Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: Shqiptarizimi jashtë Shqipërisë, rasti ‘Vatra’ në Belgjikë!

 Image result for silvana begaj
Silvana Begaj

Shqiptarizimi jashtë Shqipërisë!

(Një shembull i shqiptarëve në Belgjikë)

Qendra kulturore ‘Vatra’ është referenca kulturore për komunitetin shqiptar të Belgjikës

Qendra kulturore ‘Vatra’ është pjesë e shoqatës ‘Albabel’ e themeluar në Belgjikë që në 2007-ën nga Ahmet Gjanaj.

Qendra kulturore ‘Vatra’ ka si qëllim që të promovojë kulturën shqiptare si për pjesëtarët e komunitetit shqiptar ashtu dhe për belgët dhe komunitetet e tjera në Belgjikë.

Për të arritur këtë qëllim, ‘Vatra’ organizon veprimtari të ndryshme si në lokalet e veta ashtu, në lokalet e komunës Molenbeek dhe në vende publike. Mund të veçojmë 4 përmasa të rëndësishme të ‘Vatrës’:

1. Shkolla ‘Vatra’: Organizimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe për fëmijtë shqiptarë nga 6 deri 17 vjeç;
2. Grupi i valleve ‘Vatra’: Edukimi i adoleshtëve shqiptarë me vallet tradicionale të të gjitha trevave;
3. Grupi i grave ‘Vatra’: Emancipimi i grave shqiptare me veprimtari kulturore si dhe mësimin e gjuhës frëngjishte dhe integrimin në shoqërinë belge;
4. Pjesëmarrja dhe organizime të ndryshëm kulturore: koncertesh, shfaqjesh, mbledhjesh, konferencash, debatesh, manifestimesh, panairesh, promovim librash,…

‘Vatra’ bashkpunon me një sërë shoqatash shqiptare dhe belge dhe ka një partneritet me rrjetin e bizneseve shqiptare në Beneluks që kontribuon gjithashtu në mbarëvajten e këtyre veprimtarive.

Së fundmi, më 14 dhjetor, Qendra kulturore ‘Vatra’ ka përuruar lokalin e ri me praninë e Kryetarës së Komunës Molenbeek, znj. Catherine Moureaux, Kryeministrin e Rajonit të Brukselit, z. Rudi Vervoort, Ministren Rajonale e Integrimit Social, znj. Nawal Ben Hamou, Sekretarit të parë të Ambasadës së Kosovës, z. Fitor Murati si dhe të një numër të konsiderueshëm pjesëtarësh të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Pas këndimit të himnit të flamurit kombëtar, fjalimeve zyrtare të filluara nga presidenti i shoqatës njëherësh dhe nënkryetar i komunës Molenbeek, z. Ahmet Gjanaj, fëmijtë e shkollës shqipe, nën drejtimin e koreografës Vaile Shkodra njëherësh dhe koordinatorja e Qendrës ‘Vatra’ dhe nën kujdesin e mësuesve të shkollës shqipe ‘Vatra’, u interpretuan valle të ndryshme ndër sytë e mahnitur të publikut.

Në fund të veprimtarisë, drejtuesit e qendrës bashkë me titullarët e autoriteteve lokale dhe rajonale, prenë shiritin përurues duke uruar një llojllojshmëri dhe një denduri veprimtarish në dobi të komunitetit shqiptar!

Image may contain: one or more people and people standing

Please follow and like us: