Albspirit

Media/News/Publishing

Mbante kallashnikov në çantë shpine, arrestohet 2K

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me kallashnikov. I riu lëvizte me një biçikletë dhe një çantë shpine ku mbante armën e zjarrit.

Ai është ndaluar në momentet që po përgatitej të hynte në një market në Laknas, ku edhe është prangosur në flagrancë.

Gjate kontrollit fizik të riut me iniciale K.K, banues në Laknas i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Policia sqaron se ai mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Please follow and like us: