Albspirit

Media/News/Publishing

Andrea Bocelli, mesazh dhe koncert nga Katedralja në Milano

Në këtë të dielë të Pashkëve, miliona njerëz po qëndrojnë në shtëpi, larg kishave dhe komuniteteve, për të respektuar distancimin fizik për parandalimin e rritjes së infeksioneve nga Covid-19. Bota ka më shumë se kurrë nevojë për mesazhe shprese, besimi dhe gëzimi se në fund të gjithë kësaj pandemia njerëzit do ja dalin dhe do të jenë më të bashkuar. Pikërisht këtë mesazh uniteti dhe shpresë në këto kohë të vështira, po e përcjell përmes muzikës së tij, ikona Andrea Bocelli nga Katedralja historike e Duomos në Milano. “Muzikë për shpresën” është cilësuar koncerti i Bocellit që po transmetohet në kanalin e tij në Youtube si “një lutje” për botën për të mos humbur shpresën.

Please follow and like us: