Albspirit

Media/News/Publishing

6 shkurt 1981-6 shkurt 2020/Ceremoniali i përvitshëm i Dëshmorëve të Fekenit

Image result for deshmoret e fekenit"

 

Më 6 shkurt 2020, ora 10, në Akademinë Ushtarake zhvillohet ceremonia e përkujtimit të Dëshmorëve të Fekenit, komandantë, pedagogë e studentë të ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve (sot Akademi e Forcave të Armatosura), që ranë gjatë stërvitjes dimërore në kampin stërvitor më 6 shkurt 1981. Ata dhanë jetë për të shpëtuar jetë. Akti i tyre sublim mbetet kurdoherë një simbol i ndërtimit të lidershipit për brezat e studentëve ushtarakë, mbetet shembulli më i mirë i motivimit përmes dhënies së shembullit personal deri e përtej kufijve të vetmohimit. Kjo është forca e madhe e karakterit të ushtarakut. Ishte kjo forcë e brendshme e njerëzve në uniformë që mposhti e triumfoi mbi kushtet ekstreme atmosferike të dimrit të vitit 1981. Kujtimi i të rënëve të Fekenit, frymëzimi nga akti i tyre sublim, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e jetës së përditshme në AFA – në çdo rreshtim mëngjezi e thirrje mbrëmjeje.

  1. Komandant Dushan Shametaj
  2. Shef i Planizimit Çlirim Pulaj
  3. Pedagog Nikollaq Bero
  4. Student Besnik Shehu
  5. Student Bilbil Pashaj
  6. Student Aleko Gjoni
  7. Student Qemal Lika
  8. Student Pellumb Rrapo
  9. Student Ilir Gramatiko
  10. Student Nexhip Copa
  11. Student Bujar Ago.
Please follow and like us: