Albspirit

Media/News/Publishing

Salajdin Salihu: I NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI

SHQIPTARËT SIPAS KRIST MALOKIT | PORTALB

I ndez cigaret rend si Zhak Preveri
ti s’je në dhomën e zbrazur
brenda më ngulfat vetmia
dritaret kaherë i kam mbyllur
dhe dyert
ku mund të hyjë marrëzia

notoj nëpër tymin e vjellë në ajër
në saksi vyshken lulet…

ca gjethe të vdekura
në një peizazh vjeshte
era e kujtimeve i mbart
si në poezitë e Zhak Preverit
ca gjethe të lehta
si puthje në stacion
ku të përcjell trishtimi
dhe të pret
siç i pret i burgosuri festat
puthje të lehta
si vdekja

ndez cigaret rend si Zhak Preveri
dhe nuk e rrëfej jetën time
dhe nuk e rrëfej jetën time…

Please follow and like us: