institucionet, në konceptin afatshkurtër dhe atë afatgjatë, duke e bërë përfshirjen e komunitetit si pjesë aktive dhe të qëndrueshme të edukimit në vitet e para të jetës.

Ajo që e con programin ‘GAN’ në majat e suksesit te arsimit parashkollor është ndërtimi, vendosja dhe analizimi i tri pyetjeve te thjeshta.

SI PO ZBATOHET PROGRAMI ‘GAN’ TE ‘SHALOM CENTER ALBANIA’?

Në Shqipëri program ‘GAN’ aplikohet me shumë sukses prej disa vitesh në kopshtin ‘SHALOM Center Albania’. Kopshti “Shalom Albania” është i vetmi institucion parashkollor që punon sipas modelit izraelit ‘GAN’ në Ballkanin Perëndimor, duke e materializuar në edukim historinë e miqësisë se dy popujve tanë miq në kohë të vështira. Së shpejti do të shtrihet edhe në Kosovë. Në epokën qe jetojmë, ku violenca është mjaft prezente institucioni i kopshtit duhet te përfaqësoje mundësinë e nje bote pa ane te këqija, te një shoqërie pa konflikte,duke vene ne qendër edukimin e gjithanshëm, kuptimin e komunitetit dhe vlerën e solidaritetit.

TRI PYETJET THELBËSORE TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR

  1. Cfare deshirojne femijet nga kopshti?
  2. Cfare deshirojne prinderit nga kopshti ?
  3. Cfare deshiron shoqeria nga kopshti?

Ne kete  forme  programi izraelit i jep mundesine cdo femije, familje dhe grupi shoqeror te gjeje menyrat personale te rritjes, se bashku me te tjeret por jo domosdoshmerisht  si te tjeret. Te jete pjesemarres me te gjithe qenien ku  trupi dhe psikika, mendimi dhe ndjenja, ndjenjat dhe njohurite, bota e brendeshme dhe bota e jashtme te nderveprojne ne vazhdimesi,pa filtra. Te ndjehen te lire te thone ate qe bejne dhe te bejne ate qe thone./gazeta ora/

Programi ‘GAN’, i sistemit të edukimit parashkollor në Izrael, aplikohet me sukses në kopshtin ‘SHALOM Center Albania’ në Tiranë

Anila Bega Cohen: Solla në Shqipëri sistem izraelit, në edukimin e fëmijëve të vegjël, i vetmi në gjithë Ballkanin perëndimor

Please follow and like us: