Albspirit

Media/News/Publishing

Dalip Greca: LAMTUMIRË MIK I DASHUR, JONUZ NDREU!

Image may contain: 9 people, people sitting, table and indoor

Jonuz Ndreu nuk jeton më fizikisht përveçse në zemrat dhe mendjet e njerëzve të dashur. Më tronditi dhe më trishtoi lajmi që ma përcolli sot në mëngjes i nipi, Çezar Ndreu. E kisha bërë rregull që çdo javë e merrja në telefon dhe flisnim për minuta të tërë me Jonuzin. Gjithëmonë kishte etje për informacionet në Shqipëri e Kosovë.Javët e fundit, e kisha provuar disa herë telefonin, por nuk po merrja përgjigje. Në fundjavën që shkoi e kapi telefonin njëra nga vajzat. Më tha se babai ishte në spital dhe nuk mund të fliste dot. U trishtova. I telefonova Çezarit: Çfarë ka ndodhë me Jonuzin? Nuk është mirë, u përgjigj ai, derisa sot, më dha lajmin e ikjes në amshim.
Jonuzin e kisha mik, një nga miqtë më të mirë në Vatër. Para se të pësonte goditjen që e la për 7 vjet në karrocë, ai vinte dhe na vizitonte edhe në familje. I dashur dhe fisnik, më dha përkrahje të pakursyer në Vatër, tregohej bujar me gazetën, duke sponsorizuar herë pas here. Kur pësoi stroke, 4 nentor 2013, shkuam dhe e vizituam në spitalin ku ishte shtruar, në Orange Regional Medical Center, që ndodhet në Middletown, New York, bashkë me ish kryetarin Gjon Buçaj dhe me Zef Perndocaj. E keqja kishte kaluar, por ai s’mund të ngrihej më në këmbë. Më pas shkova me Dr. Skënder Murtezanin dhe e viztuam e folëm me të. Dr. Murtezani e vizitoi dhe i dha kurajo.
Edhe pse në karrocë, ai kurrë nuk u nda nga Vatra. Deri në fund e dërgonte dhe anëtarësinë për Federatën dhe Diellin. Korrekt, si ai. Madje me përkujdesjen e nipit, Çezarit, sponsorizonte edhe një faqe në numrin special të edicionit të 28 nëntorit, Festës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk mungonte as në festat e 28 Nëntorit, Festën e Flamurit dhe Festën e Pavarësise së Kosovës, që organizonte Vatra. Ashtu në karrocë i ndihmuar nga djemtë dibranë, i shoqëruar nga vajzat, bëhej pjesë e festës dhe qëndronte deri në fund. Ja çdo të thotë të jesh vatran me shpirt.
Do të na mungosh vatran i dimrit dhe i beharit, siç thoshin vatranët e vjetër! Lamtumirë mik! Përherë do të kem në Kujtesë! Pusho i qetë!
Së bashku me familjen lutemi për Shpirtin e tënd: Pusho në Paqë!
Ngushëllime vajzave, nipërve e mbesave, të gjithë familjes së madh NDREU!

Image may contain: 3 people, suit

Image may contain: 8 people, including Çerçiz Loloçi, people standing and suit

Image may contain: 26 people, including Halil Mula, people standing, tree, plant and outdoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 8 people, people standing and suit

Image may contain: 5 people, people standing and suit

Image may contain: 3 people, indoor

Please follow and like us: