Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti Kulinar Neranxi: Shkollim dhe profesion që garanton vendin e punës

Fotografia e Instituti Kulinar Neranxi

 

Data 16 shtator nuk është thjesht një ditë e zakonshme për ju sepse është fillimi i vitit shkollor, por edhe mobilizim për më shumë përgjegjësi profesionale nga ana e shkollës tonë.

Me pasionin tuaj për të mësuar profesionet më të kërkuara në treg, Instituti Kulinar Neranxi ashtu si Kompania Neranxi, do të mbetemi gjithmonë ‘Një hap përpara…’.

Marka Neranxi është garanci për chefat e gjeneratës tjetër që përgatiten në Institutin Kulinar Neranxi!

Ky është misioni ynë, të promovojmë një edukim dhe kulturë të mbështetur në vlerat më të mira të kulinarisë dhe kuzhinës së shëndetshme të jetëgjatësisë!

Rezultatet flasin më shumë se sa fjalët. Mbi dy mijë të rinj të diplomuar dhe të gjithë të punësuar, me bagazhin dhe kompetencat e profesionistëve të vërtetë.

Kurse 3-6 dhe 9 mujore për kuzhinier, pasticier, barman, picajolë etj. Shkollë një dhe dy vjeçare dhe sivjet sjellim shkollën tre vjeçare për master chef! Diplomë që njihet brenda dhe jashtë vendit. Laboratorë modernë, docentë shqiptarë dhe të huaj, komitet shkencor profesionistësh ekspertë të fushës, materiale didaktike të nivelit perëndimor! Network me disa shkolla të famshme kulinarie në Itali.

Një rrugëtim pasioni i mbushur me surpriza, për t’ju siguruar një të ardhme të ndritur. Dhe pasi mbaroni studimet, punën ju a gjejmë ne, brenda apo jashtë vendit, me anë të Agjencisë së Punësimit Neranxi.

Kane filluar regjistrimet per vitin shkollor 2019-2020.

Ju presim në Institutin Kulinar Neranxi, Autostrada Tiranë Durrës, Km 7, Yrshek,

Tel: +35542406636.

Cel: 0686040205.

Please follow and like us: