Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Mungon ti…

No photo description available.

 

Këtu dielli lind
po njësoj
si aty,
këtu dielli perëndon
po njësoj
si aty…

Këtu ka fusha,
pemë,
pyje,
vende për arrati.
Këtu ka lumenj dhe
zogj ndër shelgje
hënë të plotë
nderur
midis.

Liqej të heshtur
oqean
delfinë,
varka me vela
hapësirë për
arrati.

Këtu jeta sillet
po njësoj,
lëvizje
bujë
bulëri.

Po veç,
kudo ku shkon
mungon ti…

Askush nuk të pret
në kafe,
a birrari.

Please follow and like us: