Deklarata e Kujtim Gjuzit pas akuzave për dhunë ndaj femrës

UNE KUJTIM GJUZI DEKLAROJ ME PERGJEGJESI: S’KAM DHUNU KURRE DJALIN E BASHKESHORTEN QE NDIKOHET NGA MOTRA E KALLXUAR N’POLICI NGA UNE.
Deputeti Kujtim Gjuzi ka folur sërish për akuzat e bashkëshortes. Kjo e fundit akuzon Gjuzin se ka ushtruar dhunë mbi të dhe djalin 16 vjeç.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Gjuzi pohoi se në 17 vite të jetës së tij me bashkëshorten i ka dhuruar vetëm trëndafila një herë në muaj teksa shtoi se nuk ka ushtruar kurrë dhumë dhe nuk do të kërkojë kurrë falje për diçka qënuk e ka bërë.
“Në 17 vite të jetesës sime me bashkëshorten nuk ka asnjë rast, përveçse dhuruar trëndafila një herë në muaj dhe jo pak 17 copë dhe nuk ka asnjë rast, përveç intonacionit tim. Nëse dikush nga motrat, kunatat se me qenë i thonë kuditat, vjen, tenton të ndërhyjë deri në shkatërrimin e familjes sime apo të firmës, unë aty jam drastik për të mbrojtur familjen time. Nuk kam ushtruar kurrë dhunë dhe nuk kërkoj kurrë falje për një gjë që nuk e kam bërë, nuk e bëj dhe nuk e lejoj bashkëshorten time të më thotë mua më fal sepse nuk ka shans që ta fal nëse ke kaluar rrethin e unazës. Nuk kam ushtruar dhunë në mënyrë absolute ndaj djalit dhe gruas sime”- u shpreh Gjuzi.
Kujtim Gjuzi: “Ka një vendim për urdhër mbrojtje, posi. Divorci ka kohën e vet, detyrimet e veta. Për të ushtruar presion më të madh mbi mua më dërgojnë pa prova, ka zero prova. Duhet të qëndroj 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit. Djali në këto momente është nën ndikimin nënës. E falënderoj nënën e tij, e ka mbajtur 9 muaj në bark patjetër. Le ta ketë ndikimin. Është në moshë të mitur, 16 vjeç. Në atë moshë kam marrë vendim më të fortë se ai. Por djali im është gjysmë shkodran, do të thotë gjysmë aristokrat. Ju e dini se çfarë kam thënë unë për tironsit, nuk hapin rrugë kollaj, qoftë edhe për një mur.”