Albspirit

Media/News/Publishing

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si të gjeni nëse jeni fitues

Sot do të publikohen përgjigjet e Lotarisë Amerikane për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar.

Nga ora 18:00 e pasdites së sotme të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së nëse janë përzgjedhur ose jo.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Ndonëse, përgjigjet priteshin të merreshin nga 5 maji, për shkak të pandemisë, dalja e tyre u shty nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri më 6 qershor për shkak të pandemisë COVID-19.

Please follow and like us: