Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollaq Neranxi: Rimini, vendi ku flitet për biznes, por edhe për politikë!

Image may contain: 17 people, people smiling, people standing and suit

 

Jemi në ditën e dytë të panairit ‘Sigep’ në Rimini! Takimi me drejtuesit dhe profesionistët e Kompanisë ‘Irca’, ishte shumë frytëdhënës! Po flasim për një markë ndërkombëtare me lëndë të para për pastiçeri, të cilësisë më të mirë! Me çmime dhe rekorde në shumë evente dhe kampionate, ata ia kanë besuar suksesin e tyre, Kompanisë ‘Neranxi’ për Shqipëri dhe rajon!

Ndjehem kaq mirë kur flasin me superlativa për punën tonë dhe pasi mbarojmë bisedat e punës, fillojmë me ato të politikës! Facebook iu ka dhënë mundësinë të gjithëve të përkthejnë në gjuhën e tyre çfare ne shkruajmë! Nuk e prisja që ata të komentonin qëndrimet e mia thellësisht opozitare mbi politikën, ekonominë, plagët sociale!

Sipërmarrësit e huaj janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre problemeve dhe integriteti moral i njerëzve me të cilët punojnë, për ta është shumë i rëndësishëm! Më tregojnë se takohen me disa sipërmarrës shqiptarë të cilët nuk pranojnë të publikojnë as edhe një foto sepse kanë llogari të hapura me ligjin!

S’ka si liria e njeriut edhe kur kostoja që duhet të paguash për të është e lartë, por ama gjumin e bën të qetë!

Ja pra, duhet të vish deri në Rimini, të takohesh me këta njerëz kaq të suksesshëm, që të ta kujtojnë këtë aspekt kaq të rëndësishëm!

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing

Image may contain: 14 people, people smiling, people standing

Please follow and like us: