Albspirit

Media/News/Publishing

‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’, Franca i jep titullin e lartë shtetëror shkrimtarit Ismail Kadare

Albanian Writer Ismail Kadare In 1997.

Macron nderon Kadarenë/ I jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë

http://illyriapress.com/kadare-merr-titullin-me-te-larte-te-frances-oficer-i-madh-i-legjionit-te-nderit/

 

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 janar mbledh 487 njerëz “të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, 4 oficerëve të madh dhe 2 kryqeve të mëdha”.

Me anë të dekretit presidencial të 31 dhjetorit 2019, Kadare i cile jeton në Francë është nderuar nga Emmanuel Macron me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.

 “Është një traditë për datën 1 janar, ku personalitete të njohura të kulturës dhe sportit bëhen pjesë e promovimit të Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, shkruan legifrance.gouv.fr.

Sociologu Claudine Herzlich dhe egjiptologu Christiane Ziegler janë ngritur në rangun e oficerit të madh, ashtu si dhe shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré dhe shkrimtarja franko-bullgare Julia Kristeva shkruan gazeta franceze Le Monde.

E themeluar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Sot, ajo ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

Image may contain: text

 

https://alb-spirit.com/2020/01/01/ismail-kadare-nje-gjeni-krijues-artit-nderkombetar/