Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Hetuesit e diktaturës në krye të Prokurorisë së Posaçme

Kryetarja e Autoritetit të Mbylljes së Dosjeve, Genta Sula doli dhe deklaroi se asnjë nga 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe në veçanti kreu i saj, Arben Kraja nuk kanë lidhje me Sigurimin e Shtetit, me Hetuesinë e diktaturës apo që të jenë përlyer drejtpërdrejt në krimet e komunizmit.

Por në kohë rekord u vërtetua fjala që del prej popullit “se gënjeshtra i ka këmbet e shkurtra”. Unë shtroj pyetjen se ç’është ky dokument me firmën e Arben Krajës, dokument i cili dënon Beniamin Bizin për prishjen e moralit komunist?

Dikush gënjen këtu! Ndërkombëtarët, dokumenti apo ti? Jo vetëm që po mbulon spiunët dhe oficerët e Sigurimit të Shtetit dhe hetuesit që kanë dënuar të burgosurit politikë, të cilët janë në autoritetin që ti drejton, por tani po kërkon të mbulosh zullumin e strukturës së SPAK-ut! Nuk do vonojnë dhe dokumente të tjera që vënë në pah “pastërtinë” e hetuesit të diktaturës, hetues të cilin ti e nxorre të kulluar.

Natyrisht Arben Kraja është hetues në vitet e fundit të diktaturës, pra dy-tre vjetët e fundit kur sistemi antinjerëzor po merrte rrukullimën, megjithatë qoftë edhe një ditë në sistemin represiv do ta detyronte që të mos konkuronte për këtë post të lartë.

Vërtet ka humbur Shqipëria për juristë, të shkolluar edhe në Perëndim, që s’kanë asnjë lidhje me të kaluarën diktatoriale, që të konkuronin për Prokurorinë së Posaçme? Kurrsesi jo.

 

Please follow and like us: