Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA-Kanada/Tuned, aplikacioni i ri i Facebook për bisedat intime

Facebook ka krijuar aplikacionin e ri për çiftet të cilët mund të shkëmbjenë mesazhe me njëri-tjetrin. Aplikacioni i ri i quajtur Tuned lejon çiftet të dërgojnë mesazhe, të shkëmbejnë muzikë dhe të krijojnë një scrapbook dixhital. Tuned u krijua nga Ekipi Eksperimental i New Product i Facebook i cili përqendrohet në krijimin e mediave të reja sociale nga e para. Aplikacioni pretendon të jetë një “hapësirë ​​private” për çiftet që të bisedojnë, por duket se nuk ka encryption të shërbimeve si whatsApp. Përkundrazi, Tuned ka të njëjtën politikë të të dhënave si Facebook, e cila lejon kompaninë të mbledhë komunikime dhe sjellje të tjera për të synuar reklamat te përdoruesi. Kjo politikë e të dhënave mund të tregojë që përdoruesit janë më pak të prirur për të dërguar informacione personale apo foto private përmes aplikacionit. Aplikacioni është në dispozicion vetëm për përdoruesit e iOS në SHBA dhe Kanada dhe nuk kërkon një llogari në Facebook për ta përdorur atë.

Please follow and like us: