Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt

Image may contain: one or more people and text

Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilësinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankës Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

Studimi që media të caktuara për qëllime propagadiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdorën, është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjën e ajrit në Ballkanin Perendimor. Qëllimi nuk është renditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara, por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.

Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dalë për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Por që Tirana ka cilësinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen çdo ditë. Ne 4 vite Veliaj ka dhënë më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% janë ndërtesa mbi 13 kate për qëllime private. Çdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë çdo ditë!

No photo description available.

Image may contain: text

No photo description available.

 

Please follow and like us: