Albspirit

Media/News/Publishing

“Keqardhje për vrasjen”/Reagon AMA: Kastriot Reçi, ortak në ‘M+’, televizionit iu hoq liçensa në 2018

Autoriteti i Mediave Audiovizive deklaroi se 47-vjeçari Kastriot Reçi që u vra sot në Rrëshen nuk rezilton të jetë pronar televizioni. “AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.  Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.”– thuhet në deklaratën e AMA-s.

Deklarata e plotë 

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër. Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

Please follow and like us: