Albspirit

Media/News/Publishing

Diplomatët shqiptarë dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipërinë e vitet ’30-të të shek. XX

Pjese  e pandare e kontributit tashme te njohur te shqiptareve per shpetimin e hebrenjve  nga politikat naziste antisemite para e gjate Luftes se Dyte Boterore eshte edhe vizioni e puna e diplomateve shqiptare qe punonin e drejtonin legatat shqiptare ne vendet ku kishte popullsi hebreje ne Evropen Qendrore e Lindore. Politikat antisemite me ardhjen ne pushtet te Hitlerit dhe shpalljen e doktrines “final solution” e cila perbente bazen e dhunes antisemite,  shtruan para hebrenjve gjermane, por edhe atyre polake, austriake, çeke, hungareze,  largimin e tyre perfundimtar nga Gjermania, por edhe nga zonat perreth te rrezikuara, e vendosjen e tyre ne nje atdhe te ri, ose ne Lindjen e Mesme ose ne SHBA. Por çeshtja e dyte qe dilte para hebrenjve ishte menyra e shpernguljes dhe transferimit te tyre. Shqiperia mendohej si  je vend i rendesishem e i sigurte tranziti si dhe nje vendqendrim i perkohshem per hebrenjte qe do te shpernguleshin me pas.

Me qeverine shqiptare per kete problem komunikoi edhe Komisariati per Refugjatet ne Lidhjen e Kombeve ne vitet 1934-1935. Kerkesat e  hebrenjve me shtetesi gjermane, polake, çeke apo hungareze, per te marre prane legatave shqiptare leje kalimi ne Shqiperi e me pas leje qendrimi  u shtuan ne vitet 1938-1939. Kerkesat e tyre vazhdimisht shoqeroheshin me projekte financimi ne sektore te ndryshem te ekonomise shqiptare e kjo nxiste edhe me teper interesin e qeverive shqiptare te kohes per te shqyrtuar kerkesa te tilla.

Ne kete kuader spikat roli i diplomateve shqiptare, menyra sesi i percjellin keto kerkesa prane qeverise shqiptare, argumentet mbeshtetese qe ato japin qe kerkesa e tyre te miratohej duke e pare ate ne disa kendveshtrime per te qene sa me bindes dhe ndjekia e praktikes deri ne realizimin e saj. Roli i dipomacise shqiptare duhet pare gjithmone ne kuader te presionit  dhe nderhyrjeve te qeverise fashiste italiane prane autoriteteve shqiptare te kohes. Italia fashiste ishte prezente ne Shqiperi ne disa drejtime te jetes ne vend ne vitet ’30-te te shek.XX

Nje cope e kesaj pune, qe pasqyrohet ne dhjetra dokumente arkivore,  eshte edhe nje praktike qe vjen ne Tirane nga Legata Mbreterore e Shqiperise ne Berlin, janar 1939, e  nenshkruar nga titullari i saj  Rauf Fico, Minister i Jashtezakonshem e Fuqiplote .  Pasi paraqet kerkesen e nje ish-zyrtari te larte gjerman ne kohen e Republikes se Vajmarit, izraelit, qe kerkon te largohet nga Gjermania e te vendosej ne Shqiperi, ai e mbyll informacionin argumentues me fjalet “Pozita e çifuteve tue qene se asht e pastabilizuar dhe per çdo çast mund te pesojne shterngime e ndalime te papritura, J’u lutem te kini miresine e te me urdheroni telegrafisht sa me pare menyren e veprimit ndaj Zotnise se Tij”.

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/02/doc140-1.pdf

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/02/doc141-1.pdf

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/02/doc143-1.pdf

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/02/doc146-5.pdf

 

Please follow and like us: