Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretariati i OSBE publikon faqen e internetit kundër dhunës ndaj grave

Image result for osce vienna"
Sekretariati i OSBE-së publikoi një faqe të re interneti që përmban burimet për ndihmë dhe informacione, si përkrahje e përpjekjeve për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. E disponueshme në gjashtë gjuhë, www.stopvawnow.org/ është krijuar si një mjet praktik për zyrtarët, organet e zbatimit të ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë.

Lançimi i faqes në internet përkon me fundin e fushatës “Thyej heshtjen” të OSBE-së, e cila u mbajt gjatë fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata “Thyej heshtjen” u përqendrua në ndryshimin e mentalitetit dhe qëndrimeve në publik që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe si pasojë, edhe në dhunën ndaj grave.
Please follow and like us: