Albspirit

Media/News/Publishing

Eria Ago fashit thashethemet: Hermes Nikaj e kam mik

Ish-missi Eria Ago, u përfol në bisedat me “pullë të kuqe” të Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, i arrestuar në muajin dhjetor si pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni. Teksa kanë dalë përgjimet e prokurorisë, në to flitej se Anjeza Bena, i kërkonte Zogut, që ish-Missi Turizmi në Miss Albania, të kryente marrëdhënie kundrejt pagesës. E indinjuar nga ato që shkruhen, Eria ka vendosur të thotë fjalën e saj, teksa pohon se Hermesin e njeh.

 

Mesazhi i Erias

 

Nuk dua të shfaqem si një njeri që mohon të vërtetën, por si një vajzë që vjen nga një familje e lartë dhe me plot moral, unë nuk kam pasur kurrë nevojë të mbështetem te një partner, si pasojë e nevojës ekonomike, sepse puna ime e palodhshme dhe kontributi i familjes time, më bënë të kem atë që dua. Dua të theksoj se nuk e mohoj njohjen me Hermesin se ai ka lidhje miqësore me mua dhe familjen time, por vetëm kaq.

Please follow and like us: