Albspirit

Media/News/Publishing

Trump i përgjigjet Iranit pas sulmit ndaj bazave ushtarake: Jemi të përgatitur për gjithçka!

Trump 600x360

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbajti një konferencë për shtyp para amerikanëve, pas sulmit me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak. Kreu i Shtetit të SHBA paralajmëroi Iranin se ushtria amerikane është e gatshme të përballojë gjithçka, ndërsa shtoi se sa të jetë President i SHBA, Irani nuk do të ketë fuqi bërthamore. “Për sa kohë do jem President i SHBA, Irani nuk do të ketë fuqi bërthamore. Asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmet e regjimit iranian, nuk patëm viktima, të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt. Dëme minimale u shkaktuan në bazat tona ushtarake. Forcat tona janë të përgatitura për gjithçka. Një gjë e mirë për gjithë botën që asnjë amerikan nuk humbi, sepse u morën masat e duhura për të dërguar forca, pas paralajmërimeve. Kombet kanë toleruar sjelljen e Iranit, por ato ditë kanë përfunduar. Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit. Javën e kaluar morëm vendime decizive për të ndaluar një terrorist të pashpirt”, tha Trump. Në fjalën e tij, Trump kujtoi se si forcat e ushtrisë së SHBA shkatërruan 100% ISIS dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdat. “Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terrorist. Ne shkatërruam 100% të ISIS, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet. Në fund të fjalës së tij, Presidenti i SHBA, Donald Turmp, i përcolli një mesazh popullit të Iranit, duke iu thënë “Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë”.

Please follow and like us: