Albspirit

Media/News/Publishing

Lidhje me gjeneralin Soleimani, 2 diplomatë iranianë dëbohen nga Shqipëria

Dy diplomatë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz.

Sipas “Top Channel”, dy diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Sipas të dhënave, Seyed Ahmad Hosseini është shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje speciale nga ana e Iranit.

Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me ish-shefin suprem të trupave Quds, gjeneralin Qasem Soleimani.

Mësohet se shërbimet sekrete, edhe me ndihmën e vendeve aleateve kanë siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuar nga Soleimani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

Image result for revista perla

Gent Cakaj rrëfen arsyen përse u dëbuan dy diplomatët iranianë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Please follow and like us: