Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli i Eni Çobanit nën moton: ‘Të shpërndajmë mes nesh ngrohtësi e mirësi’!

Image result for eni cobani
Për ta filluar vitin mbarë kam vendosur të marr pjesë në iniciativën “Të shpërndajmë mes nesh ngrohtësi e mirësi”. Pesë personat e parë që komentojnë në këtë status me “Përfshihem” do të marrin nga unë një surprizë këtë vit – gjithçka që nga libër, një biletë, një udhëtim, diçka të bërë vetë apo çdo lloji surprize tjetër simbolike! Gjithçka do bëhet pa njoftim, kurdo që të gjej diçka që t’u përshtatet apo t’u bëjë sadopak të lumtur.

Të pestë këta persona DUHET të bëjnë të njëjtë ofertë në statuset e tyre dhe të kontribuojnë me gatishmërinë për përhapje të ngrohtësisë njerëzore mes shqiptarësh. Thjeshtë kopjoni tekstin dhe hidheni në profilin tuaj (ju lutem mos i bëni share) që sëbashku të krijojmë një rrjet të shpërndarjes së humanizmit dhe mirësisë mes nesh.

Le të bëjmë më shumë gjëra të mira për njëri-tjetrin gjatë 2020-ës pa ndonjë arsye tjetër përveçse të bëjmë njëri-tjetrin të ndjehemi të respektuar dhe të tregojmë që mendojmë e kujdesemi mes nesh. Për një vit me më shumë mirësi, me më shumë miqësi dhe të mbushur me dashuri njerëzore.

Please follow and like us: