Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Dembacaj pohon publikisht lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti

Aktorja Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin Mark Frrokun pas shumë aludimesh dhe polemikash.

Aktorja publikoi foto krahas Frrokut ku dukej e lumtur dhe krahas tyre shkroi:’E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i ish bashkëshortit të saj me të cilin është në proçes divorci Aleksandër Varfaj. Varfaj publikoi një foto në Instastoryn e tij e gjitha në errësirë ku shkroi:

“Një ditë do them le të shkojë gjithçka në djall dhe do lë djajtë ta luajnë lojën”.

Rudina Dembacaj konfirmoi lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti

Please follow and like us: