Albspirit

Media/News/Publishing

Lazim Destani: Në Berlin në përvjetorin e Ibrahim Rugovës

Image may contain: 4 people, people standing and indoor
 

Sot në Berlin pata kënaqësinë të marr pjesë në shënimin e 14 vjetorit të vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe mbi të gjitha, njeriut që bëri aq shumë për Pavarësinë e Kosovës. Me rastin e shënimit të kësaj dite në nderim të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova u hap ekspozita me titull, “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet-formimin e Kosovës”.
Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua nën organizimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani. Krahas autorëve të ekspozitës historike, Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, në këtë ngjarje ishin prezent bashkatdhetarë të shumtë me punë e biznese në Gjermani por edhe miq gjermanë që kishin ardhur për ta nderuar komunitetin tonë në Gjermani dhe në veçanti, figurën e Dr. Ibrahim Rugovës.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës, Beqë Cufaj, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Ramadan Nazifi si dhe përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë.

Image may contain: 5 people, people standing and indoor

Image may contain: 4 people, people standing and indoor

Please follow and like us: