Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi sjell në një libër Sigurimin e Shtetit në Librazhd (2)

Bedri Blloshmi tregon kalvarin në burgje: S' i fal! Më morën jetën

 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPЁRISЁ

“SEKRET”

MINISTRIA E PUNЁVE TЁ BRENDSHME

Ekz. Nr.13 52

DEGA E PUNЁVE TЁ BRENDЁSHME

GRUPI II- III.

HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDЁSHME TE RRETHIT TЁ LIBRAZHDIT, 1943-1975

SHKRUAR: Gjon Premalaj

REDAKTUAR: Gjon Premalaj

DAKT: Nazif Fezollari

2 KOPJE

LIBRAZHD, KORRIK 1978

 

 

“S E K R E T”

AKT-MIRATIMI I HISTORIKUT TЁ SIGURIMIT TЁ DEGES PUNЁVE TЁ BRENDЁSHME TЁ RRETHIT LIBRAZHD PЁR PERIUDHЁN 1943- 1975

Në Librazhd sot më datën 10 nëntor 1978 rrethi shkencor i degës punëve të brendëshme Librazhd mbasi shqyrtoi historikun e sigurimit të shtetit për rrethin e Librazhdit, i cili u pregatit mbi bazën e dokumentave që dispononte dega, materialeve të arkivit të Ministrisë Punëve të Brendshme, spjegimeve e kujtimeve të pensionistëve të organeve tona si dhe veteranëve dhe punonjësve të aparateve të Partisë dhe pushtetit në rreth dhe bashkëkohës të tjerë, të cilët nuk u kursyen asnje herë për të dhënë ndihmën e tyre ne hartimin e këtij historiku. Gjatë hartimit të historikut u ndreqën dhe u shtuan edhe ato pjesë për të cilat reçenzentët kanë dhënë mendimet e tyre si dhe pasi u muar mendimi i tyre perfundimtar,

VENDOSI

Miratimin e historikut të sigurimit të Degës Punëve të Brendeshme Librazhd.

RRETHI SHKENCOR

SEKRETARI: Gjon Premalaj; KRYETARI: Pellumb Ekmekçiu

KRYETARI DEGЁS PUNЁVE BRENDSHME: Mardar Hasa

 

 

 

“Arma e sigurimit të shtetit është dora e çelniktë e popullit që ndërton socializmin. Ta bëni atë të pathyeshme dhe të ngrini Lart e më lart lavdinë e saj”

ENVER HOXHA

 

Shërbimi i informacionit ka lindur që në kohët e lashta kur shoqëria u nda në klasa antagoniste dhe filloi midis tyre lufta klasore. Ai lindi me lindjen e shtetit, si pjesëpërbërse e tij dhe ka karakter klasor. Klasat sunduese që kanë ne duart e tyre aparatin e shtetit, e përdorin shër bimin informativ për të siguruar sundimin mbi klasat e tjera dhe për të realizuar qëllimet e tyre sunduese. E kundërta ndodh me funksionet e shërbimit informativ në shoqërinë socialiste. Ai këtu vihet në shërbim të klasës puntore dhe i shërben asaj për konsolidimin dhe ruajtjen e pushtetit nga klasat e përmbysura, nga përpjekjet që bën armiku i klasës, i brendshëm apo i jashtëm, si dhe elementët e rinj antisocialistë me pikpamje e qëndrime kundërrevolucionare, të cilët në forma te ndryshme bëjnë përpjekje për rrëzimin e pushtetit popullor dhe vendosjen e një shteti tjetër kapitalisto-revizionist. Shërbimi i informacionit në socializëm vihet direct nën kontrollin e vazhdueshëm të Partisë. Veprimtarinë e tij ai e ushtron në mbështetje e në lidhje të ngushtë me klasën puntore e fshatarësinë kooperativiste, me masat e gjera punonjëse.

 

 

KREU I: Organizimi dhe veprimtaria e Shërbimit Informativ në vitet e luftës nacional-çlirimtare në rrethin e Librazhdit

 

Partia jonë që në themelimin e saj, çështjen e zhvillimit drejt dhe me koseguencë të luftës së klasave, e ka konsideruar jo vetëm si forcën lëvizëse, por si nje çështjeqë ka të bëjë direkt me fatet e revolucionit, me mbrojtjen e lirisë e pavarësisë të popullit tonë, si një çështje që shërben si gur prove për ndarjen e marksistë-leninistëve nga revizionistët. Komiteti Qendror i Partisë me shokun Enver Hoxha në krye, në zbatim të mësimeve të marksizëm-leninizmit sipas kushteve konkrete të vendit tonë, vazhdimisht kanë orientuar dhe porositur se gjatë luftës se madhe që zhvillon populli ynë, do të ndeshemi me for ma e metoda të ndryshme të veprimtarisë armiqësore, të hapura dhe të mbyllura, direkte dhe indirekte, prapa të cilave fshihet veprimtaria e rafinuar e një apo disa agjen turave armike. Pra lindi nevoja e krijimit të organizmave të atilla që zjarrit t’i përgjigjej me zjarr si në front të hapët ashtu edhe në atë të fshehët.

Domosdoshmeria e organizimit të një pune të tillë e diktoi situata e krijuar në vendin tonë në fillim të vitit 1943, kur repartet partizane kishin çliruar shumë krahina të Shqipërisë dhe po përparonin qoftë për çlirimin e plotë te vendit, ashtu dhe për organizimin e tyre në njësi të rregullta luftarake. Është pikërisht kjo aresyeja që në Konferencën e Parë të vendit, e cila u mbajt me 20 Mars 1943, Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare, në pikën e tretë të rendit të ditës “mbi ushtrinë” ngrinte një nga nevojat më imediate, atë të krijimit të organeve të informacionit. Për këtë celulat dhe qarkorët e Partisë në rrethe u porositën që në këto organe të caktohen shokë me partishmëri, besnike deri në vdekje për mbrojtjen e vijës se Partisë dhe interesave të popullit, guximtarë dhe të vendosur për të bërë sakrificën më supreme duke derdhur edhe pikën e fundit të gjakut të tyre në lulen e rinisë, për çështjen e popullit dhe të Partisë. Me drejtimin e kësaj pune do të merreshin kryesisht zëvëndës komis arët e reparteve partizane, të cilët gjatë kësaj kohe dre jtonin edhe punën e Partisë në këto reparte. Pra, organet e sigurimit të shtetit, që në ditët e para të: krijimit të tyre u vunë nën udheheqien e kontrollin e plotë të Partisë. Në raportin e pregatiur që u referua në conference midis të tjerave thuhet:

“Ushtria nacional-çlirimtare patjetër duhet të organi- zojë shërbimin informativ. Nëpërmjet këtij shërbimi do të merren hollësira mbi qëllimet dhe levizjet e ushtrisë armike, mbi punën e njerëzve të ndryshëm, të hollave në poste. Në këtë mënyre do të kontrollojmë qe të mos jetë futur ndonjë tradhëtar në radhet e ushtrisë nacional-çlirimtare për të përçare nga brenda ushtrinë tone”.

Pra, shërbimi informativ lindi, u zhvillua e u forcua në zjarrin e luftës kundër okupatorëve nazifashistë e tradhtarëve të vendit si pjesë përbërëse e njësive e reparteve partizane.

Ashtu si në gjithë repartet partizane të vendit, edhe në batalionet partizane të rrethit tonë siç ishin ai i Bërzeshtës dhe Çërmënikës, shërbimi i informacionit lindi dhe përdorej për kombinimin e luftes së hapët me atë të fshehtë që zhvillohej kundër okupatorëve e tradhëtarëve të vendit. Për drejtimin e shërbimit informativ në repartet partizane të rrethit tone u ngarkuan shokët Sami Baholli dhe Zaim Myftari, të cilët me ndihmën e shumë partizanëve dhe të gjithë popullit kanë kontribuar në mënyre efektive duke u dhënë një informacion të saktë dhe në kohë komandave të reparteve partizane për lëvizjen e trupave të armikut. Kështu psh në periudhen e operacionit të dimrit 1943-1944, forcat partizane që vepronin në rrethin tonë në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë nacional çlirimtare, u informuan në kohë për zhvillimin e informacionit që pregatitej në zonën e Çermënikës me qëllim që të rrethonin e asgjësonin forcat partizane dhe Shtabin e Përgjithshëm që gjatë kësaj kohe ndodhej në këte zonë.

Informacioni i saktë dhe në kohë bëri qe shtabet e reparteve partizane të marrin masat e nevojshme. Shtabi i Pergjithshëm mbasi u informua për intenerarin e forcave të armikut, me njëherë vuri në dijeni Komitetin e Partisë të Qarkut të Elbasanit dhe urdhëroi shtabet e njësive partizane që të mbanin lidhje të shpeshta dhe të merrnin masat e nevojshme për mbledhjen e informatave të sakta mbi pregatitjet që bënte armiku. Si rezultat i kesaj, mbi bazën e të dhënave që u grumbulluan nga fshatarët dhe informatorët të cilët ishin dërguar në prapavijat e armikut, bëri që të studiohej më saktë tereni, rrugët nga ku mund të kalohej, si dhe u bë i mundur organizimi i disa veprimeve goditëse të kombinuara me qëllim që të çorientohej e goditej sa më shumë armiku. Kjo duhej bërë shpejt, udhëzonte shoku Enver Hoxha shtabin e grupit të Elbasanit në letrën qe i dërgonte në muajin shtator te vitit 1943. Por armiqtë e Partisë dhe të popullit, të cilët ishin future në radhët e forcave tona, bile edhe në postet komanduese të grupit të Elbasanit, siç ishte Kadri Hoxha me shokë, vepronin në të kundertën. Ata jepnin të dhëna joreale, disinformuese e alarmante me qëllim që të çorientonin Shtabin e Përgjithshëm me pikësynim që rrethimi të zgjatej sa më shumë dhe nazistët dhe mencenarët t’i kapnin në befasi dhe asgjesonin forcat tona. Si rezultat i këtij shërbimi informativ, në përgjithësi në krahinën e Elbasanit, dhe veçanërisht në zonen e Çermenikës dhe Berzeshtës, ishte dobësuar. Lidhjet me masën nuk ishin në nivelin që kërkohej, gjendja në repartet partizane ishte keqësuar, ambicja dhe përçarja kishin marrë një shtrirje të madhe. Veç kësaj nga raportet që jepte Kadri Hoxha dilte se po tradhëtoheshin edhe njësitë partizane që ai kishte në vartësi, në veçanti nënrepartet e brigadës së tretë sulmuese. Ishte pikërisht ky shkaku, që batalioni i tretë I brigates tretë, gjatë luftimeve që zhvilloi në muajin nëntor te vitit 1943, në zonën e Polisit të rrethit të Librazhdit, pësoi humbje te konsiderueshme. Veprimtaria armiqësore e Kadri Hoxhës vërtetohet me këto fakte argumentuese: Shtabi i Përgjithshëm duhej të kalonte lumin e Shkumbinit, për këte shoku Enver Hoxha vrojtusëve dhe zbuluesëve që dërgoi për të gjetur vaun dhe shtegun e përshtatshem, u dërgoi edhe Kadri Hoxhën. Pas kësaj Kadriu erdhi e raportoi se vau më i përshtatshëm për të kaluar Shkumbini ishte vendi afër urës së Polisit (Mirakë) dhe njëkohësisht raportoi së në Polis nuk kishte forca reaksionare.

Shoku Enver duke dyshuar se ishte e pa mundur që në atë periudhe, lumi i Shkumbinit të kishte ujë “deri në barkun e gomarit” siç raportonte Kadri Hoxha, kur gjatë gjithë asaj natë nëntori kishin rënë rreshje shiu në sasi te madhe, ai e nisi përsëri Kadri Hoxhën për riverifikim, por edhe kësaj radhe Kadriu i raportoi si më parë. Atëherë shoku Enver duke e përforcuar më shume dyshimin edhe nga fakti se vau mbante më teper se një orë, kurse Kadriu raportonte se mbante deri 30 minuta, nuk lejoi që i gjithe efektivi i brigadës të kalonte nga ai vah. Për këtë urdhëroi që dy batalionet së bashku me Shtabin e Përgjithshëm të kalonin në një vah tjetër, nëpërmjet të cilit fshataret e vrojtuesit informuan se mund të kalohej lumi Shkumbin.

Mbas disa orëve u dëgjuan krisma pushkësh dhe në kohën që dy batalionët së bashku me Shtabin e Përgjithshëm kaluan lumin Shkumbin, në të njëjtën kohë erdhi informacioni i cili theksonte se batalioni i tretë sa po kaloi lumin e Shkumbinit, ne fshatin Polis u gjend i rrethuar nga forcat e shumta gjermane dhe balliste. Në përleshjen e përgjakëshme që shpërtheu, u vranë shumë partizanë të batalionit, ndër të cilet u vra edhe komandanti trim dhe sy pa trembur i këtij batalioni shoku Muhedin Sherifi, i cili ishte një nga pjesëtarët e parë të grupit informativ që kishte punuar brenda radhëve të armiqve. Qoftë kjo, ashtu edhe veprimet e tjera të mëvonshme hodhën dritë dhe vërtetuan se shtigjet e “lira” sipas të dhënave të tradhëtarëve, në të vërtetë ishin kurthe të parapregatitura nga armiku për goditjen dhe asgjësimin e forcave tona. Rruga dhe shtigjet që kaloi Shtabi i Përgjithshëm sipas të dhënave që u morën nga populli dhe informatorët ishin krejtësisht të kundërta me ato që elementi armik u serviri forcave tona.

“Shkuarja e jonë dështoi për të vetmen arsye sepse informatat që na dhatë ishin të gabuara. Kudo informatat tuaja ishin shkaku i mos suksesit dhe i humbjeve tona…t’i shok rri në Orenjë për të marrë në dorëzim 5 lecka që hodhi një aeroplan anglez dhe nuk siguronte të dhëna nga fshatarët mbi gjendjen e armikut i hiqte vërejtje shoku Enver Hoxha në tetor 1943, Kadri Hoxhës”.

Siç dihet fshatarët nuk ishin vetëm burimi kryesor i dhënies së informacionit mbi lëvizjen e gjermanëve dhe ballistëve, por edhe baza e ushqimit, strehimit dhe e ruajtjes së udhëheqjes së Partisë dhe të shtabit të Përgjithshëm. Patriotizmi i flaktë, atdhe-dashuria dhe besimi tek Partia ishin cilësitë morale kryesore që ishin bërë mishi dhe gjaku i popullit tonë të shumë vuajtur. Ato dilnin më shumë në pah kur armiku përpiqej t’i sabotonte dhe t’i zhdukte. Kështu forcat naziste dhe mencenarët e vendit mbasi u informuan saktë nga agjentët e tyre, arritën të zbulonin se Shtabi i Përgjithshëm ndodhej ne fshatin Orenjë. Për këtë ata veç masave të tjera që muarën, me qëllim që ta rrethonin, godisnin dhe asgjesonin, dërguan forca të mëdhaja në drejtim të Orenjës. Por populli i asaj krahine me qëllim që ta ruante e siguronte plotësisht Shtabin e Përgjithshëm nga çdo sulm eventual qe mund t’i kanosej, jo vetëm qe nuk i lejoi qe të afroheshin forcat armike në fshat, por pa humbur kohë punuan për zhvillimin e luftimeve në disa fshatra përpara se të arrinin ne fshatin ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm. Kështu më 18 janar 1944, 50 fshatarë zunë pritë në hyrje të fshatit Zdrajsh ku luftuan heroikisht deri sa i zbrapsën armiqtë nga kjo zonë. Populli i zonës së Çermenikes, i lidhur me Partinë si mishi me kockën, i bëri ballë me sukses edhe torturave e masakrave që ndërmerrte armiku për gjunjëzimin e popullit duke synuar që ai të mos jetojë i lirë dhe i pavaruar.

Për këtë flasin terrori dhe torturat çnjerëzore që armiku bëri ndaj popullit të zonës së Çermenikës, kur gestapua gjermane nëpermjet agjenteve të saj zbuloi disa baza në të cilat strehohej dhe furnizohej Shtabi i Përgjithshëm, nga ku i jepnin informata, ushqime, veshmbathje etj. Armiqtë edhe pse torturuan pleq, gra, fëmije, plaçkitën shtepi etj, nuk arritën të marrin asnjë të dhënë për forcat tona, e çfardo lloji apo rëndësia që paraqiste. Si përgjigje për hitlerianët e ballistët të cilët kërkonin të dhëna për forcat tona ishin plumbi, rritja e ruajtjes ndaj okupatorëve e tradhëtarëve forcimi i mëtejshëm i lidhjeve me Shtabin e Përgjithshëm i cili në këtë kohë ndodhej afër fshatit në pyllin e Orenjës.

Sintezë e partiotizmit e atdhedashurisë të kësaj zone ështe qëndrimi heroik i patriotes Mahije Koçi, e cila megjithse mësoi se bashkeshorti i saj Beqir Koçi dha jetën duke luftuar heroikisht në pritën që u theksua më lart, gjermanët e ballistet e torturuan atë dhe nënë Zyrane (nënën e Beqirit) si baze strehuese të Shtabit, por ato nuk u treguan asgjë. Kur gjermanët pas torturave që u kryen dhe panë se nuk muarën asnjë të dhënë, u tërhoqën, po në këtë ditë Mahija, ashtu si gjithë shokët e shoqet e saj, shkoi në pyllin e Orenjës për të furnizuar Shtabin e Përgjithshëm me informata e bukë. Masat e rrepta të kontrollit të hapët e të fshehtë që kishte marrë armiku, e detyruan Mahijen e fshataret e tjerë që të justifikonin shkuarjen e tyre në afërsi të pyllit nëpërmjet legjendave të ndryshme si gjoja për të kullotur bagëtitë, për të prerë e transportuar dru, për të korrur bar etj, legjenda këto që përputheshin me realitetin dhe nevojat e fshatarit në fshat, duke larguar dyshimet nga armiku i cili i kon trollonte e gjurmonte lëvizjet e tyre. Nga këta fshatarë të varfër, të thjeshtë, por trima, dhe të lidhur ngushtë me Partinë, Shtabi i Përgjithshëm mësoi se qoftë fshati Orenjë ashtu edhe e gjithë zona e Çermenikës po digjej, tor turohej e plaçkitej nga nazistët e ballistët. Në të njëjtën kohë ai mesoi se secili nga fshatarët e kësaj zone, më pare pranonte të derdhte edhe pikën e fundit të gjakut, se sa te jepte Shtabin e tij politik dhe ushtarak me shokun Enver Hoxha në krye. Një qëndrim i tillë u shndërua në burim të madh frymëzimi duke ngritur peshë mëndjet dhe zemrat e gjithë popullit të rrethit të Librazhdit dhe të mbarë ven dit tonë. Kështu spikati me forcë uniteti luftarak i popullit tonë rreth Partisë dhe udhëheqjes së saj, tek i cili kanë thyer hundën gjithnjë armiqtë e jashtëm dhe te brendshëm kur kanë ngritur dorën kundër lirise e pavarësisë së vendit tonë.

Shoku Enver duke kujtuar e vlerësuar ngjarjet e asaj kohe ndër të tjera shkruan për nënë Zyranë: “Tri gjera të shënjta pati nënë Zyraja. Djalin e saj Beqirin, kasollen dhe një dhi të vetme. Të tri keto i dha për Partinë dhe popullin. Djalin ja vranë armiqtë, kasollen ja dogjën gjermanët dhe ballistët, ndër sa dhinë e vetme e theri për ne kur na mbajti në shtëpi pa u trembur nga rreziqet”.

Rrjeti informativ i organizuar gjatë luftës nacional çlirimtare, bëri të mundur ruajtjen e pastërtisë se radhëve të partizanëve nga depertimi i elementëve armiq e spiunë qe ishin vënë në shërbim të okupatorit. I tillë ka qënë spiuni Dilo Zogolli nga fshati Farret, i cili ishte bazë e batalionit partizan në Bërzeshtë. Ai gjatë operacionit të qershorit të vitit 1944, në zbatim të udhëzimeve që kishte marrë nga padronët e tij filloi të propagandojë për pamundesinë e fitores së luftës nacional-çlirimtare, nxiste partizanet që të dezertonin nga radhet e batalionit partizan duke thënë se gjermanët janë të pathyeshëm dhe se në këtë operacion ata do te dalin fitimtarë d. m. th. do te likujdonin levizjen nacional-çlirimtare etj. Por rrjeti informativ i batalionit duke patur parasysh gjithmonë detyrën që u kishte ngarkuar Këshilli Përgjithshëm nacional-çlirirmtar, komandave e qarqeve në të cilat përcaktohej: Përkujdesja e vendit dhe e rregullit në territorin e qarkut lufta kundër kolonës së pestë të tradhtisë, atyre që mbjellin panik dhe sabotazhit, kundër spiunazhit dhe çdo forme që i shërben armikut”.

Si rezultat i masave që u muarën dhe i forcimit e rritjes së cilësisë të rrjetit informativ, forcimit të lidhjeve me popullin u arrit që veprimtaria armiqësore e këtij spiuni të zbulohej në kohë dhe me vendim të gjyqit partisan u dënua me pushkatim. Një detyrë e rëndesishme shtrohej para organeve të informacionit ishte edhe sigurimi i të dhënave të plota e të sakta për levizjet e forcave armike si në rrugën auto-mobilistike Korçë-Elbasan ashtu dhe për operacionet që ndërmerrnin forcat nazifashiste kundër njësive e reparteve partizane në zonat e Çermenikës dhe të Bërzeshtës. Repartet partizane të rrethit Librazhdit ishin të interesuara të siguronin të dhëna për keto zona dhe drejtime edhe për faktin se pikërisht këto zona ishin vatra kryesore e luftës partizane në rreth, nën shembullin e të cilave do të ecnin edhe zonat e fshatrat e tjera, prandaj dështimi apo humbja e tyre ishte me pasoja negative për të gjithë luftën që zhvillonte rrethi Librazhdit. Për këtë qëllim nga ana e qarkorit të Partisë u mendua se duhej futur ne radhet e armikut për të rekrutuar ndonjë kuadër me qëllim që të informonte rregullisht forcat tona, për çdo levizje që do të bënte armiku. Në zbatim të këtij orientimi, në muajin janar 1943, u dërgua nga qarkori Beqir Bahja, i cili mori kontakt me Ali Gjetën dhe Hamit Alliun. Duke koordinuar punën, të tre së bashku arritën të hapin komandantin e postës së xhandarmërisë Hysen Pëllumbin, i cili mbi bazen e dokumentave e materialeve që disponoheshin në ngarkim të tij, u vu para alternativës që ose të pushkatohej ose të pranonte për të bashkëpunuar me forcat partizane. Si përfundim ai pranoi të vihej në shërbim të lëvizjes nacional-çlirimtare duke i sjellë asaj informata në vendin ku ndodheshin forcat armike, planin e luftimeve që do zhvillonin kundër njësive partizane, gjendjen moral-politike të armikut, bazat dhe lidhjet që kishin me ballistët etj. Lidhjet ai do t’i mbante nepërmjet bazës partizane në fshatin Togëz dhe prej aty informatat dërgoheshin në komandën e çetës Çermenikës. Për realizimin me sukses të këtij veprimi operativ, një rol të rëndësishëm pozitiv kanë luajtur edhe Et’hem Burhani, Asim Zeneli dhe Vangjel Doga, i pari shërbente në zyrën e rekrutimit, ndërsa dy të tjeret ishin oficerë në ushtrinë shqiptare, të cilet prej kohësh ishin vënë në shërbim të lëvizjes nacional-çlirimtare dhe mbanin lidhje të rregullta me qarkorin e Partisë të Elbasanit.

Me kalimin e kohës vërejmë se Hyseni me t’u vënë në shërbim të lëvizjes nacional-çlirimtare filloi të informojë rregullisht për veprimtarinë armiqsore të armikut. Kështu në muajin mars të vitit 1943, me anë të një letre që dërgohej në çetën e Çermenikës nëpermjet Ali Gjetës, njoftonte se së shpejti italianët do të ndërmerin një operacion kundër forcave partizane të Çermenikës e Martaneshit si dhe drejtimet nga do të fillonte operacioni. Si rezultat i kësaj, komanda partizane mori masa dhe jo vetem nuk u gjend në befasi, por e goditën armikun atje ku nuk e priste.

Gjithashtu ky (Hyseni) ndihmoi edhe për arratis jen e Et’hem Burhanit me të cilin mbante lidhje kur ky ishte strehuar në stanet e Çotës ne Allagjesh dhe deri sa u bashkua me çetën e Çermenikës duke larguar familjen nga rrethi i Librazhdit. Në kohën kur kapitulloi Italia ajo njoftoi komandën e çetës së Çermenikës për të shkuar dhe marrë materialet që kishte lënë ushtria italiane dhe t’i përdorte për nevojat e çetës, ndër vete Hysniu se bashku me një pjesë xhandarësh u largua për në Tomorricë, mbasi andej kishte njerëzit e tij. Më vonë vrejmë se në pragun e çlirimit të plotë të Shqipërisë, në muajin shator 1944, ish-komandanti i Ballit Kombëtar për zonën e Quksit, Selim Kopaçi së bashku me tre djemtë e tij, meqënëse çetat e Ballit ishin shpërndarë, qendronte i fshehur në afërsi të Quksit, duke menduar se do t’i shpëtonte ndëshkimit për krimet që kishte kryer në popull. Por pa humbur shum kohë patrioti Xhemal Çela nga fshati Skroskë, me të marrë vesh këtë gjë informon komandën e vendit se ky kriminel ndodhej në shtëpinë e pa banu ar të Dalip Zhepurit. Për këtë me një herë u muarën masat e nevojshme, u rrethua shtëpia ku ata ndodheshin të fshe hur, ku tre djemtë u kapën gjallë ndërsa vetë Selimi në këtë kohë nuk ndodhej aty. Meqënëse tre djemtë e Selimit ishin në moshë të re si dhe nuk kishin kryer krime kundër popullit, i’u bë thirrje që të qëndronin partizan në Brigadën e XX-të Sulmuese. Në fillim ata pranuan propozimin që i u bë, por nuk kaluan shumë ditë dhe dy prej tyre dezertuan.

Puna e organeve të informacionit në këtë kohë shtro hej detyra që të zbulonin se ku ndodhej Selim Kopaçi ku do të mereshin masat që ai të kapej i gjallë. Mbasi kaluan disa ditë, në komandën e vendit të zonës së Quksit, vjen infor matori Isuf Belba, i cili njofton se Selim Kopaçi vazhdonte të qarkullonte në atë zonë. Ai i kishte kërkuar strehim Isufit, i cili ky i fundit kishte pranuar duke e strehuar në kasollen e tij tek vendi i quajtur kurizi Ozunit. Veç informatës, ai i propozonte komandës së vendit që mbi bazën edhe të ma save që do te merreshin nga kjo e fundit, pa humbur kohë të shkonin e rrethonin vendin duke e kapur të gjallë. Komanda e vendit mbasi bëri vlerësimin e kësaj in formate, paralel me masat e tjera që u muarën, mori me vehte edhe nje kompani të brigadës XX-të për ndihmë dhe e rrethuan vendin ku krimineli u kap i gjallë dhe me ven dim të gjyqit partizan ai u pushkatua.

 

KREU II: Lufta kundër armiqve të klasës në vitet e rimëkëmbjes e konsolidimit të pushtetit popullor në rrethin e Librazhdit (nëntor 1944-1948)

 

  1. Situata në rreth

 

Populli ynë nën udhëheqjen e vazhdueshme të Par tisë Komuniste Shqiptare, zhvilloi një luftë heroike dhe legjendare e cila do të mbetet gjithmonë e tillë sepse solli fitoren më të madhe te popullit tonë, atë të çlirimit të plotë të vendit. Edhe në të kaluarën që në thellësitë e shekujve populli shqiptar kishte luftuar për liri e indipedencë, por frytet e kësaj lufte gjithnjë në një formë apo në një tjetër ja kishin rrëmbyer armiqtë e brendshëm në koordinim e bashkëveprim me ata të jashtmit. Ndërsa në këtë kohë çlirimi i Shqipërisë solli vendosjen e pushtetit popullor,  cili i shkatërroi njëherë e përgjithmonë nga themelet pushtetin e vjeter feudo-borgjz dhe i çeli rrugën vendit tonë për të ecur drejt socializmit e komunizmit. 28 Nentori i 1944- së përmbysi ato klasa të cilat në shekuj e kishin shtypur e shfrytëzuar popullin tonë, ato klasa që gjithnjë duke shkelur me këmbë interesat e popullit ishin vënë në shër bim të okupatorit, ku për të mbrojtur interesat e tyre nuk kursyen as zhdukjen e lirisë dhe të pavarësisë së vendit. Ishin këta elemente dhe këto klasa që me besnikëri kishin shërbyer me radhë që nga sulltanët e Turqisë dhe deri tek okupatoret italo-gjermanë, por ishin pikërisht ato klasa që edhe mbas çlirimit me ndërgjegje u vunë në shërbim të zbulimeve kapitalisto-revizioniste me qëllim që të përmbysnin pushtetin popullor të porsa krijuar.

Armiqtë e klasës, si në çdo rreth, edhe në rrethin e Librazhdit nuk heshten edhe pas përmbysjes së tyre si klasë, përkundrazi, intensifikoi veprimtarinë armiqësore duke përdorur forma e metoda të ndryshme subversive për të rifituar “parajsën e tyre të humbur” duke koordi nuar veprimet me armiqtë e jashtëm. Për t’ia arritur kësaj duhej punuar edhe për rritjen e numrit të elementëve armiq që do t’u shërbenin me besnikëri zbulimeve të huaja, duheshin pregatitur, stërvi tur e kualifikuar, ndërsa detyra kryesore që u ngarkohej para se të niseshin në drejtim të vendit tonë përsëri ishte e njëjtë, të punonin pa u lodhur deri edhe në sakrificën më supreme për minimin dhe rrëzimin e pushtetit popullor.

Krahas kësaj edhe armiku i brëndshëm, me gjithë goditjet vdekjeprurëse e shpartalluese që mori, i nxitur dhe duke koordinuar punën me armikun e jashtëm nuk e ndërpreu për asnjë moment luftën e përpjekjet për të rimarrë pozitat e humbura. Puna e parë që ai bëri ishte rigrupimi i tij në mënyre legale, studimi me kujdes i gjëndjes së disfavorshme per ish-klasat shfrytëzuese që ishin përmbysur duke përcak tuar e gjetur vendet më kyçe e nevrologjike për goditjen e pushtetit popullor.

Ashtu si në mbarë vendin tonë, edhe në rrethin e Librazhdit pothuajse të njejtat karakteristika ishin përsa i përket situatës së krijuar. Por ajo paraqiste edhe veçoritë e saj ndër të cilat kryesorja është se vetë pozita gjeorgrafike e Librazhdit si rreth kufitar bënte të mundur realizimin më me lehtësi të arratisjeve të cilat nxiteshin nga armiku i jashtëm dhe i brendshëm. Në të njëjtën kohë edhe veprimtaria subresive e zbulimeve të huaja, mbajtja e lidhjeve të rregullta me agjenturën e rekrutuar që gjatë luftës etj, zhvillohej me lehtë se në thellesi dhe koha e kryerjes së këtyre veprimeve ishte më e shkurtër, gjë që ishte ne favor të atyre për te mos u zbuluar dhe në disfavorin tonë për ta paralizuar në kohë këtë veprimtari armiqësore subversive.

Të ndodhur para kësaj situate, organeve të sigurimit të shtetit në rrethin e Librazhdit që në ditët e para të çlirimit u dilnin detyra të rëndesishme për përballimin e shpartallimin e kësaj veprimtarie armiqësore e cila pritej e zhvillohej me intensitet si në frontin e jashtëm ashtu dhe në atë të brendshëm. Me çlirimin e Shqipërisë edhe në rrethin e Librazhdit disa nga krerët kryesorë të reaksionit qëndruan brenda vendit në ilegalitet, ndërsa një pjesë tjetër që ishin me pak të kompromentuar qëndruan legalë, bile pati dhe nga ata qe u futen ne radhet e ushtrisë nacional-çlirimtare, siç ishin Adem Çela, Sherif e Luto Kopaçi, Xhemal Radiçi etj. Kuptohet që organeve të sigurimit të shtetit iu desh një punë e madhe për të kategorizuar të gjithë elementet armiq që deri në çlirimin e vendit kishin qënë pje starë të organizatave tradhëtare dhe në shërbim direct të okupatorëve italo-gjermanë. Për të përcaktuar sa më drejt rrezikshmërinë e secilit nga këta elementë, duhesh in grumbulluar akoma më shumë të dhëna qoftë për aktivitetin që ata kishin kryer ashtu edhe për qëndrimin actual që mbanin. Që në ditët e para Partia i orientonte e drejton te organet e sigurimit që gjatë realizimit të detyrave të tyre të jenë objektivë, faktet e fenomenet t’i analizojnë, gjyko jnë me partishmëri, gjithmonë si puntorë politik, puntorë Partie, karakteristika këto që në sajë të punës së madhe edukative që Partia ka zhvilluar vazhdimisht, ka bërë që të forcohen e zhvillohen akoma më shumë gjatë etapave të ndërtimit të socializmit në vendin tonë. Për ta realizuar me sukses këtë detyrë, nën drejtimin e Partisë u organizuan hetime popullore të cilat drejtoheshin nga komisioni hetues për krimet dhe kriminelët e luftës.

Krahas kesaj organet e sigurimit organizuan akoma më mirë rrjetin informativ në të gjitha fshatrat nga ku grumbulluan të dhëna ekzakte për të gjithë ata persona që kishin kryer krime në luftën që kishin zhvilluar kundër lëvizjes nacional-çlirimtare. Mbi bazën e këtij studimi u bë katego rizimi sipas llojit të krimit dhe rrezikshmërisë shoqërore që paraqitnin ku përfundimisht u ndanë në tre grupe:

Në grupin e parë bënin pjesë ata që kishin kryer krime të rënda gjatë luftës dhe që kishin bashkëpunuar aktivisht me okupatorët në vrasje, grabitje e djegie dhe që kishin patur funksione drejtuese në organizatat tradhtare. Këta elementë u arrestuan menjëherë dhe ju paraqitën organeve gjyqësore.

Në rrethin e Librazhdit kanë qënë disa persona që bënin pjesë në këtë kategori, midis të cilëve: Nezir Muzhaqi, Bajram e Muhamet Muzhaqi, Xhemal Radiçi, Shyqyri Belba, Adem Çela, Hysen Korani, Xhelo Allhidri, Shahin Dosku, Daut Gurra dhe Kasëm Hoxha.

Në grupin e dytë bënin pjesë ata elementë që kishin marrë pjesë aktive në organizatat tradhëtare e formacionet e tjera armike, por që nuk u ishte vërtetuar e dokumentuar kryerja e krimeve të rënda. Për të plotësuar këtë mungesë që konstatohej, kjo kategori personash u vu në vëzhgim të rreptë nga ana e organeve të sigurimit të shtetit, ku njëkohësisht punohej për të vërtetuar krimet që kishin kryer. Edhe mbas çlirimit të vendit, një pjesë e mirë e këtyre personave ishin të predispozuar për të zhvilluar veprim tari armiqësore, prandaj edhe pse në pamje dukej se e kishin ndërprerë aktivitetin armiqesor kundër pushtetit popullor, ata e filluan përseri dhe me intensitet atë, pran daj të gjithë përfunduan në burg. Më tipikët të kësaj kategorie kanë qënë: Selman Dashi, Ibrahim Hoxha Hazis e Belul Balliu, Hajdar Alla, Qamil Osman Çota, Nexhip Biçaku dhe Zeqir Hunçi.

Në grupin e tretë bënin pjesë ata persona qe kishin marrë pjesë në organizatat tradhtare si rezultat i paqartësisë dhe i rënies viktimë në veprimtarinë armiqësore, dhe që nuk kishin kryer krime, vinin nga shtresat e varfëra. Por mbas çlirimit të vendit, në sajë edhe të punës që bente Partia për edukimin e njerëzve, e kuptuan se ishin gënjyer nga krerët e organizatave tradhëtare. Mbasi këta persona u këshilluan, ku duke marrë për bazë edhe reagimet e qëndrimet e tyre, u lanë të lirë. Duke bërë një ndarje të tillë u bë e mundur që të goditen të gjithe ata elementë armiq që kishin kryer krime, ndërsa ata që kishin rënë viktimë e veprimtarisë armiqësore si rezultat edhe i paqartesisë dhe që në përg jithësi vinin nga shtresat e varfra dhe të mesme, iu dha mundesia dhe u ndihmuan për të kuptuar gabimet duke punuar së bashku me tërë popullin shqiptar për rindër tirnin e ndërtimin e vendit.

Si rezultat i gjithë kësaj pune dhe lufte që bëri Partia, populli dhe organet e sigurimit të shtetit, u arrit që gjatë periudhës 1945-1948, organeve gjyqësore t’i jepen për të gjykuar 98 elementë armiq, banditë që ishin kapur në rrethin tonë, kriminelë lufte dhe pjesetarë të organizatave dhe grupeve armiqësore të krijuara mbas çlirimit, strehues bandash etj. Prej këtyre një pjesë u dënuan me vdekje, ndërsa pjesa tjetër me burgime të ndryshme. Me kalimin e kohes me këtë kategori personash Partia dhe organet tona bënë punë të veçante duke i pajisur me besim të pa tundur në vijën e Partisë duke u bërë kështu mbështetja e pushtetit popullor. Nga radhët e tyre u mbështetën organet e sigurimit të shtetit në luften e tyre për zbulimin e shpartallimin e bandave.

 

  1. Riorganizimi i organeve të sigurimit në rreth dhe detyrat e tyre kryesore

 

Në ato kushte që u përshkruan me siper, organeve të mbrojtjes së popullit të cilat u riorganizuan nga Partia me 4 dhjetor 1944 ashtu si në të gjithë vendin, edhe në rrethin e Librazhdit, u dilnin detyra të rëndesishme në drejtim të luftës kundër armiqve të klasës të brendshëm e të jashtëm. Për të përballuar me sukses këtë luftë, fillimisht u bë riorganizimi i organeve të sigurimit të shtetit. Kështu në fillim të vitit 1945 u krijua në Qarkun e Elbasanit seksioni i mbrojtjes së popullit, i cili nën juridik sionin e ushtrimit të veprimtarisë së tij përfshinte edhe rrethin e Librazhdit, ndërsa për këtë të fundit detyrën e organeve të informacionit e kryenin të besuarit pranë komandës së vendit të cilët ishin disllokuar në Librazhd, Qukes, Rrajcë, Zdrajsh e Polis. Duke u nisur nga intensiteti në rritje i veprimtarisë armiqesore e për rrjedhim edhe nga detyrat e mëdha që duhej të kryenin organet e Mbrojtjës së Popullit, lindi nevoja që këto të fundit të forcohen e zgjerohen qoftë përsa i përket shtrirjes territoriale, ashtu edhe drejtimeve e linjave ku duhej përqëndruar puna dhe forcat kryesore të tyre.

Prandaj në muajin prill u krijua nënseksioni i Mbro jtjës së Popullit për rrethin e Librazhdit, i cili varej direct nga seksioni i Mbrojtjes së Popullit të qarkut të Elbasanit. Gjatë realizimit të detyrave të tij, punën agjenturalo-operative nënseksioni e kryente me anën e njerëzve të besuar që kishte nëpër fshatra, të cilet në përgjithesi ishin njerëz me qëndrim të mirë politik, patriotë, me influencë në fshat, në përgjithesi këta ishin të armatosur dhe për ato kushte që ishin, ata kishin edhe një nivel të konsiderueshëm arsimor në krahasim me ambjentin ku jetonin e punonin ku mbizotëronte analfabetizmi. Pranë nënseksionit qëndronte edhe një grup forcash, i cili kishte 30-50 vetë, që merreshin me ndjekjen e ban- dave të krimineleve e cila në këtë periudhë ishte forma kryesore e luftës që zhvillllonte armiku i jashtëm dhe i brendshëm kundër nesh. Në të njejtën kohë pjesetarët e këtij grupi personash kishin detyrë që të organizonin punën edhe për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike.

Kjo punë organizimi ka vazhduar deri në korrik të vitit 1946, kohë në të cilën filluan të veprojnë referentët e zonave (lokaliteteve) që për rrethin tonë i përkisnin zonës së Quksit, qëndrës dhe Çermenikës. Intensifikimit të veprimtarisë armiqesore i duhej përgjigjur me një punë e mobilizim akoma më të madh, të cilat veç të tjerave kërkonin edhe një strukturë e shtrirje më të studjuar dhe zgjeruar të organeve të Mbrojtës së Popullit. Ishin pikërisht këto kushte që sollën, në shtator të vitit 1946, krijimin e seksionit të punëve të brendëshme për rrethin e Librazhdit, në përbërje të të cilit ishin edhe dy nënseksione, njëri për sigurimin dhe tjetri për policinë popullore. Organika e këtij seksioni përbehej nga një shef seksioni dhe dy zëvendsat e tij për linjat përkatëse si dhe me 5-7 referentë të zonave. Kjo strukture organizative ka qëndruar deri ne muajin nëntor të vitit 1947, kohë në të cilën u suprimua qarku i Elbasanit dhe u krijua dega e punëve të brendshme të rre thit të Librazhdit, në organiken e së cilës kishte kryetarin e degës, dy zëvendës kryetarë, njëri për sigurimin dhe tjetri; për policinë si dhe referentët e kuadrot e tjera sipas lin jave, drejtimeve e territorit.

Pra, siç del edhe nga sa u theksua më sipër ashtu si në të gjitha strukturat dhe hallkat e pushtetit shtetëror gjatë kësaj periudhe, edhe organet e sigurimit të shtetit jo vetëm që nuk janë ndarë nga dinamika e zhvillimit e forcimit të tyre, por nën kujdesin e vazhdueshëm të Par tisë, janë forcuar, zgjeruar e prefeksionuar vazhdimisht me piksynim që t’i bëjnë ballë sa më mirë dhe të zhvillojnë një luftë sa me efektive kundër elementit armik dhe vep rimtarisë së tij armiqësore e keqbërëse e cila sa vinte e shtohej për vetë kryqëzimin e ndërthurjen e interesave e pikësynimeve të armiqve të jashtem e të brendshëm.

 

  1. Kontributi i dhënë në zbatimin e reforma ve si gjatë reformës agrare, tatimfitimet e jashtëzakonshme, zbulimi dhe marrja e armëve të armiqve të klasës

 

Organet e Mbrojtjes së Popullit menjëherë mbas çlirimit të vendit muarën pjesë direkt në luftën për zbatimin me sukses të reformave që mori pushteti popullor. Ato luajten një rol aktiv në zbatimin e masave kufizuese ndaj elementit kulak dhe shtresave të pasura, në vjeljen e tatim-fitimeve, në zbulimin e florinjve dhe mallrave të kulakëve dhe tregtarëve, të cilat i kishin nxjerrë në kuriz të popullit. Siç dihet, reforma agrare ishte një eveniment i rëndësishëm politik, ideologjik dhe ekonomik. Me realizimin e saj jo vetem qe i’u dha toka atij që e punon, por u likujdua një herë e mirë prona e madhe private në bujqësi. Kuptohet që elementi armik u hodh në luftë për të sabotuar zbatimin e saj. Edhe në rrethin e Librazhdit elementi armik gjatë kësaj periudhe u hodh në aktivitet të theksuar armiqësor.

Format e luftës që ai përdorte ishin të ndryshme, duke filluar që nga propaganda gojore për përhapjen e frikës e panikut dhe se nuk do të zbatohej realisht reforma agrare dhe duke përfunduar deri edhe në kërcënime direkte të fshatarëve të varfër. Formatet që perdorte armiku ishin të ndryshme por ndër më kryesoret ishte ajo tendencë e përpjekje e elementit armik për t’u futur në komisionet e komitetet e fshatrave dhe të teknikëve që matnin token me synim që t›u fshihnin tokën krimineleve. Në rrethin e Librazhdit familjet që janë prekur nga reforma agrare kanë qënë Hysen Leka dhe Lutfi Leka të cileve iu muarën nga reforma agrare rreth 25 hektare, si dhe Sherif Dashi të cilit i u shtetëzuan rreth 30 hek tarë tokë. Që të tre keto familje ishin me banim në Qukës.

Gjithashtu gjatë zbatimit të ligjjt të reformës agrare u shtetësuan edhe çifligu i Jashar Beut, i cili ishte nga Pogradeci, por çifligun e kishte në fshatin Urakë me një sipërfaqe rreth 60 hektarë. Në këtë çiflig punonin një sasi e konsiderushme bujqish me një shpërblim minimal nga Jashar Beu. Në kohën kur u shtetëzua toka bëri çdo përp jekje për të mos e lëshuar, filloi të propagandojë kundër pushtetit popullor duke arritur deri atje sa të thotë që “po gomeret e qentë do na preken nga reforma”.

Organet e sigurimit të shtetit morën masat e nevojshme duke ndërtuar punën e tyre nëpërmjet komisioneve të fshatrave për ndarjen e tokave të cilët u ngritën për çdo fshat. Këto komisione më parë se të fillonin matjet, informoheshin për sipërfaqen e tokës që kishte secili fshatar dhe ku duhej përqëndruar puna kryesore dhe pastaj fillonin nga matjet. Gjatë kësaj periudhe pati edhe raste që si rezultat i presionit që u bënin elementët e shpronësuar fshatarëve që përfitonin tokë, këta të fundit të mos pranonin ta merrnin tokën duke thënë se nuk jetojnë dot në fushë por duan të shkojnë në mal ku kanë qënë ose kishte raste që elementët e shpronësuar duke bërë presion fshatarëve të varfër në mënyrë të fshehtë u marin lekë për tokat kështu psh. Shaban Dashi u mori 60 napolona fshatarëve. Karakteristikë gjatë kësaj kohe ishte edhe fakti që elementi armik e koordinonte veprimtarine e tij armiqësore edhe me elemente të rretheve të tjera. Kështu në rrethin e Elbasanit gjatë zbatimit të ligjit të reformës agrare një fshatar u hodhi bombën komisionit me qëllim që t’i zhdukte, por vërejmë se ndikimi i kësaj ngjarjeje të shemtuar ndjehet dhe në rrethin e Librazhdit ku ele menti armik nën zemër përpiqet të organizohet për t’ju kundervënë pushtetit popullor.

Edhe në fshatin Polis, kulaku Dikë Muzhaqi i dëboi fshatarët që shkuan të kullosnin bagëtitë në livadhet që i shtetëzoi reforma agrare kulakut Dik Muzhaqi. Meqënëse disa fshatra mereshin më shumë me blegtori, e si rrjedhim për të siguruar bazën ushqimore të tyre kishin lënë disa toka djerrë, gjatë zbatimit të ligjimit të reformes agrare u shtetëzuan edhe livadhe e toka djerrë të cilat iu dhanë fshatarëve të varfër për t’i punuar e për kullotë, kjo më e theksuar në Çermenikë dhe në Polis. Detyrë me rëndesi para organeve të sigurimit të shte tit gjatë kësaj periudhe ishte edhe ajo e zbulimit e grumbullimit të armëve, pjesa më e madhe e të cilave ndodheshin të fshehura nga elementi armik, reaksionarët evendit, kulakët dhe familjet e krimineleve.

Ashu si për drejtimet e tjera të punes së tyre edhe këtu organet e sigurimit të shtetit bënë një punë të diferencuar. Kjo për faktin se kishte edhe nga ata persona të cilët nga mungesa e qartësisë politike, e nivelit të tyre të ulët ishin gënjyer nga propaganda e armikut se armët duheshin mbajtur “për një ditë te mirë që së shpe jti do të vije”. Drejtimi kryesor i organeve të sigurimit për realizimin me sukses të kësaj detyre edhe në këtë fushë ishte, elementi armik, kulakët dhe të deklasuarit. Këtyre u duheshin zbuluar armët që mbanin të fshehura, por edhe planet që kishin për rrëzimin e pushtetit popullor. Si rezultat i punës së mirë që bënë organet e sigurimit në bashkëveprim e lidhje të ngushtë me popullin u arrit qe të zbuloheshin në fshatin Spatharë në shtëpinë e J. Ç. 8 arka me municion dhe një mitroloz i rëndë i ri, ose në fshatin Dardhë u gjetën dy automatikë te tipit “Tomson” amerikan, të cilët i kishte sjellë Alush Leshanaku, në fsha tin Polis-Qendër u gjetën 2 pushkë italiane me nga 100 fishekë secila ndërsa në një shtëpi tjetër u gjeten edhe 5 pushkë me 500 fishekë etj.

 

  1. Lufta kundër bandave

 

Në fillim të vitit l945, në rrethin e Librazhdit qarkullonin 5 banda kriminelësh me 60 persona. Pjesa më e madhe e këtyre elementëve kishin qënë pjesëmarrës të organizatave tradhëtare dhe që kishin bashkëpunuar me okupatorët dhe luftuar aktivisht kundër lëvizjes nacion-al-çlirimtare, ndërsa një pjesë prej tyre si Hazis Biçaku, Isak Alla, Xhevdet Blloshmi, Qerim Muzhaqi, Emin Biçaku dhe Daut Gurra kanë qënë komandantë të çetave të Ballit Kombëtar dhe si të tillë kishin marrë pjesë në shumë djegie e vrasje së bashku me okupatorët.

Për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe për të mos dhënë llogari para popullit, 13 elementë të tillë u larguan së bashku me okupatorin, 5 u fshehën e maskuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjere vazhduan veprimtarinë e tyre armiqësore duke u arratisur brenda vendit. Këta elementë armiq mbanin shpresat tek ndihmat që do t’u jepnin nga jashtë aleatët e tyre anglo-amerikanë, të cilëve u shërbenin me zell prej kohësh. Kjo pjesë e elementëve armiq që doli në mal e u bashkua me bandat dhe i vunë vehtes si detyrë që me çdo mënyrë të pengohej konsolidimi i pushtetit popullor me objektiv kryesor që ta perm bysnin sa më parë. Për asgjesimin e bandave u përdorën të gjitha format e punës dhe luftës për zbulimin e shpartallimin e tyre si ndjekje me anen e forcave ushtarake, organizimi i pritave dhe kontrolleve të ndryshme në vendet më të dyshimta, përdorimi i personave me influence për të ndërmjetësuar për dorëzimin e tyre si dhe filtrimi dhe rekrutimi i agjenturës në drejtim të tyre.

Në muajin dhjetor 1945, Sali Gurra njoftonte SMP se banda e Daut Gurrës së bashku me 5 veta qarkullonte në pyllin e Dragostunit, ata janë furnizuar me bukë dhe kanë shfaqur mendimin për t’u dorezuar por kanë frikë se dënohen me vdekje. Pa vonuar, nëpermjet Sali Gurrës u krijua mundësia që të merret takim me pjesëtarët e kësaj bande. Takimet që u organizuan dualën me sukses dhe me në fund ata u dorëzuan dhe i u dhanë gjyqit të popullit ku dorëzimi i tyre shërbeu si masë lehtësuese. Në këtë periudhe lufta për dorëzimin e bandave sa po kishte filluar. Dorëzimi i bandës së Daut Gurrës (Daut Gurra ka qënë federal i fashizmit për rrethin e Librazhdit gjatë periudhës së okupimit fashist. Gjatë luftës nacional-çlirim-tare ai u bë komandant i Ballit Kombëtar për zonën e Librazhdit, ka marrë pjesë efektivisht kundër forcave partizane. Mbas çlirimit së bashku më vëllanë dhe tre djemtë u hodh në arrati) dhe ndjekja e vazhdueshme e tyre me anën e forcave ushtarake shkaktoi një lëkundje serioze edhe në radhët e bandave të tjera. Për to tani sa vinte e keqësoheshin kushtet sidomos në pamundesinë e gjetjes së vendeve të përshtatshme.

Ishte kjo aresyeja që në muajin prill 1945 në pamun dësi për të gjetur vend që t’u fshihet forcave të ndjekjes, u dorezua banda e Mahmut Qetit. Ne sektorin e Polisit qarkullonin bandat e Qerim e Kadri Muzhaqit për kapjen e secilës organet e sigurimit të Mbrojtjes së Popullit organizuan punën dhe murën masat e nevojshme. Në zbatim të këtyre detyrave patriotët Hy sen dhe Ali Poçi njoftojnë organet e SMP se kjo bandë qarkullonte në zonën e Polis-Vilanit dhe si bazë strehimi ka Sherif e Rexhep Muzhaqin dhe Met Xhajën, që të tre nga Polisi i Vogël. Nga verifikimet që i u bënë kësaj të dhëne, si dhe organizimi i punës për vëzhgimin e mbajtjen nën kontroll të këtyre bazave rezultoi se këta banditë qëndro nin më shume tek Met Xhaja. Per të saktësuar më mire këtë të dhënë u organizua një kontroll i befasishëm nga i cili rezultoi se vërtet banda kishte qëndruar disa herë në këtë shtëpi, por në rastin e kontrollit, pjesëtarët e bandës nuk u gjetën brenda. Më vonë mbasi u grumbulluan edhe të dhëna të tjera, Met Xhaja si strehues i kriminelëve dhe se ishte vënë plotësisht në shërbim të tyre, u gjykua dhe u dënua me pushkatim. Dënimi i tij bëri që edhe bazat e tjera të mos e ndjejnë vehten të qetë dhe të sigurtë. Si reflektim apo ndikim i kësaj, rezultoi që Kadri Muzhaqi u gjend i helmuar në një rrugë afër urës së Gurit, nga strehuesit e tij, ndërsa Qerimi u largua nga rrethi i Librazhdit, ku me vone u gjend i vdekur në fshatrat e Kavajës. Gjatë kësaj periudhe u gjend i vrarë në malet e Sopotit krim ineli Qerim Zogolli nga fshati Fanjë. Nga verifikimet e më vonshme që u bënë, rezultoi se atë e kishte vrarë Maliq Alla nga Bërzeshta.

Në muajin nëntor të vitit 1945, informatori i SMP Xhelo Fejzullah Vreto, informonte se në shtepine e Skënder Vretos nga fshati Farret, strehoheshin kriminelet Jakup Cezma dhe Adem Cela, që të dy ishin nga rrethi i Pogradecit. Për të asgjësuar këte bandë lindi nevoja që të studioheshin me kujdes kushtet konkrete dhe situata duke përpunuar disa variante. Më në fund u konkludua se si variant më i përshtatshëm ishte që të thirrej strehuesi ku mbasi të zhvillohej hetuesi e shpejtë dhe intensive, të grumbulloheshin të dhëna të cilat do të shërbenin për organizimin e rrethimit dhe asgjesimit të bandës. Thirrja e strehuesit u bë në mënyrë sekrete ku nuk zgjati shumë kohë dhe ai pranoi se kishte strehuar bandën dhe në të njejtën kohë tregoi edhe intenerarin nga kalonte ban da dhe se ku ndodhej ajo në atë moment kur ai jepte shpjegime në hetuesi. Mbasi murën të dhëna të sakta për çdo gjë që kishte të bënte me bandën, me një njësit të mbrojtjes të Popullit u bë rrethimi i vendit ku ndodheshin kriminelët. Në fillim atyre iu bë thirrja nga forcat tona që ata të dorëzoheshin, por nuk pranuan në asnjë mënyrë dhe tentuan që të dalin nga rrethimi. Në luftimet që u zhvilluan midis forcave tona dhe kriminelëve, mbeti i vrarë banditi Adem Çela, ndersa Jakup Çezma mundi që të shpetojë.

Edhe në zonën e Qarrishtës gjatë kësaj kohë qarku llonin banda kriminelësh, aktiviteti armiqësor i të cilave sa vinte e shtohej. Kjo shtronte detyrën urgjente para organeve të sigurimit që të intensifikonin punën për zbu limin, kapjen e shpartallimin e tyre. Në vartësi edhe me të dhenat e materialet e tjera që disponoheshin kjo e dhënë u vlerësua me kujdes. Në kuadrin e masave që u muarën, ajo kryesorja ishte dër gimi i forcave të ndjekjes për të rrethuar e asgjesuar bandën. Bashkë me këto forca shkuan edhe një puntor operativ i Sigurimit, por kur arritën në fshatin Qarrishtë, ky i fundit u lajmërua që të kthehej në degë. Me mungesë të tij, për drejtimin e forcave u caktua informatori “Kasa-pi” (Rexhep Hunçi) i cili ishte edhe i armatosur. Rexhepi me të marrë njoftim vihet në krye të forcave të cilat drejtohen për në malin e Mirakut. Atje, mbasi bëjnë krastitjen e pyllit, sidomos në ato vende ku dyshohej se ndodhej banda. Gjatë kontrollit ata gjejnë të shkruar në lëkuren e një druri ahu, në punë gëdhëndje, fjalët “rrofshin biçakçinjtë”. Kjo shërbeu si një orientim më i saktë për të shkuar në vendin ku ndodhej e fshehur banda. Mbas pak ata shikojnë në një vend jo shumë larg që dilte tym dhe kur afrohen në një distancë deri 50-60 metra kriminelet i diktojnë forcat tona dhe me një herë zënë pozicionet dhe filloi përpjekja. Nga luftimet që u zhvilluan nga pjesëtarët e bandës mbeti i vrarë Halil Alla, kurse Isak Alla dhe Hazis Biçaku u plagosën, por të ndihmuar edhe nga shoket e tyre munden të dalin nga rrethimi dhe pastaj te largo hen. Ndërsa nga forcat e ndjekjes mbeti i vrarë drejtuesi i tyre Rexhep Hunçi i cili siç u theksua edhe me lart ka qënë informator i organeve të sigurimit me pseudonimin “kasapi”. Mbeti i vrarë gjithashtu edhe ushtar Rrahman Biba dhe u plagosen 4 të tjerë nga forcat tona.

Nga analiza qe iu bë më vone kësaj ngjarjeje, rezul toi se megjithse në fillim e dhëna u vlerësua drejt, nuk u luftua sa duhet për zbatimin me rigorozitet të detyrave që u vunë. Kjo duket në faktin që u lejua të kthehej pun tori operativ nga rruga që ishte nisur me forcat e ndjekjes për asgjesimin e bandës, duke i lënë ato pa u drejtuar nga ndonjë kuader i degës se punëve të brendshme. Vënia në krye të forcave të ndjekjes e informatorit “Kasapi” nuk duhej të lejohej, qoftë për mungesen e eksperiencës dhe qe nuk mund të zëvëndesonte një kuadër të degës, ashtu edhe për faktin se nuk jepte rezultat edhe djegia e tij si informator para elementit armik. Gjithashtu nuk u vleresuan shkrimet e gjetura në trungun e drurit të ahut ku lexohej “rrofshin biçakçinjtë” nëpërmjet së cilës mund të përcaktohej përafërsisht vendi se ku ndodheshin kriminelet e si rrjedhim të organizohej më mirë rrethimi i tyre. Edhe tymi që u pa në pyll nga ana e forcave tona, me gjithëse iu raportua komandës, përsëri nuk u vlerësua drejt duke men duar se ata ishin sharrxhinj që punonin ne pyll.

Si rezultat i këtyre mungesave në vlerësimin e të dhënave dhe organizimin e punës, dobësi pati edhe në mënyrën e krehjes së pyllit, gjë që solli rënien e forcave të ndjekjes befasisht në zjarrin e armëve të kriminelëve ku pastaj u krijua mundësia e shpëtimit të tyre nga rrethimi duke lëne vetëm një të vrarë. Mundesitë ishin që kjo bandë të asgjesohej plotësisht, bile të kapeshin edhe të gjallë dhe me humbje të pakta nga forcat tona. Gjithashtu në zonën e Qarrishtës qarkullonte banda e Emin Biçakut e cila përbehej nga 5 persona. Për asgjesimin e saj u bënë mjaft përpjekje qoftë me anën e forcave të ndjekjes, ashtu edhe në rrugë agjenturalo-operative duke drejtuar informatorë ose rekruatuar të rinj në drejtim të saj, por nuk dhanë rezultat. Nga analiza e studimi që iu bë kësaj çësht je rezultoi që Ram Kurti nga fshati Dorëz gëzonte një fare infulence jo vetëm tek kjo bandë por edhe tek bandat e tjera që qarkullonin në këto zona. (Rama Kurti e hiqte vehten si partiot, por ne fakt mbante lidhje me bandat. Ata që dorëzonte në organet tone u merrte para (ryshfete se gjoja ai i shpëtoi), ndërsa kriminelet e rrezikshëm i mbante të fshehur dhe nuk i dorëzonte. Në vitin 1962, u arrestua dhe u dënua si agjent i zbulimit jugosllav, ai bënte pjesë në grupin armiqësor Dorëz-Gizavesh për prishjen e kooperatives bujqësore).

 

Për këtë nga ana e organeve të sigurimit u thirr Rama të cilit pasi iu shpjegua situata dhe iu dhane udhezimet e duhura, e në fund iu dhane detyra që të merrte takim me pjesëtarët e bandës dhe në koordinim edhe me veprimet e masat që do të merrnin organet tona, ai të gjithë pjesëtarët e bandës t’i dorëzonte. Pa kaluar shumë kohë, nëpërmjet Ramës u muar takim me kryebanditin, të cilit ndër të tjera iu tha dhe premtua se duke u nisur edhe nga krimet që kishte kryer, po të dorezohej do te kishte lehtësime në masën e denimit. Pas këtij takimi e gjithë banda u dorëzua, pjesëtarët e së cilës iu paraqitën gjyqit të popullit për të dhënë llogari për krimet që kishin kryer dhe në fund muarën dënime të ndryshme. Nga sa u theksua më siper del se puna intensive sqaruese e bindëse që bentë Partia nëpër fshatra, masatrevolucionare që po merrte pushteti popullor për kryerjen e reformave ekonomike si dhe lufta gjithënjë më e ashpër që zhvillonin organet e sigurimit të shtetit dhe ata të ndje kjes suallën si rezultat që banditët e arratisur në rrethin e Librazhdit u asgjesuan, u kapën ose u dorëzuan. Si përfundim, në vitin 1948, mbeten 8 banditë të arratisur në mal të cilët në koordinim me abulimin jugosllav dhe duke shfrytëzuar më mirë tradhëtinë e klikës titiste mundën që të kalojnë në Jugosllavi.

 

  1. Zbulimi dhe goditja e grupeve dhe organizatave kundër-revolucionare

 

Krahas luftës për zbulimin dhe asgjesimin e bandave, organet e mbrojtjes së popullit të rrethit Librazhd, iu desh të zhvillonin një luftë të ashpër edhe në drejtim të zbulimit e goditjes së grupeve e organizatave tradhëtare. Në rrethin e Librazhdit në vitet e para të çlirimit armiqtë e klasës kishin krijuar të ashtuquajturën “partia mbretërore zogiste” e cila qendrën e kishte në rrethin e Matit. Kjo organizatë ishte shtrirë në 17 fshatra të rrethit të Librazhdit me rreth 50 persona. Qendrën ajo e kishte në fshatin Prevall dhe kryesohej nga krimineli Rustem Dani. Ajo kishte krijuar grupe të tjera në disa fshatra. Në fshatin Prevall verponin Mejdin Shera, Arif Gjata, Emin Rama dhe Rakip Qeti; në Lunik vepronin Hamit Ta hiri, Seit Albrahimi, Destan Boda e Rakip Doda. Në fshatin Neshtë ishin Isak Alcani dhe Sadik Hoxha, në Kostenjë vepronin Arif Disha, dhe Destan Peshku; në Funarës ishin Hazis Balliu, Islam Balliu, Xhemal Balliu dhe Belul Balliu; në Zgosht ishin Isak Alla dhe Kamber Alla (këta janë të arratisur); në Letëm vepronin Ilias Bogdani dhe Arshim Bogdani, Bajram Barufi dhe Veli Biçaku; në Gizavesh ishin Zeqir Hunçi dhe Selim Ternova; Rrapun vepronin Nazif Çota dhe Namik Çota; në Kutërman ishte Mexhit Murtini; në Babje veprojnë Hadar Balla, Selim Prenja dhe Qa mil Çota; ne Polis ishin Ali Cekani, Sadik Muzhaqi, Hysen Muzhaqi dhe Ismail Kasa; në Orenjë ishte Asllan Balla, në Mirakë Myftar Hoxha; në Zdrajsh ishte Tahir Hoxha dhe në Bërzeshtë Xhevdet Blloshmi (i cili është i arratisur).

Duhet theksuar se rreth këtyre grupeve dhe individëve kishte edhe elemente të tjerë që ishin të aferm me miqtë e tyre me të cilët mbanin lidhje këto grupe ku në një formë apo në një tjetër i ndihmonin për zhvillimin e veprimtarisë armiqësore kundër pushtetit popullor. Qëllimi i kësaj organizate ishte që nëpermjet propa gandës armiqësore që ajo zhvillonte të pregatiste terrenin për ardhjen e Zogut në Shqipëri i cili do të vendosej sip as tyre përsëri si Mbreti shqiptarëve. Kjo do të realizohej edhe me ndihmen e ndërhyrjen e anglo-amerikanëve. Në programin e saj kjo organizatë kishte edhe kryerjen e akteve terroriste ndaj aktivistëve të Partisë e të pushtetit popullor, që të mbillnin panik, me qëllim që fshatarët të kundërshtonin reformat e ndryshme që po kryheshin në vendin tonë gjatë kësaj periudhe. Për këtë ajo”partia mbretërore zogiste” bashkëpunonte me të gjitha bandat e kriminelëve që qëndronin të arratisur në mal. Si burim për zbulimin e shpartallimin e kësaj organizate kriminele shërbeu përpjekjet që bënë forcat e ndjekjes me banden e Sali Lamit në Qafë-Shtamë, këtu u arrit që të kapen disa dokumenta të cilat i dispononte kryetari i kësaj organizate Sali Lami. Bashkë me këto dokumenta ndodheshin edhe ato të grupit të Prevallit të cilat kyesoheshin nga Rustem Dani. Me këto dokumenta u gjend edhe lista e pjesëtarëve  të kësaj organizate si dhe një listë tjetër ku përshkruheshin personat që ishin bashkuar me levizjen nacional-çlirimtare sidomos ata me përgjegjësi në pushtet dhe që i nxirnin pengesa kësaj organizate. Në këto dokumente u gjendgjithashtu edhe vendimi për vrasjen e pjesëtarëve kryesorë të lëvizjes nacional-çlirimtare, në veçanti kuadrot, të cilat do të vriteshin nga pjesëtarët që bënin pjesë në qen drën e “partisë mbretërore zogiste” në Mat. Mbasi u kapën këto dokumente, u bë vlerësi mi dhe mbi bazën e tyre u muarën masat për kapjen e pjesëtarëve të bandës. Për verifikim të ketyre të dhënave e dokumentave, nga ana e organeve të sigurimit u bë arrestimi sekret i Hysen Markut i cili u rekrutua me material shtërngues. Nga hetuesia intensive që i u bë dolli gjithëaktiviteti armiqësor që kjo organizate kishte kryer, planet armiqësore që ajo kishte hartuar dhe kishte ndërmend t’i realizonte si dhe shumë materiale të tjera të rëndesishme të cilat shërbyen si bazë për arrestimin e antarëve të tjerë të organizatës.

Mbas rekrutimit me material shtërngues të Hysenit, organet e sigurimit hartuan planet dhe muarën masat e nevojshme për asgjesimin e organizatës. Në përfundim u arrestuan menjëherë 22 antarët e kësaj organizate armiqësore. Nga proceset hetimore që u zhvilluan me pjesëtarët e kësaj organizate rezultoi se në zbatim të planeve të saj ajo kishte si qëllim kryesor pëmbysjen e pushtetit popullor dhe përgatitjen e terenit për ardhjen e Mbretit Zog në Shqipëri, koordinimi punës dhe hartimi i planeve tëpërbashkëta me anglo-amerikanët etj. 6. Përpjekja për ngritjen ideopolitike, profesionale, arsimore dhe ushtrake të kuadrove te sigurimit. Për të përballuar me sukses luftën kundër armiqve të klasës të brendshëm e të jashtëm, Partia i kushtoi rëndë si të veçantë problemit të ngritjes ideopolitike, profesio nale, ushtarake e arsimore të kuadrit.

Ashtu si në sektorët e tjerë të jetës e aktivitetit të ven dit tonë gjatë kësaj periudhe, edhe në organet e sigurimit të shtetit kuadrot erdhën nga rrjeshtat e ushtrisë partizane. Partia orientonte që në organet e sigurimit të cakto hen njerëz me partishmëri të lartë, besnike deri në vdekje të Partisë, guximtarë dhe të vendosur për të përballuar çdo sakrificë për çështjen e popullit e të Partisë, cilësi këto që e kanë karakterizuar gjithnjë popullin shqiptar. Është e kuptueshme që në ato kushte të viteve të para të pas çlirimit, niveli ideollogjik e arsimor dhe profesional i kuadrove nuk ishte në shkallën që kërkohej, ai nuk i përgjigjej sa duhej luftës dhe veprimtarisë armiqësore që elementi armik i brendshëm dhe i jashtem zhvillonte ndaj nesh. Gjendja e kuadrit të sigurimit të Librazhdit ishte: 3 me arësim të mesëm, 4 me arësim fillor, 4 analfabetë. Me qëllim që të kuptoheshin e vlerësoheshin sa më me objektivitet situatat operative që lindnin njëra pas tjetrës, organizatat bazë të Partisë morën masat e nevojshme, caktuan detyra konkrete dhe ndoqën realizimin e tyre, për edukimin ideollogjik, arsimor e profesional të komunistëve e kuadrove. Këtë nevojë e diktonte jo vetëm situata konkrete e krijuar dhe makinacionet që armiku i klasës organizonte ndaj nesh, por edhe vetë dinamika e zhvillimit e zgjerimit të organeve tona. Kështu kohë pas kohe me qëllim që të realizoheshin sa më mirë detyrat që Partia u rigarkonte organeve tona, lindi nevoja e krijimit të sektoreve të rinj, prefeksionimi gjithnjë në rritje të formave e metodave të punës të organeve të sigurimit të

shtetit. Prandaj gjatë kësaj periudhe, veç punës ideopolitike e arsimore që zhvillonte organizata bazë e Partisë; pranë seksionit të Mbrojtjes së Popullit kishte dhe një instruk tor politik i cili në kuadrin e realizimit të detyrave që vinte organizata bazë e Partisë, ai organizonte punën ideopoli tike me komunistet e kuadrot, zhvillonte tema politike, të aktualitetit ndërkombëtar, për problemet shoqërore, të jetës e rolit të familjes socialiste etj. Në të njejten kohë organizata bazë e Partisë ndiqte zbatimin e detyrave të hartuara nga ana shtetërore për edukimin profesional e ushtarak të kuadrove. Për këtë u zhvilluan disa tema në punën profesionale që kishin të bënin me njohjen e formave e metodave të veprimtarisë armiqësore që elementi armik zhvillonte ndaj nesh, të njohjes më të mirë të armikut për ballë, kjo edhe për fak tin që rrethi i Librazhdit është rreth kufitar, për njohjen e zbatimin e normave të punës të organeve të sigurimit etj.

Meqënë se gjatë kësaj periudhe në mënyrë të theksu ar u vërejt tendenca e elementit armik, i cili për të shpëtu ar lëkurën bënte lloj-lloj makinacionesh e veprimesh me qëllim që të kompromentonte organet tona, lindi nevoja e kuptimit më të thellë e ndërtimit më të drejtë të maredhenieve tona në veçanti me elementë të tillë. Veç punë bindëse e sqaruese që u bëri në mënyrë individuale e kolektive, u zhvilluan edhe disa tema e zbërthime teorike të cilat bënin fjalë për ruajtjen e pastërtisë të figures morale nga ana, e punonjësve të organeve tona, për një lidhje më të ngushtë me popullin, i cili ka qënë dhe do të jetë gjithmonë burim i sukseseve të punës tonë. Përveç punës edukuese që zhvillohej në veçanti në kuadrot e sigurimit, ata mernin pjesë edhe në format e leksionet që zhvilloheshin në teren nga grupet e agjitatorëve nën drejtimin e Partisë. Kjo bënte që jo vetëm të zgjeronin më shumë horizontin politiko-ideollogjik dhe arsimor të tyre, por meqënëse temat ilustroheshin me shembuj konkretë duke shtruar detyra për zonën ku ato zhvilloheshin, kuadrove të organevët tona iu dha mundësia të rinjohin më mirë edhe situatën në bazë duke tërhequr në mënyrë efikase mendimin e kontributin e masës në luftën kundër veprimtarisë armiqësore e keqbërëse.

Një punë e madhe edukuese e sqaruese u bë me kuadrot gjatë viteve 1947-1948, kohë në të cilën u dema skua vija trockiste e armikut të Partisë e popullit tonë, agjentit të UDB-së jugosllave Koçi Xoxe. Gjatë mbledhjeve dhe analizave që u zhvilluan për demaskimin e veprimtarisë së tij armiqësore u nxuarën edhe dobësitë e të metat e punës të organeve tona si dhe u përcaktuan de tyrat për evitimin e tyre në kohë. Gjatë kësaj periudhe si rrjedhim i frymës trockiste që ishte përpjekur të diktojë në punën e organeve tona armiku Koçi Xoxi, i cili kërkon te që të shkëpuste organet e sigurimit nga udhëheqja e Partisë, pati raste ndonëse të shkëputura të dobesimit të lidhjeve me popullin të keqsjelljes me të. Prandaj lindi nevoja e organizimit e zhvillimit të një pune edukuese e sqaruese për forcimin e çelnikosjen e lidhjeve me pop ullln, për forcimin e rolit udhëheqës të Partisë në jetën e veprimtarinë e organeve tona.

Please follow and like us: