Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Papajani: Shpirt-njeri-dinjitet…

Duke u ndalur në ditët e sotme termi dinjitet vjen si ndërveprues e lidhur ngushtë kjo me respektin dhe sjelljen e duhur deri në derivatin se si kushtëzohet në marrëdhëniet njerëzore. Çdo ditë na vinë në mënyrë sporadike apo të fragmentuar doza pozitive apo negative në mënyrën më diskrete ku shihen qartë diskriminime apo keqtrajtime në marrëdhëniet ndërpersonale apo rrethanore. Respekti apo vlera njerëzore në kohët moderne është dobësuar apo shihet rrallë. Në emër të dinjitetit njerëzor fliten lloj moralizmash apo fragmente të koordinuara ku thjesht qëndrojnë shifra si është apeluar apo punuar si fasadë në dukje. Në episode kalimtare shpirti njerëzor njehsohet duke folur se çdo gjë është perfekte apo nuk gabohet nga përvoja dhe pjekuria në dukje. Këto lloj sekuenca qëndrojnë statike në konkluzion apo rregjistra të një falsiteti modern. Fakti më përfaqësues shikohet te fëmijët, si rriten, si formohen në personalitet apo dinjitet pa i fyer ata në ecje e sipër. Koha e caktuar apo puna e mirëfilltë me ta bën që nesër të jepen rezultatet e fryteve apo karaktereve të ndjeshëm dhe dinjitet njerëzor në pozitivitet. Dinjiteti në thelbin ekzistencial ndihmon në praktika apo bagazh ushqimor i përditshëm ku ruhen si arkiv personaliteti dhe tentativat për të përballuar pasiguritë që paraqiten gjatë jetës. Kjo bën të mundur që nesër mos të jetë një brez i sforcuar në respekt e mirënjohje, por një mirkuptim dhe arsyetim koherent i një gjenerate që ndan boshllëqet dhe hendeqet duke dhënë një motivim adekuat me baza ponteciali. Po të bëjmë një bilanc me të kaluarën themi se ndërsa në atë kohë dinjiteti apo respekti fitohej me detyrim e forcë, me tone të ashpra sot logjistika ka kah të kundërt, në disa hasen maska apo qeshje fals, në disa të tjerë thjesht statistika burokratike e në disa raste spektri dekretohet me një imazh vlere pa ekzagjerime ku çdo rast imun ka klimë të ngrohtë dialogu ku futen të gjitha normat për të krijuar premisa të një shoqërie me baza të larta dinjiteti. Era moderne duhet të edukojë filiza ndjesorë jo kompjuterikë të ftohtë që nesër dinjiteti mos të shikohet si llogari apo trajtim empirik leksionesh. Aty ku kreativiteti, logjika ndërthuret me vendosmërinë po aty ka baza që shpirti ndjesor të injektojë brendinë në impaktin shpirt -njeri-dinjitet…