Albspirit

Media/News/Publishing

Hapet katedra e parë e Albanologjisë në SHBA, financim 5 milionë USD nga Idai Edy Bregu

Është hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës katedra e parë e Albanologjisë. Katedra është hapur në Cikago, falë donacionit prej 5 milionë dollarëve nga Idai Edy Bregu, një emigrant i hershëm shqiptar në Amerikë. Pasi u nda nga jeta, ai e la një pjesë të pasurisë për hapjen e kësaj katedre. Katedra e Albanologjisë funksionon në kuadër të universitetit De Pol dhe udhëheqësi i saj është, profesori dhe shkrimtari Gazmend Kapllani. Katedra po bëhet gati të pranojë studentët e parë. Përveç të rinjve me prejardhje shqiptare, dyert e katedrës do të jenë të hapura edhe për student të komuniteteve tjera në Amerikë, që kanë interesim të studiojnë albanologjinë.

Please follow and like us: