Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Kokëdhima: Koncesionet, vepra kriminale të SHQUP-it dhe Rilindjes

Dëgjova Lulzim Bashën sot paradite në Shkozet, ku u thoshte banorëve se: ‘…Këtë do të bëja unë: Anulimin e koncesioneve, kalimin e ndihmës te njerëzit’.

Jo, Lulzim, mos mashtro! Nuk i anulon as ti, as Rama koncesionet dhe PPP-të. I keni bërë bashkë, me oligarkë të përbashkët. PD-ja i dha votën Nanos për koncesionin e Rinasit dhe ja dha sërish Ramës për ta mbajtur në këmbë, që të rripen shqiptarët. Berisha dha me koncesion Kontrollin Teknik të Automjeteve, markimin e karburanteve, skanimin, pajisjen me pasaporta dhe ID, pullat fiskale e shumë të tjera. Nuk arriti t’i jepte të gjitha, por e kreu Rama dhe tashmë taksat e shqiptarëve dhe borxhet shkojnë për të paguar disa oligarkë të qeverive të SHQUP-it dhe Rilindjes.

Anulimi i tyre nuk mund të bëhet sepse ato janë ligje dhe i bëtë qëllimisht të tilla kontratat, që të na marrin më shumë edhe nga tërheqja.

Mos mashtro më, Lulzim! Hiq dorë nga bashkëpunimi me Ramën! Nise nga zgjedhjet! Lësho zgjedhjet nga bandat e kusarëve të PD-së dhe të PS-së, lejoi popullit të zgjedhë deputetët e tij dhe jo të vazhdoni të emëroni servilët, horrat dhe puthadorët e tu e të Ramës.

http://shekulli.com.al/koncesionet-vepra-kriminale-te-shqup-it-dhe-rilindjes/

Please follow and like us: