Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: NIRVANA E SHTËRGUT

Image may contain: Sadik Bejko, closeup

Shtërg mëngjesi
në skelet kockash ke nderur krahët e mëdhenj
flatra me grimca agu të lëngësht
të mpiksur
si avullim drite mbi lumenj.

Fli e qielltë,
mbi degë të holla kockash
me diell, erë dhe vesë veshur-
te koha e pastër,
te çerdhja e burimeve kthehu prapë,
ku gojët
çurgojnë cakun ditë as natë.

Fli i fluturimit
çelik krahët mprehur
në cipëzën sipër lumit,
kalitur gjer në diell,
kthehu në ciklin e madh.
Rrethin e mbyllur
fluturimthi çaje,
del.

Çaj truallin e qielltë,
Qoftë dhe ebanit a mermer
Shkrihu në dritë fluturimit pa cak
në të tjerë dhera, dete a qiej.

Please follow and like us: