Albspirit

Media/News/Publishing

‘Gruaja që lufton me të keqen në emër të të bukurës’, Anila Kalleshi fiton çmimin e rëndësishëm në San Francisko

Anila Kalleshi është një nga dietologet më të mira dhe të njohura shqiptare. Së fundi ajo i ka shtuar listës së saj së trofeve një nga çmimet  më të rëndësishme.  Në San Francisco i shton trofeve të saj një tjetër trofe në 24 gusht 2019 “Visionary Leader Extraordinary Award and Victorious 2019”.  Kësaj herë do të ishte Hotel Intercontinental Mark Hopkins në San Francisco të USA pritësi i garës së bukur mes njerëzve që i kanë shpallur luftë mbipeshës.

Trofeja Victorious ishte trofeja e rradhës. Dhe një tjetër supervlerësim nga kjo organizatë u dha për dietologen klinike Prof.Dr. Anila Kalleshi duke e shpallur Ambasadore për Shqipërinê e WORLDCOB.

Anila, gruaja që lufton me të ‘keqen’ në emër të së bukurës tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për startin e së bukurës në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raft i madh në zyrën e saj në qendrën ku edhe formësoi betejen e saj të veçantë.

Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, tregon në këtë rrëfim çfarë ndodh në përballjen e saj me një person që lufton të dobësohet, ndërkohë që tashmë, veç faktit se Anila është njeriu më i suksesshëm në këtë fushë, ajo ka arritur të nxjerrë edhe 11 libra ku përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj .

Anila është Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association si dhe Administratore e AKC ku në sipërmarrjen e saj duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin trajtën e shumëdëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra e saj komandon çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi që ka vendosur t`i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur.

Komiteti i Nominimeve të WORLDCOB Konfederatës Botërore të Biznesit me qendër në Orlando organizon një ceremoni të përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushave të ndryshme të shkencës, mjekësisë dhe biznesit  në tē gjithë botën, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit.

Pikërisht për këtë meritë është e nominuar edhe dietologia jonë. Për Anilën ky ështe një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës së saj të palodhur gjatë këtyre 21 viteve. “Ndihem mjaft mirë, e motivuar dhe natyrisht jam e motivuar për të çuar më lart punën time në luftën kundër obezitetit dhe mbipeshës” – tregon ajo.

Ky trofe vjen pas një mori çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare që bëhen për Anilen, që vendosi të ndiqte rrugën e veçantë dhe të bukur të dietologjisë, si diçka që ende nuk ishte hasur në vendin tonë.

Ndërsa në lidhje me rivalët e saj në garën e dietologjisë, Anila Kalleshi tregon se Rusia sjell vazhdimisht pretendentë të fortë, ndërkohë që po kaq të fortë sipas saj vijnë edhe nga vendet aziatike, Kore dhe Japoni. Ndërsa pas tyre, Anila përmend edhe kolegët e saj nga Franca, Gjermania dhe Kanadaja, ndërkohë që kur mendon se mes tyre dhe e vlerësuar me dhjetëra çmime gjendet edhe një shqiptare që për 21 vite ka ngjitur majat më të larta të dietologjisë krah vendeve më të zhvilluara në botë dhe vendeve me traditë në këtë fushë, të bën të ndjehesh mirë edhe si shqiptarë./CNA.al

Please follow and like us: