Albspirit

Media/News/Publishing

Nikollaq Neranxi, letër publike për ministrin Arben Ahmetaj

Dhuna në Himarë, reagon Nikollaq Neranxi | Gazeta Dita

Nikollaq Neranxi

 

Zoti ministër! Ju dëgjova në një intervistë dy ditë më parë ku pohonit se bizneset që lejohen të punojnë, mund të vijojnë aktivitetin edhe pas orës 13. Në rastin e aktivitetit tim që merret me ushqime, mu duk një zgjidhje shumë e mirë. Tashmë leja për pazar vetëm një orë, e ka bërë të vështirë blerjen në dyqane dhe dërgesat në shtëpi janë një zgjidhje e mirë edhe pse janë kosto të shtuara për ne, por ne e konsiderojmë si mision, më tepër se sa punë. Mirëpo makinat dhe motorrët e Kompanisë Neranxi po ndalohen nga policia! Mund ta di se cila është arsyeja? Gjendja e jashtëzakoshme përfshin edhe seleksionimin e bizneseve që duhet të punojnë dhe atyre që nuk duhet?

Me shpresë që do të kem një përgjigje!

Nikollaq Neranxi, President i Kompanisë Neranxi.

Please follow and like us: