Albspirit

Media/News/Publishing

Arbana Xharra: Sindromi i Stokholmit, pjesë e pashlyeshme e mentalitetit shqiptar

 Image may contain: 12 people, including Arberesha Salihi, people smiling, people standing and suit

Sindromi i Stokholmit duhet të jetë pjesë e pashlyeshme e mentalitetit shqiptar: Në mars të vitit 2018 ishte Hashim Thaçi ai që i drejtoi plotë ‘gylenistë’ drejt kazamateve të tiranit të Bosforit. Në Janar të vitit 2020 pasoi veziri i dytë: Edi Rama kësaj radhe ia shtriu pjatën me viktima Erdoganit. Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqesues te shteteve “pro perendimore”, nënvizojmë: te vetmit, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit. Asnjë shtet tjetër, sërish nënvizojmë, asnjë shtet Evropian e as SHBA nuk kane pranuar që të deportojnë qytetarë turq nën thikat e diktatorit Erdogan. E kolegu i tyre Vuçiqi del të jetë po aq dinjitoz sa parardhësit e tij të cilët ishin të privilegjuar nga osmanët dhe zhvatnin sulltanët truzbrazët për interesat e veta etnike. Shqiptarët si duket nuk e kanë këtë dinjitet, klasat e tyre politike si duket servilitetin e kanë në damirin historik të qafës së tyre të hollë. Turp.

Please follow and like us: