Albspirit

Media/News/Publishing

Themeluesi i Twitter dhuron 1 miliard dollarë për mbrojtjen nga Covid-19!

Gettyimages 1027231380 4a4438e5f90a19d42799fdad22998214039b743f S800 C85

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Dhurimi është i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se sipas Dorsey-t, ai përbën rreth 28 për qind të pasurisë së tij.  Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Dhurimi është i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se sipas Dorsey-t, ai përbën rreth 28 për qind të pasurisë së tij. Nga miliarderët e teknologjisë kanë qenë të shumtë ata që kanë dhuruar në luftën kundër Covid-19, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka ndarë 30 milionë dollarë, Jeff Bezos i Amazon-it ka dhënë 100 milionë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka thënë se do të dhurojë furnizime mjekësore në Itali – vendin me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë. Donacioni i Doresy-t është më zemërgjeri deri tani.

 

https://news.sky.com/story/coronavirus-twitter-chief-jack-dorsey-pledges-1bn-to-fight-pandemic-11970298

Please follow and like us: