Albspirit

Media/News/Publishing

Çarli Çaplin: Kam jetuar dashurisht e kam bërë premtime të përjetshme

 

Charlie Chaplin : Official Website

 

Kam falur gabime pothuajse të pafalshme,
jam përpjekur të lë anash njerëz të pazëvendësueshëm,
e kam lënë në harresë persona të paharrueshëm.
Kam vepruar intriktivisht,
jam zhgënjyer prej njerëzve që unë preferoja,
dhe kam zhgënjyer mjaftërisht.
Kam mbajtur dikënd brenda krahëve
për ta mbrojtur;
kam bërë miq të përjetshëm,
kam qeshur kur nuk ishte për buzagaz,
kam dashur dhe më kanë dëshiruar,
por edhe jam larguar.
Më kanë dashur e s’kam mund t’i doja.
kam ulëritur e jam hedhur përpjetë
për shumë e shumë gëzime.
Kam jetuar dashurisht e kam bërë premtime
të përjetshme,
edhe pse e kam djegur zemrën
mijëra herë.
Jam përlotur duke dëgjuar muzikë,
dhe duke parë fotografi,
kam telefonuar dikë veç për t’i dëgjuar zërin.
dhe tani prapë dashurohem
mbas një buzëqeshje.

Kam kujtuar se po vdes prej mallit…

e kam pasur frikë, se mos po humbas ndokënd
fort të dashur,
(që e humba), por mbijetova!

Ende jetoj.
e jeta nuk më drobit…
as ti nuk duhet të lodhesh.
Jeto! Eshtë gjë e mirë të luftosh me bindje,
të duash jetën,
dhe të jetosh me pasion,
të humbësh me klas e të fitosh me guxim,
sepse bota i përket kujt guxon.
Jeta është fort e bukur 
për t’u dukur e pakuptimtë.

 

Please follow and like us: