Albspirit

Media/News/Publishing

PROF. DR. ISUF MUSLIU: E FOLMJA E PETRESHTICËS (I)

 

BIOGRAFIA

Prof. Dr. Isuf Fetah Musliu u lind më 16.05.1957 në fshatin Petreshticë të Krahinës së Drenicës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Studimet i ka kryer për Drejtësi, Gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe Tiranës. Studimet e Komunikacionit i ka mbaruar në Tiranë dhe Bernë të Zvicrës. I ka vijuar kualifikimet pasuniversitare në Universitetin Filologjik Shtetëror të Tiranës, ku dhe ka mbrojtur temën me titull: “Gjuha shqipe dhe kultura e shqiptare në Zvicër”, në vitin 2007. Po ashtu, ka doktoruar në Universitetin e Tiranës më 2010, me temën “E folmja e Petreshticës, fonetika, morfologjia, sintaksa, leksikologjia dhe toponimia”. Gjithashtu, është në prag të mbrojtjes së doktoraturës në fushën e drejtësisë me temën “Të drejtat e shqiptarëve në Zvicër – Të drejtat elementare të njeriut”. E përkthyer mbi 10 gjuhë botërore.

Prof. Dr. Isuf Musliu i fletë dhe i shkruan katër gjuhë të huaja: gjermanisht, italisht, rusisht, serbisht. Ndërsa, mjaftueshëm i fletë këto gjuhë: anglisht, frëngjisht dhe turqisht. Është profesor universitar i Prishtinës dhe Tiranës.

Gjithashtu, z. Musliu është President i Universitetit shtetëror të Zvicrës për degën e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Zvicër.


VEPRAT E BOTUARA

 

  1. Gjendja e shqiptarëve në Kosovë, Prishtinë, 1977.
  2. Mjerimi në poezinë e Migjenit, Prishtinë, 1977.
  3. Të drejtat e blerjes së shtëpisë në Zvicër, Lucern, 1987.
  4. Shqiptarë zgjohuni, Cyrih, 1990.
  5. Dheu i shqipes-mjaltë i ëmbël, Tiranë, 1990,
  6. Fjalor gjermanisht/shqip, Bernë, 1990.
  7. Bashkimi kombëtar (rrënjët e lisit të gjakut), Bashkimi, Tiranë, 1990.
  8. Dasma shqiptare pa flamur, Tiranë, 1991.
  9. Isufi e shikon jetën në sy e si përkulet, Bota Shqiptare, Tiranë, 1991.
  10. Provimi i teorisë në gjuhën shqipe, Zofinger Tagblatt, Ch, 1992.
  11. Ushtrimet teorike të autoshkollës në 10 gjuhë, Aarau, 1992.
  12. Ndihma e parë, Bernë, 1992.
  13. Me mendje e zemër të vatani, Republika, Lubjanë, 1994.
  14. Të drejtat elementare të njeriut në 10 gjuhë më të përdorura, Bernë, 1995.
  15. Kultura e komunikacionit rrugor, Bazel, 1995.
  16. Qarkullimi rrugor, Cyrih, 1996.
  17. Trafiku në komunikacion, Bernë, 1998.
  18. Bamirësitë e xha Fetahut, Bota Sot, Cyrih, 1998.
  19. Puna e ndershme të sjell të gjitha të mirat, Bota Sot, Cyrih, 2000.
  20. Nxënësi dhe e folmja dialektore, Cyrih, 2007.
  21. Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare në Zvicër / 5 gjuhë, Tiranë, 2007.
  22. Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare në Zvicër, Bota shqiptare, 2007.
  23. Libra me përmbajtje të ndryshme, Pavarësia News, Prishtinë, 2007.
  24. Për kulturën tonë duhet të bëhet më shumë, Pavarësia News, Prishtinë, 2007.
  25. Të drejtat themelore të njeriut (në 10 gjuhë botërore), Tiranë, 2007.
  26. Fjalori Gjermanisht/shqip në 10 gjuhë botërore, Tiranë, 2008.
  27. Fjalor në 9 gjuhë, Tiranë, 2008.
  28. Manual për njohjen e shqiptarëve në Zvicër, Bota Sot, Prishtinë, 2008.
  29. Intelektualët e diasporës ndihmuan kulturën shqiptare, Lajm, Prishtinë, 2008.
  30. E folmja e Petreshticës, fonetika, morfologjia, sintaksa, leksikologjia dhe toponimia, Prishtinë, 2010.
  31. Morfologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2010.
  32. Sintaksa e gjuhës shqipe, Tiranë, 2010.
  33. Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2010.
  34. Fonetika e gjuhës shqipe, Tiranë, 2010.
  35. Kultura çelësi për integrim (Kultur als Schüssel zur Integration), Oltener Zeitung, Bern, 2011.
  36. Fjalori zvicerano – gjermanisht – shqip, Tiranë, 2013.
  37. Historia e Zvicrës dhe shqiptarët, Bernë, 2013.
  38. Historia e popujve më të vjetër të botës, Tiranë, 2013.
  39. Të shkruash historinë me dorën tënde, Cyrih, 1990-2014.
  40. Të shkruash drejt gjuhën tënde, është patriotizëm, Lajm, Prishtinë, 2014.

(Veprat janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja si: gjermanisht, anglisht, italisht, frëngjisht, turqisht, serbisht, rusisht etj.).


Disa nga punimet e botuara

Përveç veprave të botuara, Prof. Dr. Isuf Musliu ka edhe një veprimtari të bujshme dhe me një sërë punimesh të botuara në shtypin shqiptar e të huaj të kohës. Ka botuar një lëmi punimesh gjuhësore, letrare e shkencore, si:

  1. Revistën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, “Gjuha Shqipe”. Punimin shkencor me temën: “Toponimia e Petreshticës-1” dhe atë me temën: “Leksiku i Petreshti cës-2”.
  2. Revistën e Universitetit Shtetëror të Shkodrës, botoi punimin me titull: “Krahasimet e të folmës së shkodranishtës me atë të Drenicës”.
  3. Gazeta zvicerane “Zofinger Tagblatt” me temën: “Kultura e komunikacionit e shqiptarëve në 10 gjuhë”, Mittëoch, 5 gusht 1992. E përkthyer ne shqip.
  4. Revista shkencore “Lemba”, punimi me temën “Toponimet e Petreshticës”, Ulqin, 2011.
  5. Intervistën e fundit e ka dhënë për gazetën e përditshme “Lajm” me temën “Të shkruash drejt gjuhën tënde, është patriotizëm”, më datë 02.08.2014.
  6. Botimi shkencor: “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare në Zvicër” në dy agjencione elektronike: albaniapress.com dhe www.alb-spirit.com
  7. Botimi shkencor “E folmja e Petreshticës” në disa agjencione elektronike dhe të shkruara, si: albaniapress.com dhe www.alb-spirit.com


Veprimtaria politiko-ekonomike dhe humanitare

Prof. Dr. Isuf Fetah Musliu prej vitit 1975 deri në vitin 1980 ka punuar në Firmën “Widmer Walti” si menaxhues i Fabrikës së letrës në Zvicër. Pas vitit 1980 deri në vitin 1982 ka punuar në firmën Franke AG Schweiz si punë-drejtues i punëtorëve në Zvicër.

Ndërsa, prej vitit 1982 deri në vitin 1988 ka punuar si Drejtor i punëtorisë teknike në Zvicër. Prej vitit 1988 ka punuar si përkthyes i pavarur Kantonal dhe Konfederal i policisë së Zvicrës dhe jurist deri në vitin 1992.

Ndërkohë, prej vitit 1987 deri në vitin 1992 ka punuar në Migros AG Zentralsekretarat si Instruktor i ndihmës së parë dhe Kulturën e Komunikacionit në Zvicër. Në vitin 1987 ka kërkuar për shqiptarët që të mësohet dhe lejohet për nxënësit shqiptarë mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Ku u emërua mësuesi i parë i plotësimit të gjuhës shqipe në Zvicër. Njëherësh u emërua edhe kryetar i Konfederatës dhe përgjegjës i gjuhës shqipe në Zvicër, deri në vitin 1992.

Prej vitit 1992 deri në vitin 2004 ka qenë President i parë i Autoshkollës së parë shqipe në Zvicër, si dhe President i lidhjes Auto-Moto e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër. Mandej është ndërkombëtarizuar dhe licencuar zyrtarisht nga Konfederata zvicerane në Bernë të Zvicrës.

Ka punuar dhe udhëhequr si profesor dhe si President 200 punëtorë të kualifikuar në tërë Zvicrën për kulturën e komunikacionit dhe janë diplomuar si instruktor qindra e mijëra vetë, ndërsa i kanë kryer për patentë shofer me sukses shqiptarë dhe nacionalitetet të tjera në Zvicër rreth 100,000 mijë kandidatë.

Prej vitit 2004 deri në vitin 2010 ka kërkuar lejen për hapjen e Degës së Gjuhës Shqipe pranë Universitetit shtetëror të Zvicrës në Cyrih. Ka përgatitur dhe ka dhënë mësim në Kolegje Universitare private dhe shtetërore për përgatitjen e studentëve për të studiuar gjuhën shqipe të huaj dhe vendor. Si profesor i gjuhës shqipe ka punuar edhe në Tiranë, si asistent i prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, deri sa e kam mbaruar doktoraturën.

Në vitin 2012 deri në vitin 2013 ka punuar si Profesor Universitar i Universitetit Shtetëror të Kosovës, në Fakultetin e Edukimit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ka bashkëpunuar me shumë universitete dhe kam kontribuar për gjuhën shqipe dhe të drejtat e shqiptareve kudo që ata jetojnë.

Ka marrë shumë mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare si p.sh: Për kontributin e Universitetit të Tetovës nga ish-rektori i ndjerë Prof. Dr. Fadil Sulejmani, mirënjohje nga Universiteti i Zvicrës, nga Konfederata zvicerane, nga shoqatat humanitare, nga Qeveria e përkohshme e ish-ministrit për Financa Dr. Isa Mustafa etj.

Tani më Prof. Dr. Isuf Musliu është i lirë dhe i pavarur, është duke shkruar vepra të ndryshme kulturore dhe shkencore në Kosovë, për Kosovën, e sidomos për shqiptarët e diasporës, kudo që ata ndodhen.

Prof. Dr. Isuf Musliu nuk i takon asnjë partie politike, por i përkrah ato të cilat punojnë për të mirën e këtij populli.


OPONENCË PËR PUNIMIN E Z. ISUF MUSLIU ME TITULL E FOLMJA E PETRESHTICËS, PARAQITUR SI TEZË DOKTORATE

 

Studimet për të folmet e shqipes vitet e fundit mund të thuhet se janë braktisur nga institucionet shkencore, të cilat më parë i ndërmerrnin ato në mënyrë të organizuar.

Po angazhimi i studimeve doktorale, si institucion më vete këto kohë, jep mundësi të vazhdueshme që të ndërmerren tema ta veçanta nga fusha e dialektologjisë, që sidoqoftë, mbeten studime përshkruese dhe të regjistruara me vesh e jo sa duhet me aparate  elektronike të cilësisë së lartë.

Në këto kushte mendoj se tema e pranishme për të folmen e Petreshticës, e hartuar nga z. Isuf Musliu, nen drejtimin e prof. Gjovalin Shkurtajt, paraqet interes si për pozicionin gjeografik që zë ky fshat malor me mbi 120 shtëpi e mbi 1500 banorë, por edhe për veçoritë gjuhësore që paraqet dhe ne raport me të folmet fqinje në veçanti, por edhe të gegërishtes verilindore në përgjithësi.

Autori ka bërë përpjekje të na japë një pasqyrë të gjendjes gjuhësore të ruajtur të së folmes së këtij fshati, duke përshkruar dukuritë gjuhësore na fushën e fonetikës, të morfologjisë, të leksikut e të onomastikës.

Si merret vesh dhe nga pasqyra e lëndës, punimi, përveç hyrjes, përbëhet nga krerët Fonetika, morfologjia, leksiku e onomastika dhe mbyllet me përfundimet dhe bibliografinë. Punimi ka gjithsej 260 faqe, por  me shkronja 14 dhe me spacio shumë të madhe.

Në hyrje autori është përpjekur të na japë të dhëna të karakterit historik,gjeografik e gjuhësor për gjithë zonën ku përfshihet fshati Petreshticë, e folmja e të cilit është bërë objekt studimi.

Në kreun Fonetika është synuar të përshkruhen sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i kësaj së folmeje bashkë me hundorësinë, diftongjet, grupet e zanoreve e të bashkëtingëlloreve dhe dukuritë fonetike.

Në kreun Morfologjia është bërë përpjekje për të pasqyruar veçoritë e përgjithshme morfologjike të emrave (gjinia, shquarsia, shumësi, lakimi, nyjat), të mbiemrave, numërorëve, përemrave, foljeve sipas mënyrave dhe kohëve, shumë shkurt për pjesët e pandryshueshme dhe pak për fjalët jo të parme.

 kreun Leksiku dheOnomastika autori ka paraqitur një material leksikor në formën e një fjalorthi, të cilin e ka ndarë dhe në leksik të huazuar nga serbishtja (ndoshta me saktëduhet thënë nga gjuhët sllave) dhe nga turqishtja. Janë dhënë dhe pak shprehje frazeologjike me interes gjuhësor. Po ashtu është paraqitur një listë toponimesh, të cilat pastaj janë klasifikuar sipas burimit në toponime me burim shqiptar dhe me burim sllav. Punimi mbyllet me përfundimet, ku në mënyrë të përmbledhur janë rimarrë për t’u rivënë në dukje veçoritë e ndryshme gjuhësore në fushat e përshkruara në shtjellimin e tezës së tij.

Mendoj se me këtë punim autori ka arritur të përshkruajë veçoritë gjuhësore (fonetike, gramatikore – morfologjike, leksikore e onomastike) të fshatit Petreshticë. Punimi është në vazhdën e punimeve tradicionale të studimeve tona dialektologjike. Autori e ka grumbulluar vetë materialin në terren, por kam përshtypjen se duke qenë se është dhe vetë prek andej, ka përdorur dhe vetveten si subjekt, ndoshta për dukuri që mund të mos i kenë dalë gjatë ekspeditave kërkimore në terren. Në këtë tezë autori ka synuar t’i japë të plota dukuritë e nënsistemeve të ndryshme gjuhësore, duke na dhënë kështu një pamje pak a shumë të qartë të veçorive gjuhësore të kësaj së folmeje. Me të drejtë kandidati ka përdorur dhe përqasjet me të folme të tjera fqinje ose më gjerë, për të nxjerrë më mirë në pah pikat e takimit të kësaj së folmeje me të folme të tjera ose për të vënë në dukje dallimet e saj me to.

Mund të bëj këtu ndonjë vërejtje e sugjerim që autori ndoshta i merr parasysh në punën e tij të ardhme.

  1. Mendoj se autori duhet të kishte pajisur punimin me tekste dialektore të mbledhura në terren, çka do të dëshmonte jetën e gjallë në ligjërim të kësaj së folrneje e jo vetëm e fragmentuar në njësi të veçanta e në ndonjë frazë të rasti. Po ashtu duheshin dhënë dhe subjektet nga janë marrë të dhënat e analizuara në punim. Këto janë parametra që nuk mungojnë në çdo punim dialektor.
  2. Punimi mund të shkarkohet nga ndonjë përsëritje që vihet re herë pas here në pjesë të ndryshme të punimit.
  3. Shprehja gjuhësore dhe formulimet në disa raste është e domosdoshme të jenë më të sakta dhe më të qarta.
  4. Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës janë kaluar shpejt; autori mund të kishte paraqitur më gjerë larminë e lidhëzave dhe të parafjalëve.
  5. Në ndonjë rast duhen shikuar më me kujdes pohimet dhe interpretirnet, si p.sh. ndërtimijam kah punoj nuk është e ndërtuar me përcjellore pavarësisht nga vlera kuptimore e njëjtë me ndërtimin jam duke punuar, ku në strukturë kemi përcjelloren duke punuar; po kështu dhe interpretimi i ndonjë mjeti fjalëformues parashtesor ose prapashtesor. Gjithashtu në f. 35-36 thuhet se zanoret e gjata kundërvihen me zanoret gojore, ndërsa në të vërtetë duhet folur për kundërvënien e të gjatave me të shkurtrat.
  6. Mendoj se, pavarësisht nga paraqitja sistematike në përgjithësi e mirë e lëndës, ka vend për një sistemim e sintetizim më të mirë të punimit kur e vështron atë në tërësinë e tij.

Duke përfunduar, do të thosha se autori ka paraqitur një punim dialektor për të folmen e fshatit Petreshticë, që zgjeron njohuritë tona për shtrirjen dialektore të dukurive të ndryshme gjuhësore, por dhe hartën e punimeve dialektore për Shqipërinë gjuhësore, të realizuar në një nivel shkencor të mirë.

 

Tiranë, 08.05.2010                                           

Prof. Enver HYSA

  • A del në këtë të folme zanorja o si hundore, kam parasysh fjalë si shkroj, zojë?

 

 

OPONENCË PËR PUNIMIN E DISERTACIONIT E FOLMJA E PETRESHTICËS, PARAQITUR NGA Z. ISUF MUSLIU PËR GRADËN DOKTOR I SHKENCAVE

 

Ky punim me titull E folmja e Petreshticës, hartuar dhe paraqitur nga z. Isuf Musliu për të marrë gradën “doktor i shkencave” trajton një temë nga fusha e dialektologjisë, një fushë e rëndësishme e gjuhësisë shqiptare ku janë arritur rezultate të shënuara në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, kur në saje të punës së një ekipi të pasionuar dialektologësh nga Shqipëria dhe nga Kosova u bë e mundur që pothuajse për të gjitha territoret shqiptare të hartoheshin skica e monografi dialektore të veçanta.

Kjo fazë pasionante kërkimesh u kurorëzua me hartimin e më së fundi me botimin e Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe, një vepër madhore e gjuhësisë shqiptare. Udhëheqësi i këtij disertacioni prof. Gjovalin Shkurtaj është njeri prej hartuesve të kësaj vepre.

Përmbyllja e një faze të rëndësishme nuk do të thotë se kërkimet dhe studimet në fushën e dialektologjisë nuk vijojnë më tej. Paraqitja e këtij disertacioni provon pikërisht këtë që kërkimet në këtë fushë kërkimesh vazhdojnë.

Autori i këtij disertacioni në hyrjen e tij është përpjekur të tregojë pikërisht rëndësinë e studimit të dialekteve për historinë e gjuhës shqipe dhe për gjuhën standarde dhe të nënvizojë nevojën e ngutshme të regjistrimit të folmeve të pastudiuara para se ato të humbasin nën trysninë e jetës së sotme intensive me kontakte të shumta njerëzore, kulturore, ekonomike etj.

Me të drejtë thekson autori se humbje e madhe është që të folme shqipe të mbeten të paregjistruara, sepse po të jenë të regjistruara, ato mbeten e ruhen në arkiv dhe mund të bëhen edhe me vonë objekt studimi. Siç thotë autori nëpërmjet citimit të Pavël Iviç se: “Nuk është humbje ajo që po birret pasuria e pashtershme e të folmeve tona popullore, por humbje është në qoftë se ajo birret e paregjistruar”.

Nga ana tjetër, edhe për të folme që janë studiuar, mund të ndërmerren studime të tjera më të thelluara, më të plota, me metoda e mjete më modeme dhe me synime të veçanta që na sygjeron koha. Vështruar nga kjo pikëpamje, tema këtij disertacioni është e mirëpritur në tërësinë e studimeve tona dialektore, sepse synon të regjistrojë dhe të përshkruajë me metoda shkencore një lëndë gjuhësore nga një e folme e pastudiuar apo e pastudiuar sa duhet, deri më sot.

Autori i këtij punimi është përpjekur të bëjë edhe një historik të studimeve dialektore në Kosovë, por paraditja shumë e përmbledhur ka marrë trajtën e një bibliografie dhe jo të një parashtrese të një historie të vërtetë kërkimesh në këtë fushë me vështrim kritik për arritjet dhe mangësitë që janë vërejtur në këtë fushë kërkimesh duke treguar se cilat të folme janë hulumtuar më në thellësi cilat mbeten të thellohen më tej, cilat aspekte të të folmeve janë studiuar më shumë, aspekti fonetiko- fonologjik, morfologjik apo sintaksor, duke shpjeguar edhe arsyet përkatëse të arritjeve dhe të mangësive. Po kështu do të duhej të dilte edhe më qartë qëllimi i studimeve dialektore që ka përcaktuar edhe orientimin e këtyre studimeve në fazën e parë të tyre, e folmja e cilave breza është studiuar më shumë etj.

Autori ha cituar një thënie të Vaclav Çimohovskit se “në lidhje me dialektologjinë e shqipes çdo gjë duhet trajtuar përsëri”, por duhet të pasur parasysh se kjo është një thënie e kohës së tij dhe besoj tashmë e tejkaluar. Përndryshe autori këtij disertacioni, nëse pajtohet edhe sot më këtë vlerësim të Çimohovskit, do të duhej të paktën të tregonte dhe ta dëshmonte edhe në këtë punim se si duhet bërë ndryshe punimet dialektore sot.

Autori i disertacionit që po diskutohet sot, pohon se në këtë punim pasqyrohet kryesisht gjuha e brezit të vjetër, përgjithësisht të pashkolluar, edhe pse teorikisht ai flet për studime të përimtuara në zona të caktuara rurale që të analizojnë si dukuritë gjuhësore të ruajtura ashtu edhe risitë dialektore në paraqitje me idiomat e tjera dialektore të Kosovës.

Autori nuk flet për risitë që integrohen në të folmet dialektore nën ndikimin e gjuhës standarde që është e pranishme në mjetet e ndryshme të informacionit publik. Pra do të ishte e nevojshme që të dalloheshin më qartë dukuritë gjuhësore të ruajtura nga zhvillimet më të reja si rezultat i kontakteve të shumanshme.

Do të ishte gjithashtu e dëshirueshme që autori të tregonte mënyrën e mbledhjes së lëndës gjuhësore nga e folmja mjetet që ka përdorur, pyetësorin, subjektet që ka pyetur karakteristikat e tyre, moshën, arsimin lëvizjet ose jo nga fshati etj., gjera të domosdoshme në një punim të kësaj fushe.

Autori në punimin e tij ka bërë objekt trajtimi të folmen e Petreshticës në aspektin fonetik, morfologjik, fjalëformues, sintaksor, leksikor dhe onomastik. Mbi bazën e veçorive gjuhësore në këto fusha ai është përpjekur të përcaktojë vendin e kësaj te folmeje në mesin e të folmeve të tjera të Kosovës. Nuk mungojnë edhe krahasime me të folme të tjera të shqipes. Në aspektin fonetik ai ka bërë inventarin e fonemave zanore dhe bashkëtingëllore, ka dalluar zanoret gojore dhe hundore, zanore të gjata dhe të shkurtra në pozicione të ndryshme, diftongjet dhe togjet e zanoreve etj.

Përshkruhet gjithashtu sistemi i bashkëtingëlloreve dhe i grupeve të formuara me to. Nga dukuritë fonetike ai është ndalur në fenomenin e shurdhimit në pozicione të ndryshme, në dukurinë e asimilimit, të sonorizimit, të disimilimit, të aferezës, të sinkopës, të apokopës, të epentezës, të metatezës, të aglutinimit, etj.

Në kreun e morfologjisë janë shtjelluar veçoritë themelore të sistemit emëror e foljor të kësaj të folmeje, si gjinia e emrit, numri, rasat. dukuria e ambigjinisë, shquarsia e emrave, duke u ndalur kryesisht në ato veçori që janë karakteristike për këtë të folme. Janë me interes vëzhgimet që bëhen për emrat e gjinisë asnjanëse që shënojnë lëndë gjinia e të cilave përcaktohet nga trajta e përemrave që marrin përpara: kta djathë, kta mish, kta mjaltë. Por nga ana tjetër autori vëren se dalin në gjininë femërore emra të tillë si mjalta, smolla, nera etj.

Te shquarsia bie në sy përdorimi i nyjës shquese i me emrat që mbarojnë me bashkëtingëlloretkg (nuk e di pse është veçuar h-ja): miki, plaki, gjaki, bregi, zogi etj.. Te shumësi i emrave mashkullorë veçohet shumësi i emrit tra-trej me metafoni dhe me mbaresën j, por nuk bëhet ndonjë përpjekje për ta shpjeguar. Te përemrat vetorë nuk thuhet a ekziston për vetën e parë shumës trajta na krahas trajtës ne. Trajta me interes ka vënë re autori edhe në paradigmën e përemrave pronor, por nuk ka bërë më tej përpjekje për të dhënë ndonjë shpjegim të tijin për to. Nga një anë kamali jo: n, nga aria tjetër ka mali yt.

Një krye të veçantë prej rreth 30 faqesh i kushton autori sistemit foljor në të folmen e Petreshticës, duke u ndalur më shumë në disa trajta të veçanta qe janë karakteristike për këtë të folme dhe duke bërë krahasime me të folme të tjera dhe me shqipen e sotme. Ai ka qëmtuar trajta me interes siç janë formimi i kohëve analitike të foljeve të lëvizjes me foljen ndihmese jam dhe jo me kam, trajta të kohës së tashme të mënyrës dëftore me mbaresën i si: lypi, korri, lidhi, hapi, kapietj., ose trajta të kësaj mënyre e kohe pa mbaresë si lye shkye. rre etj,. trajtatdalmi, lidhmi, flasmi, marrmi etj., për lidhim, flasim, marrim; trajtat e diatezës pësore-vetvetore krihna, vishna, rrihna, vritna për krihem, vishem etj.? mos është për krihemi, vritemi etj.?

Nga trajtat foljore me interes janë edhe trajtat e së ardhmes së mënyrës dëftore. Autori ka vërejtur se në të folmen që ai bën objekt studimi gjenden tri forma të së ardhmes. Trajta  kam + paskajoren gege: kam me punu; trajta me foljen due + paskajore: due me fol edhe unë dishka dhe trajta më e rrallë: do t shkoj. Mendoj se ekzistenca e një ardhmeje të tipit due me fol kërkon më shumë shembuj dhe kontekkte më të plota e më të qarta për t’u argumentuar bindshëm.

Nga trajtat e pashtjelluara trajta jan kah punojn jan kah vijn etj. te cilat autori i ka quajtur përcjellore me pjesëzë kah, duke u nisur besoj nga sinonimia funksionale me trajtën perifrastike jam duke punuar, isha duke punuar. Po kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë në të dyja rastet me përcjellore. Trajtat jam ka shkoj, je ka shkonetj, marrin tregues të vetës, të numrit dhe të kohës si te folja ndihmëse modale, ashtu edhe te folja kryesore në mënyrën lidhore, prandaj ajo nuk mund të klasifikohet të format e pashtjelluara të foljes, siç është përcjellorja e shqipes. Në mënyrë më të përmbledhur janë trajtuar edhe pjesët e pandryshuara të ligjëratës.

Në përgjithësi autori është mjaftuar me vënien në dukje të trajtave dhe nuk ka bërë përpjekje sa duhet për t’i shpjeguar ato, qoftë nga ana sinkronike, qoftë nga ana historike diakronike.

Një interes të veçantë për lëndën gjuhësore që sjellin, paraqesin sythet për leksikun, shprehjet frazeologjike dhe njësitë onomastike. Ka në këtë pjesë fjalë e shprehje me vlerë për historinë e gjuhës shqipe, por edhe për pasurimin e leksikut të gjuhës se sotme, për fjalëformimin etj.

Autori është përpjekur të bëjë në vija të përgjithshme një shtresëzim të leksikut dhe të emrave të vendeve duke dalluar, me sa ka mundur, emërtimet e vendeve me burim nga shqipja nga emërtimet sllave. Sa më e plotë të ishte lënda leksikore edhe onomastike aq më shumë do t’i shtoheshin vlerat punimit.

Punimi mbyllet me përfundimet përkatëse dhe me bibliografinë.

Si përfundim mund të themi se punimi i paraqitur nga z. lsuf Musliu për mbrojtjen e gradës shkencore “doktor i shkencave” paraqet interes shkencor për lëndën gjuhësore që sjell, për informacionin etnogjuhësor që jep duke plotësuar kështu hartën e studimeve dialektore të shqipes me një të folme të pastudiuar deri më sot. Lënda që ai ka sjellë me shpjegimet përkatëse jep mundësi për t’u thelluar me tej në këtë lëmë kërkimesh. Punimi i plotëson kushtet për të marrë gradën e kërkuar.

 

Tiranë 08.05.2010
Prof. Seit Mansaku

 

 

 

VEPËR ME INTERES GJUHËSOR E LINGUISTIK

 

Prof. Dr. Isuf Musliu, me veprën “E folmja e Petreshticës”, 1-2-3-4, qëmton një studim të thukët e të shumanshëm gjuhësor e linguistik për të folmen e këtij vendi, duke e harrur një lëndë të pasur gjuhësore nga kjo trevë, si në aspektin toponimik, fonetik, morfologjik, leksikologjik etj.

Vepra e Musliut sjellë për gjuhën tone një thesar të kësaj treve shqiptare, që nga kohët më të hershme e deri më sot, por që kështu, kjo lëndë, do të jetë më interes studimor për gjuhësinë tonë në përgjithësi.

Autori ka bërë punë shumëvjeçare dhe ka shtjelluar me korrektësi profesionale aspekte të shumta për të gjitha të veçantat e kësaj të folme, duke e ndarë librin në disa kapituj veç e veç, në mënyrë që secila pjesë të shtjellohet e pavarur, por që i takon tërësisë së kësaj të folmeje me të gjitha karakteristikat dhe shumanshmërinë gjuhësore që përmban.

Një shtyllë mjaft interesante dhe domethënëse e veprës “E folmja e Petreshticës”, që e plotëson natyrshëm veprën e Musliut, është edhe kapitulli në fillim të veprës, monografia e Petreshticës, që sjellë mjaft fakte historike etj., nga kjo trevë e pasur për nga aspekti gjuhësor, linguistik, historik, toponimik etj., nëpër rrjedhat e kohëve e deri në ditët tona. Përpos fushave gjuhësore, siç janë fonetika, morfologjia, leksikologjia, toponimia, sintaksa, që autori i ka shtjelluar të veçuara, ngase materiali është i mjaftueshëm për këtë lëndë gjuhësore, ai i vendos kësaj monografie gjuhësore për Petreshticën edhe një album fotografish në fund të veprës e që shtjellon pamje dhe karakteristika të jetës së kësaj treve, por edhe mjaft portrete e njerëzve të shquar që ka nxjerrë kjo trevë e Drenicës dhe më gjerë. Prof. Dr. Isuf Musliu me angazhimet e tij krijuese ka sjellë mjaft vepra fushash e zhanresh të ndryshme edhe për kohën sa ka vepruar dhe krijuar në Zvicër, e që ishte nder të parët mërgimtarë, mbase nga familjet e para petreshticase të mërguar në këtë shtet.

Atje, pra në Zvicër, Isuf Musliu asnjëherë nuk pushoi së vepruari, edhe në drejtim të çështjes kombëtare, por nga puna e tij krijuese kanë rrjedhur mjaft vepra, qe përbëjnë një opus të pasur krijues të tijin.

Veprat që veçojnë punën dhe angazhimin e tij krijues për gjatë kohë qëndrimi e veprimtarie në Zvicër, janë ato të një fushe tjetër, por mjaft me interes janë po ashtu edhe një numër veprash gjuhësore e letrare të këtij krijuesi, sikur janë: “Gjendja e shqiptareve në Kosovë”, Prishtinë, 1977,  “Mjerimi në poezinë e Migjenit”, Prishtinë, 1977, “Shqiptarë Zgjohuni”, Cyrih, 1990, “Dheu i shqipes-mjaltë e ëmbël”, Tiranë, 1990, Fjalori gjermanisht/shqip, Bern, 1990. “Të drejtat elementare të njeriut në 10 gjuhët më të përdorura”, Bern, 1995,  “Të drejtat e blerjes së shtëpisë në Zvicër”, Lucern, 1987. “Nxënësi dhe e folmja dialektore”, Cyrih, 2007. “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare në Zvicër”, Tiranë, 2007. “Fjalori Gjermanisht/shqip në 10 gjuhë botërore”, Tiranë, 2008.

Me veprën “E folmja e Petreshtices…”, Isuf Musliu qëmton një studim të mirëfilltë shumështresor dialektologjik, morfologjik, sintaksor e tjetër për fushën e gjuhësisë, dhe kjo vepër mbetet si me e shënueshmja dhe me e dallueshmja për autorin Musliu.

 

Naim Kelmendi

 

E KALUARA HISTORIKE E DRENICËS

 

Rajoni i Drenicës, si pjesë përbërëse e Kosovës, që shtrihet gati në hapësirën qendrore të saj, është trashëgimi gjeografike, etnokulturore dhe historike shqiptare, me një ndryshim shumë të vogël. Territori i Drenicës në kohën e vjetër, në mesjetë dhe sot, përfshinë rreth 1000 km. Si territori i Kosovës, edhe i Drenicës, gjatë historisë, është pjesë përbërëse e Dardanisë, ku shtrihej njëri nder fiset më të mëdha ilire dhe që nga epoka para historike ndanë fatin e përbashkët me territorin tjetër të Dardanisë. Për këtë dëshmojnë rezultatet shkencore, albanologjike, onomastike dhe gjuhësore.
– Për kufijtë e territoreve, të cilat i kane pasur dardanët ekzistojnë mendime të ndryshme.

– A. Stipçeviqi, duke u bazuar në të dhënat e autorëve antikë, thotë se dardanet kanë jetuar gati ne tërë Serbinë e sotme jugore, në perëndim të Moravës, si dhe në një pjesë në lindje të Moravës, deri të rrjedha e sipërme e burimit Pek (Pingur) dhe Timok (Timochur) në Maqedoninë veriore dhe në Kosovë. Por ka edhe mendime të ndryshme se, dardanët, një nder fiset më të mëdha ilire, përmendët edhe në Azi të vogël dhe mendohet sipas tyre u emërua edhe gryka e Dardanelëve.
-Dardanet, në shek. IV para epokës sonë, formuan edhe shtetin e vet Aleksandri e Madhe 336-323, arriti të pushtojë vende dhe ta shtrije sundimin e vet pos në Greqi e Azi të vogël edhe në Egjipt (Afrikë) dhe në tokat e Azisë deri në Indi.

Sipas mendimit të E. Çershkov municipi parë në këto treva, Ulpiana, paraqitet në çerdhen e parë të shek. të II të
– Sipas Çërga Novakut, STRABONI është i pari i cili dardanët i konsideron ilirë.

Një nga degët e rëndësishme në ekonominë e fiseve ilire ka qenë blegtoria. Dardanët kultivonin edhe pemët, prej tyre më se shumti kultivonin dardhat, dhe lidhur me këtë Hans Krache, thotë se Emri i dardanëve lidhet me emrin dardhë në gjuhën shqipe.

Drenica, që ishte pjesë përbërëse e Dardanisë, mori emrin sipas drejeve (nga fjala dre, dreni) ngase kjo trevë për nga relievi kodrinor-malor, me pyje e kullota, ujë dhe bimë të përshtatshme ishte e pasur me drerë.
-Në Nekoc është hulumtuar vendbanim parë dhe si vendbanim i vetëm shpellor në Kosovë, ku janë zbuluar gjetje të neolitit të vonë dhe neolitit të hershëm (3200-2800) vjet.

 

 

BETEJA E KOSOVËS (1389)

Pas Fitores, së përtej lumit Marica, 1371, përparimi i turqve që ata bënë, shkaktuan shqetësimin në të gjithë popujt e Ballkanit.

-Për t’i bërë ballë rrezikut, shumë sundimtarë feudalë serbë, shqiptarë, bullgarë, rumunë, nga Bosnja etj., lanë përkohësisht me një anë grindjet e vjetra dhe formuan kundër turqve një koalicion nën kryesinë e princit serb LLOZAR.

– Nga bujarët shqiptarë, në këtë morën pjesë Gjergji i II Balsha, Theodor Muzuku. Më 28.06.1389 ushtritë e koalicionit u dolën përpara, në Fushë Kosovë, ushtrive turke të, cilave u printe vetë Sulltan Murati i I-rë, 1359-1389. Nga 12 klm larg qytetit Skenderaj në anën perëndimore gjenden dy fshatrat, që quhen Kopoliq i Epërm dhe Kopoliq i poshtëm. Xheladin Ismaili nga Kopoliqi i Epërm, që jetoi mbi 90 vjet. Ai kishte dëgjuar prej të vjetërve se dikur moti, nga Runiku deri (në veri), macja arrinte nëpër kulma deri në Açarevë në jug.
Trevat etnike shqiptare ishin të ndara në katër vilajete.

  1. Vilajeti i Shkodrës
  2. Vilajeti i Janinës
  3. Vilajeti Selanikut
  4. Vilajeti i Manastirit

Më 1.02.1887, (kryetari i qeverisë) i perandorisë osmane Mithat Pasha, e formoi vilajetin e Kosovës me seli në Prishtinë.
Vilajeti i Kosovës, me seli në Prishtinë, 1877-1880, dhe në Shkup (1880-1912), është vilajeti më i madh në pikëpamje territoriale dhe më i rëndësishmi në pikëpamje strategjike dhe ekonomike. Një vit pas formimit të vilajetit të Kosovës, nga ngjarjet e rëndësishme historike duhet të veçoja Lidhjen e Prizrenit (1878-1881).

Fjalën e hapjes së kësaj mbledhje e mbajti Abdyl Frashëri (1839-1893).

Pashko Vasa, një nga ideologët dhe organizatorët e vetë lidhjes, luajti rol të rëndësishëm, edhe pse ishte funksionar i Portës.

 

VENDBANIMET DHE NDARJA TERRITORIALE – ADMINISTRATIVE E DRENICËS

 

Në territorin e komunës së Skenderajt, shtrihen këto vendbanime:
1. Açareva, 2. Arbëria e poshtme, 3. Baja, 4. Baksi. 5. Bezheniqi, 6. Broja, 7. Çirizi, 8. Çitaku,  9. Çubreli, 10. Dushevei, 11. Izbica, 12. Kastrioti, 13. Klina e poshtme, 14. Klina e Ndërmjetme, 15. Klina e Epërme, 16. Klladërnica, 17. Kopiliqi i Poshtëm, 18. Kopiliqi i Epërm, 19. Kotorri, 90. Kozhica, 21. Krasaliqi, 22. Krasmirovci, 32. Kryshevci, 24. Kuçica, 25. Leqina, 26. Likovca, 27. Lubovici, 28. Llausha, 29. Lludeviqi, 30. Makërmali, 31. Morina, 32. Mikushnica, 33. Murga, 34. Ozdrimi, 35. Padalisht, 36. Palaci, 37. Plluzhina, 38. Prekazi i Poshtëm, 39. Prekazi i Epërm, 40. Prellavci, 41. Radisheva, 42. Rakonica, 43. Rezalla, 44. Runiku, 45. Skenderaj, 46. Syringana, 47. Tërnovci, 48. Tërrnova, 49. Tica, 50. Turiqevci, 51. Turshila, 52. Vitalku, 53. Vojniku.

 

TERRITORI KOMUNËS SË DRENASIT

  1. Arbnia e Epërme, 2. Arllati, 3. Baica e Elshanit, 4. Damaneku, 5. Dubrashevci, 6. Drenasi-ish Gllogovci, 7. Fushtica e Poshtme, 8. Fushtica e Epërme, 9. Gllabari, 10. Gllanasella, 11. Godanci, 12. Grodica, 13. Gjergjica, 14. Kishnasek, 15. Komarani, 16. Korrotica e Poshtme, 17. Korrotica e Epërme, 18. Krajkova, 19. Likoshani, 20. Llapushniku, 21. Negra e Vjetër, 22. Nekovci, 23. Pokleku Vjetër, 24. Polluzha, 25. Çikatova e Vjetër, 26. Sankovci, 27. Shtrumbullava, 28. Shtutica, 29. Terdevci, 30. Tersteniku, 31. Potërku, 32. Vasileva, 33, Vërbovci, 34. Vuçaku, 35. Vukovci, 36. Zabeli i Poshtëm, 37. Zabeli i Epërm.

FSHATRAT E DRENICËS, QË I TAKOJNË KOMUNËS SË LIPJANIT, JANË:

  1. Baica e Kolshit, 2. Divjaka, 3. Kleçka, 4. Krojmiri, 5. Mirena, 6. Risinovci, dhe 7. Sadllari (tash Shala).
  2. FSHATRAT E DRENICËS, QË I TAKOJNË KOMUNËS SË MALISHEVËS:
  3. Berisha, 2. Novosella, e tashti- Zogaj.

FSHATRAT E DRENICËS, QË I TAKOJNË KOMUNËS SË SUHAREKËS-THERANDËS:

  1. Javori, 2. Luzhnica.
  2. FSHATRAT E DRENICËS NË KOMUNËN E SHTIMES
  3. Duga, 2. Karaçica, dhe 3. Petreshtica.
    Drenica gjithsej i ka 108 fshatra dhe 1000 km.
  4. FSHATRAT E DRENICËS, QË TAKOJNË KOMUNËS SË VUSHTRRISË
  5. Beçiqi, 3. Duboveci, 3. Galica.
    Drenica me sipërfaqe 1000 km dhe 108 fshatra.

 

POPULLSIA E DRENICËS

Treva e Drenicës, që shtrihet në zemër të Dardanisë, përherë është e banuar me popullatë iliro-dardane, paraardhës të shqiptarëve. Ky kontinuitet i pranisë së popullatës shqiptare në këtë anë, ka vazhduar gjatë tërë historisë, që nga kohët më të hershme nga antika, mesjeta e deri në ditët e sotme.

– Pas pushtimit të këtyre viseve nga ana e Perandorisë Osmane, për herë të parë u bë regjistrimi i popullsisë, me 1455.

– Pushteti Osman, regjistrimin e bënte sipas përkatësisë fetare, e që sipas përkatësisë kombëtare, duke mos përfillur kështu as gjuhën as kombësinë. Kah fund i vitit 1912, me largimin e ushtrisë së Perandorisë Osmane, Drenica u pushtua nga ana e ushtrisë serbe, e cila në vitin tjetër (1913), bëri regjistrimin e popullsisë.

– Sipas regjistrimit të 31 janarit 1921, në rrethin e Drenicës, ishin 19.450 banorë, prej tyre 17.808 (shqiptarë), 1572 serbë-kroatë, 19 sllovenë, 8 turq, 1 gjerman, 1 hungarezë dhe 41 të tjerë. Kështu nuk janë llogaritur banorët e fshatrave, që u takojnë rretheve të tjera. Sipas këtij regjistrimi del se në këtë rreth, 91,55 % të popullatës së përgjithshme ishin shqiptarë. Ndërsa në komunat e këtij rrethi, përbërja e popullatës shqiptare në përqindje, sillej kështu: 7 Komuna kishte Drenica:

  1. Në komunën e Bajës, prej gjithsej 2307 banorëve, 1228 ishin shqiptarë ose 53,22%, (1051 ishin serbë).
  2. Në komunën e Krasmirovcit, prej gjithsej 2960 banorëve, 2933 ishin shqiptarë ose 99,08%
  3. Në komunën e Llaushës, prej gjithsej 3461 banorë ose shqiptarë 92,40% (serbë 248).
  4. Në komunën e Kopiliqit, 2602 banorëve, 2341 ishin shqiptarë, ose 90,35% (serbë 251).
  5. Në komunën e Abrisë, prej gjithsej 3685 banorë, 3678 ishin shqiptarë ose 99,81% (serbë 7).
  6. Në komunën e Palacit prej gjithsej 2.292 banorëve të gjithë ishin shqiptarë ose 100 %.
  7. Në komunën e Prekazit prej gjithsej 2143 banorëve, 2128 ishin shqiptarë 99,30% (serbë 14).
    Në periudhën 1921-1941, popullsia e Drenicës ndryshoi për kah përbërja nacionale, pasi që këtu u sollën 563 familje koloniste.

Që nga viti 1921 e deri më 31 dhjetor 1932, në Drenicë u vendosën 406 familje koloniste, të cilëve ua ndanë 3,231,81 ha, të vendosur nëpër territoret e 7 komunave diku më shumë e diku më pak. Sipas regjistrimit të vitit 1991, në komunën e Skenderajt dhe Drenasit, ishin gjithsej 112,201 banorë, prej tyre 111,215 shqiptarë 773 serbë, 96 malazezë, 11 myslimanë, 93 romë dhe 13 të tjerë.

 

 

 

 

RELIGJIONI NË POPULLATËN E DRENICËS

Popullata e Drenicës, deri në fillim të shek XVII, i takonte besimit katolik e ortodoks. Sot na ndajnë vetëm shtatë gjenerata nga ky besim. Krojimiri e Novo Sella (Fshati ri). Fqinjët më të afërt të Petreshticës, të fundit e pranuan fenë islame. Deri vonë miqësoheshin me katolikë dhe ortodoksë të trevave të ndryshme të Kosovës dhe mbarë Shqipërisë. Por, kjo traditë miqësore edhe sot e kësaj dite në Kosovë dhe mbare Shqipërinë, vazhdon të respektohet.

Një komb një gjuhë, feja sipas dëshirës.

Për Drenicasit, sidomos për petershticasit, martesat nuk shikohen nga ana religjionare, por zgjedhja bëhet më tepër në anën kombëtare dhe gjuhësore. Në këto treva luan rol dominant gjuha dhe kombi. Këtu në Krojnikë është këndu dhe ka mbetur e krijuar (Kënga e Gjylistanës), një vajze e Jezercit, me fe islame, e që shkon nuse në Krojmir, ku ende mbahej feja katolike e pihej rakia:

– Sipas këngëtarit popullor, i zoti i shtëpisë i thotë nuses: Gjylistane, Gjylë moj bi, mushe ibrigun me raki: Nusja i përgjigjet: As s’ta mushi, as vet s’e pi, babe e nanë i kam haxhi. Në fenë islame, kaluan së pari rajonet e rrafshit, e më vonë ato malore.

*Së pari konvertohen (kthehen) në islamizëm fiset Gashi, Krasniqi e Bytyqi, ndërsa Thaqi, Shala e Kelmendi, një pjesë e vogël e konvertoi këtë fe, ndërsa shumica edhe sot e kësaj dite janë dhe ruajnë fenë krishtere. Festat fetare, treva e Drenicës, sikurse çdo vend tjetër në shqiptari, i presin të gjithë së bashku në harmoni duke ja respektuar vëllai-vëllait besimin e tij, së bashku si vëllezër.

Albanologët, qe kanë studiuar gjerë e gjatë folklorin, etnografinë e etnologjinë e në veçanti adetet e doket e lashta të shqiptarëve, konkludojnë se feja e shqiptarëve figurohej në besën e tyre.

Dijetari i Drenicës, Tahir Berisha, citonte një thënie të Hasan Prishtinës: Prifti të përqafohej me imamin, të dytë të përqafohen me oficerët, e të tretët me gjithë popullin.
Shqipëria është një vend shembull i tolerancës fetare me qytete e fshatra me fe të përbëra myslimane e të krishterë: Është një vend ku kisha e xhamia, teqja e manastiri, kanë qëndruar shumë herë e po qëndrojnë edhe sot, përkrah njëra-tjetër.

Faik Konica mbante besimin islam, megjithatë Fan Noli për të pati thënë: Në terë jetën time s’kam njohur njeri që interesohej për kishën tonë kombëtare aq sa Faik Konica. Vaso Pasha thoshte: “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Tasht toleranca fetare është në nivel të duhur.  Sikur të ishte Vaso Pasha, kishte për të thënë: respektoni religjionet e njëri-tjetrit, por duajeni dhe gjuhen kombëtare, sepse pa gjuhë s’ka komb, pa komb s’ka atdhe, pa atdhe nuk do të ketë fe as liri të feve.
Anton Zako Çajupi citonte: myslimanë e tërë krishterë jemi një, të ngritemi që të tërë për atdhe dhe vazhdon citati tjetër, i shkrimtarit: Mos bëni siç keni bëtë gjer më dje, po luftoni që të tërë për atdhe. Nëna drenisane për luftën e fundit në Kosovë e porosiste djalin e vet, duke i thënë: Në Drenicë-Petreshtica, merr uratën (armën) bir (djalë prej meje), edhe armët i përgatit, se erdhi Dita e Pavarësisë së Kosovës, dhe me shekuj këtë dite e kemi prit: Djali e dëgjoi nënën dhe u betua duke i thënë: nënë e dashur, për lirinë e Kosovës unë do të vdes edhe fluturoi.
Në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në vendlindjen e komandantit Agim Ramadani, dy vëllezër, njëri është shkolluar për prift e tjetri për hoxhë. “Toleranca fetare gjithmonë ka qenë dhe është prezente kudo në shqiptari dhe jemi krenar për të”.

 

FJALË TË URTA SHQIPE TË DRENICËS

 

Dheu yt të ngreh.

Gjuha e vet gjithkujt i doket ma e ëmbël se gjuha e huaj.

Guri në vend të vet s’shuhet, guri që luen prej veni e takërshit.

Gurbeti asht sen i ranë.

I huaji kurrë s’bëhet i yti.

I huaji na idhnon„ i huaji na ngatrron.

Kado shkova e kado treta ma mir se në shpi kërkun s’gjeta.

Kudo shko tanin mos e harro.

Me kajt për vatan s’o marre.

Molla pik nër mollë.
Shqiptari kur të thotë besën ta jap, si bjen prapë.

Shqiptari o ma së ngushti kurr s’ka çka mi qitë musafirit në sofer.

Shqiptari për mik asht tretë e asht fikë.

Shqiptari veten e jep e shoqin s’e jep.

Banju fshisë shpisë tane.

Dekën kush s’e don lirinë e fiton.

Liria nuk blehet por fitohet.

Lum ai i miri, ai rron me durt e tij.

Ma mirë i dekun se i keshun.

Ma mirë tri ditë bylbyl se tri vjet quran.

Mos shko maz pas pele.

Mos u ban urë e viq.

Njeriu pa liri si peshku pa ujë.

Pa e dhanë të dhimshmen sun e merr të kajshmen.

Aj si punon edhe lufton.

Burri çka të pshtyn s’e lpinë.

Burri duhet me i pre sakicë në ni ven.

Dhami i krymtë të prish gjakun.

Guximtari- shpëtimtari.

Ku a uzdaja a murtaja.

Ra ymyti e më myti.

Puno gjithçka e mos rri fukara.

Shqipnin kurrë s’e kam pae, por anërrr gjith po e shohë.

Bajram Musolli, Petreshticë.

Të gjith njerëzit nuk vdesin.

Disa njerëz cofin disa vdesin për së gjalli. Halit Musolli.

Vëllau edhe i keq të bjen hise, por vëlla e ke, mos e shit se s’ta blen kush. Fetah Musolli.

Edhe për gurt e Petreshticës më djegi malli e le për njerëzit. Dalip Musolli, Turqi.

Kur të miret arma të miret neri.

Kush guxon- fiton.

Lum i forti e mjerë i ligu.

Mas syve mos shaj hasmin, mas syve mos e shaj trimin.

Me falë gjakun asht burrni.

Me vra po e me tutë jo.

Mos ha me dy lugë.

Ni njeri që ka frikë edhe kur ka të drejtë nuk frikohet.

Njeriu kur tutet- marrohet.

Po-ja po, jo-ja jo duhet me kanë.

Shtaga a për qen.

Ti luj nafaka rujt.

Burrit që i këndohet kënga nuk vdes kurrë.

Duke punue në ara dhe fushë time, të vdes mos më kani:

Nazmi Bylykbashi.

Me njerzit e pa fe mos paqa punë: Fetah Musolli.

Po po dhe jo jo, e mira dhe e keqja nuk shkojnë bashk’:

Asllan Duga.

Këndoma këngën sa jam gjallë: Rizah Bytyqi.

Nxënësit duhet me ia kalue mësuesit: Hazir Rizani, Krojmirë.

Shkollën nuk e solla unë nga Prishtina, por e gjeta tek ju në Petreshticë, vëllezërit e mi: Rifat Musliu.

Nuk isha mësuesi i parë unë në Petreshticë, por ishte heroi kombëtar Idriz Ajeti: Rifat Musliu, Petreshticë.

Drejtësinë gjithkund e kërkoja, por te vetvetja e kisha: Isuf Musliu.

Të folesh drejt është e lehtë, por të jesh i drejt është vështirë: Isuf Musliu, Petreshticë.

Është fat ai që e pret pleqërinë: Gani Berisha (Vasilev).

Trimat desin po trimrit të gjalla u jesin.

Trimat ngihen në kohë të vështirë.

Trimi trimit gjithnionë besë i nxe.

Ai si ban zi, rrezik me e pasë kojshi.

Arma ma e mirë e armikut asht tradhtia.

Burri ka një fytyrë.

E hupe besën e hupe rrnesën.

Edhe pse më ke mik mos më ndëshko padrejtësisht sepse më dëmton: Isuf Musliu.

Para gjyqtarit dhe drejtësisë të gjithë duhet të jenë të barabartë: Isuf Musliu.

Fjalë shumë e konak hiq.

Fjalët e mira bukë tërshane.

Jepe jetën e mos e le besën.

Ma zor a mu ru pi mikut se pej armikut.

Njeri besnik gjan shok e mik.

Njeri i vyshëm nuk goditet rrogtar.

Puna të qon puna të hup.

S’u munove sot do të munohesh në mot.

Tokën sa më tepër ta punosh- shton.

Ara do livrue e vneshti do rrotullue.

Bujki i mirë kurrë ska koh të lir.

E punove me vakt e ban në vakt, s’e punove me vakt e han, po qysh e han.

Fol pak e puno shumë.

Kep ni pllamë e shkep dy pllamë!

Kush i kryn me kohë punët, ai nuk jet unët.

Kush niset herët, mrrin me kohë.

Kush punon me mend i kryen punët me vend.

Mos i ban punët si plaka e Llapit.

Mos e mill arën çka ta kana ty, po çka ia kana asaj.

Po s’punove me vullnet, puna s’ bahet si duhet.

Puna do hyzmet.

Punën bane sot e hahen ruje për nesër.

Toka a si trupi i insanit.

Zogu hershëm, hera knon.

O Fadil Hoxha, për sa ti vijnë rrezet e diellit kësaj toke, bashkim-vllaznim me serbët nuk ka: Tahir Berisha.
Pellazgët janë katragjyshërit e shqiptarëve, ka thën Atë Shtjefan Gjeqovi e Tahir Berisha. Prindërit tanë më të lashtë, bota i quente pellazgë, ose pleq më të vjetër të kohës: Tahir Berisha.

Ilirët janë trashëgimtarët e pellazgëve, thoshte Hasan Prishtina 1912. Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë (165-323) me origjinë ilire, thoshte Hasan Prishtina. Leka llogaritet si pushtuesi më i madh i botës antike, dhe gjeniu më i shquar i të gjitha kohërave. Për dardanët, Tahir Berisha thoshte: Secili shqiptar atje ku bahen pemët, e ka borxh ta shortoj bile një dardhë në vit, për kujtim të dardanëve, baballarëve tanë, thoshte Tahir Berisha.

Për shqiptarët, një konsull serb kishte pyetur Tahir Berishën, a ma të vjetër në këtë troje jemi na serbët a ju shqiptarët (Për ju serbët nuk e di a për ne shqiptarët, e di si, në këto troje jemi qe nja katër qind vjet para dreqit).

Konstadini i Madh (280-337), perandor romak me origjinë iliro-dardane, e ndërtoi Konstadinopojën (Stambollin), Tahiri ndërhynte: Mos thoni Stamboll po Konstadinopol. Tahir Berisha. Justiniani i I (482-565), perandori bizantin prej 527-565, me origjinë ilire ngriti kishën Aja Sofia në Stamboll. Kodi i Justinianit, përmbante të gjitha ligjet e statutet, për katër shekuj më parë.
Për sllavët fjala dreq, sipas Tahirit vjen prej fjalës drojë, frik panik kanë ardhur prej Karpateve të Azisë. Tahir Berisha.
Për serbët, Tahiri tregonte se janë mbasë shumë shekujve të ardhur dhe kishat e Manastiret, si i Deçanit dhe kisha e Deviqit, u takon fisit shqiptar Gashi, ndërsa Patrikana e Pejës fisit Kelmend.

Për turqit (osmanlitë) në tregimet e Tahir Berishës, osmanët, një popull i dalluar dhe krejtësisht i pavarur nga tatarët, mongolët e të tjerë në Azinë e vogël. Millosh Kopiliqi sundimtar i Drenicës, mori pjesë në Betejën e Kosovës, 15 qershor 1389, ishte dhëndëri i Llozarit, kurrë nuk ia dha gradat e merituara, edhe pse vret Sulltan Muratin. Në Rezall të Drenicës është varri i tij. Tahir Berisha thoshte: Asnjë mbret s’e ka dashur nënën, sikur Leka i Madh, në botën dhe historinë shqiptare.
Për Gjergj Kastriotin Skënderbe, Tahir Berisha citonte: “Skënderbeu, jo vetëm të gjitha principatat shqiptare dhe shqiptarët i bashkoi në një ushtri të përbashkët, por 25 vjet mbajti dhe mbrojti shtetin shqiptar, por e bashkoi edhe Evropën për mbrojtjen e krishterimit kundër pushtuesit osman”.

Ma zor a me rue se me fitue.

Me ni putë s’bahet darsum.

Pika-pika mbushet tinari.

Pika-pika mbushet burika.

Ai kali qi del jashta lami, bjen në huj.

Armiku, kur të hyp në qafë, s’vet a muj ban.

Dashuria e mun frigën.

Deljma që dahet prej bylykut e han uku.

Dy atllar me një hu s’lidhen.

Dy mace ni qen e mysin.

Kur të livdon armiku, dije se gabon.

Me mikun ha e pi e pazar mos ban.

Me shokët zhvillohet menja.

Mikesha duhet me nejtë në vend të mikeshës.

Mos e nxan mikun e keq, se ia sheh sherrin.

Njeriun shoqria e çon, shoqëria e rrxon.

Shoku i provuan, shok i besuem.

Shoki, aq sa duhet, aq qortohet.

Zor a mi ba njerin jaran pa i hangër dhetë thasë me ta.

Dora e djathtë sun punon pa të majtë.

Dorështrenjti shet venë, e pin ujë.

Edhe uflla pa pare asht e amël.

E letë asht barra në shpinë të ha.

Kërrkush se sheh tepsinë para veti.

Mos dish gjinden, vishi gjinden.

S’del gja prej guri.

Të xhymertit si nalet idarja kurrë.

Bane të mirën për hatër të miqve e për inat t’armiqve.

Bukën ta han, dorën ta han.

Burrit të mirë emri nuk i humbet.

E keqja s’harrohet, e mira po.

E keqja s’ka skej.

E mira të naltëson, e liga të turpron.

Epi kalit ujë, e mos fishkllo në bunar të huej.

Me zemër t’keqe, kurrë ditë s’sheh.

Mos u bari bukëpërmbysë.

Pyka e vet ë shkyn lisin.

Si t’ia hjekësh strojcën kalit, të kthen shkelmat.

Të ligut, me i ardhë në kuti ti fshin portalet.

Uji tretet, llumi mbetet.

Uki lakmon gjak.

Ai qi luen me grue, luen me ftyrë.

Burri pa ner, si gazi pa fener.

Çika pa ner si lulja pa erë.

Deka me ner si lulja me erë.

Diq nera, të mshilet dera.

Drejtësia s’ don men shumë.

Dy gishta fytyrë kemi.

Dy të gurrës, një të murrës.

E drejta vonohet, veç nuk harrohet.

E drejta të qet kacul, po s’të hup.

E keqja nuk rrin msheftë.

Guri i megjës nuk qitet në qafë.

Gabimi falet ni herë, e jo përherë.

I dekun po, i koritun jo.

Kerrkush se sheh vehten.

Ku ka drejtësi, aty ka liri.

Kush e ka mizën nër kapuq i djeg.

Kush han mjaltë, dikur e qet daltë.

Amaneti i fundit Konsandinit-Agim Ramadanit është:

Luftëri do ta fitojmë, babës e nanës sime të fala m’i bën. Isuf Musliu.

Ma e mira punë prej punve a fitimi i hallallit.

Ma mirë qiri i fiktë, se qiri i fëlliqtë.

Ma zor se folë të drejtën s’ka.

Mus bluj mi ren, se bjen në hunleshtë.

Drejtësia s’ka skej.

Çelsi i punve të kqija asht rrena.

Heret a vonë, rrena del në shesh.

Ku ka sinqeritet, ka dashuri e muhabet.

Çplo ship e rnlo hajat.

Fisheku pa barut s’vyen.

Kush hjek, hjk për men, Menia e thirr nafakën.

Me të mirin mirë, me të keqin keq.

Në koftë se ka ra vathi, veshi ka metë.

Njeriu sa ka men, aq ka vleftë.

Oj Ajete moj velete, vetë e lype, vetë e gjete.

Tupani bjen për ata që i kanë veshët.

Veç guha të kallxon çka je.

Ma mirë me të rrshitë kama se syri.

Ma së pari meno mirë e tanaj fol.

Me ni çikë nuk nxihen dhetë miqë.

Mos dhen pa pe.

Mos fol si në mjegull.

Mos lyp dredhëza n’arbain.

Të rrijmë e të ngojmë, fjalët mirë ti peshojmë.

Aj që luen me kije, ia ban fikës me sy.

Ku ka birë, ka uk.

Mos ia qit vetit ujët.

Ura me zemër e ndan kungjin e fortë.

Ma gjak të nxetë mos puno, se veti sytë ia çorro.

Mos e pshtet qenin për …, se të ha.

Mos gjuej me fjalë, mos lyp fjalë.

Mos ia kapërce kerkujt pragun me sher.

Sabri a’ kryet e ylmit.

Fjalët si Demushi, punët si kërkushi.

Ku pi virrke, se qet pushka e mretit.

Mos ia maj nalt, se të vret poshtë.

Nuk shtyhet bjeshka me gjyks.

Sun e mëson voja pulën.

Aj qi s’din shkrim, asht qorr.

Dija asht shpirti i jetës.

Hala s’din kah e ka dhia bishtin.

Ni inson qi s’ka shkollë, a gjysë insani.

Ni njeri qi se ban terbi baba e nana, e ban koha.

Runa zot, prej njerzit të padishum.

Udhës së rrehme mos iu ndaj.

Atkija luan qysh ta msojsh.

Duhani a i keq, për ship e shnet.

Kafja sade-simpas tabiatit.

Njerin e vjetër duhet mi nerue.

Kukama ta bjen kukamen.

Kur të vjen vadja për me dekë, si në gur të thatë e si në dyshek.

Me gjithkan s’ban me hi në një thes.

Në shkofsh me hoxhë, hoxhë bahesh, në shkofsh me dreq, dreq bëhesh.

Gjithsecili vakt, në atë të veten.

Marifeti i ri shkel të moqmin.

S’fillohet muhabeti dy dakika para iftarit.

Gazi me gaz, vaji me vaj.

Gruaja e vyene e kallxon veten, kur ti lan enët.

Amelsina e ameisinësa evladi i djalit.

Evladi a pikë prej zemre.

Jetimi e ka vajin në buzë e lotin në mjekërr.

Ma mirë për rruzave se për rrudhave.

Shpia jet keq si për mashkull, si për femen.

Bija duhet me nejtë në vend të bisë.

Nana duhet me nejtë në ven të nanës.

Kur vëllau vëllanë e ndihmon, ska kush qi mun ti ç’katrron.
Kojshin nuk duhet me kqyr me…

Merre zanatin e vjerrë në raft.

Kesh, kur kesh.

Paraja qon ujët përpjetë.

Paraja e lan fytyrën.

Hip se të myta, zhdrip se të myta.

Pse të kanë ra dhamtë, tuj keshë me zor.

Burgi për burrat shpia për grat.

Vetë kadi, vetë myfti.

Hajde, hoxhë hoxhoreja, po të kallxojnë shallvareja.

Xhematit ni herë në krye çekiq, imamit dy herë.

Nanë, nafaka janë në sheher e nja në katun.

Pa pasë të njofshum as drithin në mulli s’ta blejnë.

Dhelpra gjithmon pleqnon për veti.

Çka piqet s’hiqet.

Bija a hajni i shpisë.

Me i ngue gjithmonë gratë, bahen gjake.

Si e myte të voglin, si e myte të madhin, gjaku asht dhe njisoj duhet me u pague.

Gjaku i gruas asht sa shtat gjaqe.

Niqahi i grues asht burr i burrit, Prizren.

Qent (armiqtë) një herë lehin gardhiqeve e mandej i kalojnë ato.

Kush fshehtësinë nuk e çmon, në luftë veç kot shkon.

Të rinjëve tu jepën armët në dorë që të dijnë me i përdorë.
Nuk ka trimri me frymë të huaj.

Për komb e vatan nuk liftohet me pishman.

Balli i luftës për liri, kërkon plak e kërkon të ri, kërkond gra e kërkon fmi.

Kush për atdhe nuk lufton, ai veç kot thotë se jeton.

Shqiptari duhet të jetë gjithnjë në qëndresë, kundër armikut të pabesë.

Liria nuk na vjen me lutje, po shpresa asht në pushka.

Prej lakmie e shtrembësie vuan njerëzia.

Kush nuk rrin në atdhe, asht pa vleftë e pa nderë.

Ku nuk shtihet në rrezik jeta, aty nuk shihet e vërteta.

Gjarpri ka zor sa të lidhë e mandej të ha zemër e mushkëri.

Ma mirë bukë e kripë në liri, se sheqer e mjaltë në robri.

Për atë që tradhton, edhe toka pendohet shka ushqen e shka duron.

Tradhtari kurr mos u lindtë, po u lind mos u rrittë, po u rrittë mos u shtoftë veç u faroftë. Atdheun sa e çmon aq e don, sa e don aq e mbron.

Ma i randë është loti kur ndahesh me të gjallët se me të vdekun.
Gjithkush në botë, kombit të vet i ka borxhe.
Kush nuk ka ide, nuk ka komb e atdhe.

Vetëm kur e vërteta është në fuqi aty kombi ka liri.

Ku s’ka liri për komb, dielli nuk rrëzon.

Lufta pa bashkim s’ka trimri, e ska fitore.

Pa luft nuk fitohet, pa punë nuk jetohet.

Lufta për drejtësi e trimri, asht rruga për Shqypni.

Atdheun e mban ideja, dashuria e trimria, e jo tuta, pabesia e…

Kush ruan fytyrën e atdheut, ai ruan fytyrën e vet.

Vula e burrnisë asht gjaku dhe djersa e lirisë.

Ai, që nuk njeh vëllanë për vëlla, mos ti thotë vetit shqiptar.

Te lakima, ska vend burrnia.

Pabesinë sta mbulon kerrkush, as në shoqëri, as në dhe të, zi.

Të pabesit po i besove, atdheun e damtove, jeten tande e shkurtove.

Trimria çmohet, veç kur qëllimi kombëtar vazhdohet.

Trimria e burrnia nuk mbahet me pasuni, po me luft për liri.
Ku nuk është guximi, aty luhatet qëllimi.

Pa kan trim, nuk hyhet në luft.

Me dy ftyra e me dy besa s’ka qëllim e s’ka fitesa.

Mos ia shih durimin, por qëllimin.

Burgu i armikut, trupin ta ligështon, por zemrën ta burrnon.

Po humbe shpresën humbe, jetën.

(Vazhdim)

Please follow and like us: