Albspirit

Media/News/Publishing

DASH vlerëson dëbimin nga Tirana të dy diplomatëve iranianë, përfshi edhe drejtorin e revistës ‘Perla’

Image may contain: text that says 'We commend the government of Albania's decision to expel two of Iran's so-called diplomats. The Iranian regime continues to use its diplomatic facilities in Europe and elsewhere as cover to plot terrorist attacks, as well as to threaten and spy on Iranians living abroad. State Department Spokesperson Morgan Ortagus'

“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë. Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre”. – Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.

https://www.revistaperla.al/redaksia/#

 

Maryam Rajavi: Vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar përjashtimin e dy diplomatëve të regjimit iranian nga Qeveria Shqiptare si një hap të guximshëm e të lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit dhe garantimin e sigurisë së popullit shqiptar dhe refugjatëve iranianë. Ajo tha se vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë. Znj. Rajavi shtoi se përfaqësitë e regjimit iranian janë epiqendra të spiunazhit dhe terrorizmit. Shumica e diplomatëve të regjimit janë ose agjentë të Ministrisë së Inteligjencës, ose oficerë të IRGC-së, ose janë trajnuar për terrorizëm dhe spiunazh për t’i shërbyer këtij qëllimi. Ndërkohë që populli iranian bën thirrje nëpër rrugë për përmbysjen e mullahëve, është veçanërisht e rëndësishme të ndërmerret një politikë decizive përballë terrorizmit të regjimit dhe të mbyllen ambasadat e tij në vende të tjera, theksoi ajo.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

 

 Kush është Ahmad Hosseini Alast?

Ahmad Hosseini Alast mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri dhe kishte ardhur në Tiranë katër vite më parë. Ai u dëbua si i padëshiruar nga Shqipëria për shkak se dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian MOIS dhe statusi i atasheut kulturor i shërbente për mbulim. Menjehërë pas mbërritjes ai është emëruar edhe drejtor i fondacionit Saadi Shirazi që ushtron aktivitetin në Shqipëri prej vitit 1996. Sipas TCH, Ahmad Hosseini Alast ishte duke punuar me Balkan Sahar, një media në shërbim të politikës se Teheranit dhe me seli në Bosnje për të ndërtuar një televizion në gjuhën shqipe. Burimet e kësaj medie thonë se këtë detyrë ai e morri më 9 gusht të vitit 2017, kur udhëtoi për në Teheran dhe u takua me përfaqësues të MOIS (shërbimi sekret i Iranit, Forcat Quds, Zv.Drejtorin e ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike), dhe menaxherin e rrjetit televiziv “Balkan Sahar”. Ata diskutuan për lehtësimin e krijimit të një rrjeti televiziv në gjuhën shqipe dhe vendosën t’a vazhdonin. Alast është një anëtar i stafit të Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike, i cili shërbeu katër vjet si atashe kulturor në Bullgari. Më pas ai u zhvendos në Teheran dhe shërbeu si Kreu i Administratës Europës Lindore dhe Gjermanisë në ICRO për 11 vite. Më vonë, ai u bë këshilltar i Kreut të marrëdhënieve ndërkombëtare në ICRO (Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islamike). Ahmad u zhvendos në Tiranë në 2016, ku zëvendësoi, Abbas Azizi, ish-atasheun kulturor. Në 19 Tetor 2017, Alast mori pjesë në një takim në “ICRO HË” kryesore në Teheran, ku u takua me autoritete të MOIS, Forcat Quds, përfaqësues të MIU dhe Kreun e sektorit të Europës dhe Amerikës në ICRO. Në takim, Alast ishte tërësisht i informuar për prezencën e MEK në Shqipëri dhe mori politikën e nevojshme për të kundërvepruar ndaj situatës. Para se të zhvendosej në Shqipëri, Ahmad kishte punuar për kater vite në shërbimin e këshillimit kulturor në ambasadën iraniane në Bullgari, ku ai inkurajoi 17-18 shtetas bullgarë të udhëtonin në Qom për të bërë trainime teologjike. Një pjesë e këtyre njerëzve u integruan në ideologjine ekstreme të Liderit Suprem dhe tanimë punojnë efektivisht për regjimin Iranian. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Ahmad Hosseini Alast, i dërgoi një raport drejtorit të ICRO, Abuzar Ibrahimi Torkman, dhe citoi se do të performonte aktivitete të ngjashme në Shqipëri. Ai tha se do të tërhiqte njerëz të rinj nga Alavite ose Sunnitë, ose ndoshta dhe nga sekte të tjera dhe do i kthente në mjete lidhjeje midis Iranit dhe shteteve në rajon. Qëllimi i prezencës kulturore të Iranit në rajon është të trajnojë mullahë, shkrimtarë apo përkthyes që mbështesin aktivitete të regjimit iranian. Ai u dëbua së bashku me këshilltarin e ambasadës për shkak se kishin dalë nga roli i tyre si diplomatë. Këshilltari rezultonte të ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i gjeneralit Soleiman dhe pjesë e rrjetit që kishte planifikuar të rrafshonte ambasadën e SHBA në Bagdad.

Please follow and like us: