Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Dita e librit dhe inteligjenca shqiptare

Kalendari i letërsisë: Servantesi dhe Shekspiri | ILLYRIA

Gjatë kohës së pandemisë bibliotekat ishin dekori bazë i kamerave profesionale dhe atyre të telefonave të personave publikë. Deri diku normale deri sa studiot tashmë ishin ambientet e shtëpisë për shkak të karantinës. Paralel me këtë hidheshin edhe video me tituj librash, apo libra një mbi një me motivacionin se do i lexonin duke ndenjur në shtëpi etj., ku pa diskutim dominonin autorët e huaj, pasi kjo në mentalitetin shqiptar demonstron një lloj superioriteti, konsiderohesh modern dhe jo fshatar.

Madje në botën shqiptare është kaq e gëzueshme të merresh me erotizmin e 50 hijet e Greit të Erika Xhejmsit dhe absurdin e Xhojsit, megjithëse akoma nuk kemi kuptuar vetveten. Dhe kemi adoptuar programet mësimore në lidhje me edukatën seksuale, a subjektet eksperimentale dhe rolin e absurdit në letërsi vatëm pas viteve 90. Dhe për çudi i jemi futur rrymave dhe autorëve të botës megjithëse nuk e rrëzuam diktuarën prej tyre, por nga dështimi social ekonomik dhe lufta e klasave.

Megjithatë nuk e kishim për gjë të vrisnim çdo subjekt që vinte nga kjo kohë, çdo mënxyrë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dashuritë e mbytura për pikëpamje politike, punën skllavërore të vëllezërve tanë në tharjen e kënetave, në mineriea, në kufijtë me tela me gjemba etj. Kush merrej me këto subjekte jo vetëm që nuk botohej por konsiderohej jashtë kohe.

Modern konsiderohesh të merresh me erotikën e Erika Xhejmsit a absurdin e Xhojsit. Madje ky i fundit do futej edhe në programet shkollore duke ia bërë në kokë absurdin tonë të diktaurës, ato që sot gajasemi kur një kufomë si Enver Hoxha tallte bythën me shqiptarët në mbledhjet e Byrosë së tij. Ashtu sikur nuk e kemi problem që edhe sot të vrasim çdo subjekt shqiptar që bën fjalë për dështimet tona social-politike gjatë këtyre 30 vjetëve demokraci.

Eksodet nga malet, nga deti, anijet e mbytura, gomonet… emigrantin shqiptar me arsenalin e tij nëpër rrugicat e kryeqyteteve, dashuritë e tija larashe, por në vendin e tij duan hijet e Erika Xhejmsit. Ashtu sikur nuk e kemi problem të vrasim subjektet e vitit 1997…, një lloj absurdi kolektiv ku mjafton të shkosh në varrezat e qyteteve përkatëse dhe kupton përse një autor shqiptar me emrin Petraq Kote e parashkruan fatin kështu: ”këtu do të ketë gjithmonë tre varre/ i im/ se më vret vëllai/ i vëllait/ se e vrasë/ dhe i atdheut/ që e vrasim të dy.” Nga një subjekt po absurd romani Gjerana dhe puro shqiptar, por ne për t’u dukur modern dhe të ditur duam Xhojsin, jo shqiptarin. Madje libri shqiptar është sot më i përbuzuri, autori i tyre më zi akoma. Edhe plot syresh kanë një përvojë të re akoma letërsia jonë nuk e di se cilës rrymë a kohe i përket. Kur një shkrimtar bashkohor shqiptar i kërkon kryeministrit që qeveria të ketë një plan me strategji rimëkëmbje në lidhje me kulturën, ai i përgjigjet se lëreni atë se ka mendjen tek libri. Megjithëse vet i imponohet një bote shqiptare dhunshëm me ca libra politikë si Kurbani një botë konfliktesh personale mes tij dhe liderëve që operon, pa pasur asnjë lidhje me jetën e njerëzve. Dhe për më keq një show man që thith fonde papushim del publikisht dhe u thotë shqiptarëve në karantinë, vetëm romane mos lexoni. Dhe shqiptarët gajasen prej tij, vdesin të pranojnë tag prej tij ditë e natë, pa e kuptuar asnjëherë se janë burgosur për të qënë skllevër të sojit më të pa kulturuar dhe më të pa lexuar në shoqërinë shqiptare. Këta janë showmenët shqiptarë dhe s’është e vështirë për ta kuptuar kur metafora e bythës, e horrllëkut apo shtrembërimit të fytyrës dominojnë ekranet.
Subjektet nuk i përkasin njerëzve por politikës dhe karteleve të drogës. Eshtë tmerrësisht e vështirë ta gjesh do të thuash, aspak…, por jemi të tillë, sipërfaqësore, pordhalacerër që kërkojmë të fitojmë lehtë, të famosemi lehtë dhe të dominojmë totalisht dhe gjithçka pavrsisht se regresi po na bren më keq se kanceri i gjirit dhe covid 19. Subjektet shqiptare janë të varrosur thellë dhe autorët e tyre ca sy ëndërrimtarë që të parët që tallin bythën janë botuesit me panairet, tregu brutal dhe letërsia e huaj 100% dominuese. Edhe subjekte si Amazon që i suportojnë herë më herë sot janë një digë e madhe, nuk njohin gjuhën shqipe. Nuk ka gjuhë që nuk e njohin veç shqipen jo. Një dikaster si i kulturës shqiptare qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë nuk do e kishin problem fare t’i imponoheshin rrjetit Amazon, por nuk e bëjnë. Po të futesh aty shikon kërkesa shqiptarësh nga kudo ku ndodhen me peticione e kërkesa që të njihet shqipja. Janë fisnikët shqiptarë ata që nuk pozojmë libra dhe biblioteka, jo shtetarët.Dhe a e dini përse se dominohemi nga më të pa kulturuarit më të palexurit, më të pa skrupullit qenie njerëzore, demagogët me tesera partie.

Please follow and like us: