Albspirit

Media/News/Publishing

Frederik Ndoci: Fluturoi drejt amshimit edhe një shpirt nga ma të mirët

Ndërhyrja e policisë në lokalin ku këndonte, Frederik Ndoci ...

Frederik Ndoci

 

Fluturoi drejt amshimit edhe një shpirt nga ma të mirët për mu!

Lamtumirë Rrikard Ljarja!

Tash me siguri e din se sa hjek shpirti jem tek po shkruaj këto rreshta.

Ëngjëlli i rojes për mu qysh prej fillimit, të karrierës teme. Atëhere kur dielli mu nxi e gjete mënyrën për të mi largue retë e zeza!

Me siguri qan një Shqipni e tan për ikjen tande!

Dy herë mallkim.

Edhe largimi i yt,

Edhe kjo situatë kaq inkubo.

Kush e di sa i dhembin puplat e krahëve shqiponjës kur ia shkulin. Mua dhimbja e tyre po ma shkul edhe shpirtin.

Shpirti yt në krah me Zotin, e shndrit drita e pa mbarueme.

Ngushëllime familjes

R.I.P.

Thash dy herë mallkim, një herë vdekja e një herë kjo pa mundësi me vu nji drandofill mbi varrin tand!

E vështirë të ngushëllohen të afërmit ma shumë se unë, se m’asht dhimt në asht qysh se e mora vesh. E çfarë asht nji dënesë të qarash kur aq shumë emocione u ngjalle njerëzve, me artin tand në të gjallë?

Asnjiherë komunist, por që askush nuk të urrejti edhe pse shumë role që mbeten flisnin për një njeri të mirë si ti që Partia e Punës as nuk e pat e kurrë nuk do ta ketë aq të pastër e pozitiv siç ishe ti.

Për mu mbetesh në at shtyllën si Deda, por tashti t’i shoh krahët e që nuk të dukeshin për sa vite ishe ëngjëll për shumë si mu.

Lamtumir mik, babë, vlla, shok, mësues e gjithçka që bane për mu.

R.I.P.

Please follow and like us: