Albspirit

Media/News/Publishing

“E thjeshtë llogaria se sa kg kokainë mund të jenë transportuar”, Jorida Tabaku: ‘Alba Exotik Fruit’ kreu 151 lundrime

Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit.

Faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.

Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk është kjo Shqipëria që meritojnë femijët tanë, nuk është kjo rruga Europiane e Shqipërisë! Me Edi Ramën nuk mund të ketë Shqipëri europiane!

Please follow and like us: