Albspirit

Media/News/Publishing

Egla Harxhi: XCSV, be the owner of yourself!

No photo description available.

Filozofia e XCSV qëndron në respektimin e parimit të lirisë individuale. Lirisë që gëzon individi në të menduar dhe mbi të gjitha në të jetuar. Të mendosh XCSV do të thotë të kalosh mendimin e përgjithshëm, të mendosh XCSV do të thotë të përqafosh një vizion drejt së ardhmes që ndërthur traditën kulturore me elementët e modernizmit europian. XCSV i jep jetë teknologjisë. Ne ndërthurim teknologjinë me natyrën, lëvizje kjo që lidhet me vizionin e globalizmit, pra krijimit të një kulture që qëndron drejt estetikës, funksionales, kulturës urbane, artit dhe shoqërisë moderne. XCSV thyen barrierat ndër kufitare. Ne përfaqësojmë jo thjesht një kompani biznesi, por një lëvizje kulturore ku të gjithë qëndrojmë të bashkuar drejt vlerave europiane, prandaj motoja jonë kryesore është të ndryshëm, por pa diferenca, në krijimin e një proçesi dinamik që thyen barrierat ndërkulturore dhe në krijimin e një ideje: pra të jemi të lirë për t’u shprehur si dhe të frymëzojmë të tjerët drejt vizionit të lirisë.

Gjithmonë e kam menduar veten si një njeri në zhvillim. Studimet i kam kryer në arkitekturë, por pasioni ka qenë urbanistika, jeta dinamike, frenetike urbane, psikologjia sociale dhe ndikimi i dizajnit në të. Nën projektin e urbanistikës lindi ideja e XCSV. Pasioni sjell zhvillim dhe ky zhvillim më jep forcë për të ecur gjithnjë përpara si mama, por mbi të gjitha si një femër në fushën e biznesit. Ndjehem me fat që jam e rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm të cilët më japin energji pozitive dhe më stimulojnë që të vazhdoj përpara në këtë udhëtim që kemi ndërmarrë. Patjetër që eksperiencat e arkitekturës, ndërthuren me artin dhe të bukurën duke qenë se dikur kanë qenë pjesë e jetës sime dhe mendoj se të gjithë këto janë elemente që më karakterizojnë mua si individ, si një femër midis artit dhe biznesit. Ne krijojmë vizion, vizioni ngjall shpresë dhe shpresa na jep besim. Besimi që marrim është shtysë dhe një hap para drejt konceptit universal XCSV.

Please follow and like us: