Albspirit

Media/News/Publishing

Sulejman Mato: Jeta me nënë

Borshi - Wikipedia

Ne rrinim në oborr, përballë njeritjetrit
hija e nënës, e re dhe e bukur, zgjatohej si shtyllë drite,
ajo rrinte ulur në stol, thurrte çorape me shtiza,
po mendjen e çonte larg…

Jeta me nënë, thoshja unë,
është si deti i madh dhe i paanë…

Zoti ynë që je në qiell,
ndaloje përjetësisht atë çast,
mos ma lër të ikë.

Ne rrinim në oborr, përballë njeritjetrit
dhe dielli lumturohej mbi kokat tona.
Ajo thurrte çorape me shtiza,
por mendjen e çonte larg.

Jeta me nënë, thoshja unë,
i jep forcë dhe globit në rrotullim…
U jepte forcë bletëve që gumëzhinin rreth luleve të kumbullës
u jepte gjallëri dhe pulave në oborr që kakarisnin gjithë gëzim.
Zoti ynë që je në qiell, thoshja unë,
ndaloje përjetësisht këtë çast!

Po tani që ti s’je më,
ku ta përplas unë kokën
moj nëna ime?!

Please follow and like us: