Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet e vdekur një shqiptare në Francë

Një grua shqiptare është vrarë pasi iu nënshtrua torturave fizike dhe djegies me cigare dhe trupi i saj është hedhur në një park ku u gjet nga kalimtarë të rastësishëm. Zbulimi i trupit të të ndjerës u bë në Mougins (Alpes-Maritimes). Viktima, u gjet krejtësisht e zhveshur dhe pjesërisht e djegur, braktisur në një park në Valmasque që rrihet pak nga kalimtarët. Policia tha se bëhet fjalë për një femër 30 vjeçare nga Shqipëria. Këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 30 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, – saktësoi ai, i cituar nga e përditshmja franceze ‘Liberation”. Mësohet se e ndjera, një grua e re bionde, kishte denoncuar në vitin 2015 dhunë fizike dhe verbale. Në trup iu gjetën dy tatuazhe, në njërin prej të cilit kishte emrin e një shqiptari. Gazeta lokale Nice Matin citoi policinë të thotë se e kishte evidentuar të ndjerën si një prostitutë e zonës. Ajo jetonte vetëm, në një apartament në Kanë, (Cannes – Alpes-Maritimes). Një kontroll në banesën e të ndjerës evidentoi se krimi nuk kishte ndodhur aty, tha prokurori Fabienne Atzori, i lokalitetit Grasse (Alpes-Maritimes).

Please follow and like us: