Albspirit

Media/News/Publishing

Kostas Uranis: EROTIKE

 

Nuk jam ai që jetën tënde
erdha si diell ta ndriçoj:
drita që sheh në sytë e mi,
është thjesht ajo që më jep ti
dhe unë, e reflektoj!

Botën magjike në është se
e gjeta fantastike,
çelsin e artë veç ti ma dhe,
me dorën tënde mike.

E nëse ng’ ajo letargji
u ngrita i lumturuar,
e ndjej e dashur thellë në gji,
se po, tek ti jam zgjuar!

Shqipëroi: Arqile Garo

Please follow and like us: