Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta Kostandin Rama, ish-futbollisti kampion i Elbasanit

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Elbasanit Konstadin Rama, i cili mbahet mënd nga të gjithë edhe për faktin se ishte lojtar i formacionit bazë të ekipit Labinoti, që u shpall kampion në edicionin 1983-1984.

Ish-futbollisti Rama, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, ka patur një karrierë të suksesshme si futbollist dhe pas shkëputjes nga sporti së bashku me familjen emigroi në shtetin fqinj të Greqisë.

Ai ndërroi jetë në Athinë pas një sëmundje të pashërueshme.

Please follow and like us: